{"product_id":"cosrx-5-pdrn-collagen-intense-vitalizing-serum","title":"COSRX 5 PDRN Collagen Intense Vitalizing Serum","description":"\u003cp\u003e\u003cem\u003eCOSRX The 5 PDRN Collagen Intense Vitalizing Serum\u003c\/em\u003e është një serum I fuqishëm, i krijuar për të rikthyer vitalitetin dhe shkëlqimin e humbur të lëkurës përmes një formule të përqendruar rigjeneruese. Përbërësi kryesor i këtij serumi është PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i nxjerrë nga ADN-ja e salmonit (me një përqendrim prej 5,000ppm), i cili njihet në mjekësinë estetike për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të riparuar indet dhe për të stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit. I pasur me kolagjen dhe një kompleks peptidesh, ky serum vepron thellë në lëkurë për të parandaluar krijimin e rrudhave dhe për të krijuar një efekt \"glass skin\" që zgjat. Ky serum është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një trajtim të thellë dhe të gjithanshëm për lëkurën e tyre.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*100ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePDRN, kolagjen\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Betaine, Panthenol, Sodium DNA, Ammonium Acryloyldimethyltaurate\/VP Copolymer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydrolyzed Corn Starch, Disodium EDTA, Hydrolyzed Collagen, Sucrose, t-Butyl Alcohol, Lactobacillus Ferment, Allantoin, Alpha-Arbutin, Centella Asiatica Extract, Propanediol, Tocopherol, Sodium Phytate, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed DNA, Caprylyl Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eCOSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":45189064654901,"sku":"COV423","price":20.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0650\/4739\/6405\/files\/Untitled-3-19.png?v=1777557866","url":"https:\/\/koralsecretskosova.com\/products\/cosrx-5-pdrn-collagen-intense-vitalizing-serum","provider":"Koral Secrets Kosova","version":"1.0","type":"link"}