{"product_id":"ksecret-seoul-1988-glow-serum-niacinamide-15-yuja","title":"KSECRET Seoul 1988 Glow Serum: Niacinamide 15%+Yuja","description":"\u003cp\u003eKSECRET KSECRET Seoul 1988 Glow Serum : Niacinamide 15% + Yuja është një serum multifunksional i formuluar për të trajtuar hiperpigmentimin, njollat post-akne, poret e zgjeruara dhe tonin jo të njëtrajtshëm të lëkurës. Formula e tij është e bazuar në 15% Niacinamide, një përbërës aktiv kyç në skincare që ndihmon në rregullimin e sebumit, minimizimin vizual të poreve, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe zbehjen graduale të njollave pigmentare dhe post-akne. Ekstrakti Yuja (ose yuzu), një frut hibrid midis mandarinës dhe limonit, i cili është mjaft i njohur për vetitë e tij kundër plakjes së lëkurës dhe hiperpigmentimin. Ky frut është i pasur me antioksidantë të cilët nxisin prodhimin e kolagjenit, duke reduktuar kështu shfaqjen e vijave apo rrudhave. Formula përforcohet gjithashtu me Glutathione, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në unifikimin e tonit të lëkurës dhe mbrojtjen nga stresi oksidativ, Panthenol dhe Allantoin, të cilët qetësojnë lëkurën dhe forcojnë barrierën mbrojtëse, si dhe Sodium Hyaluronate, i cili siguron hidratim të thellë dhe ruajtje të elasticitetit të lëkurës. Me përdorim të rregullt, serumi ndihmon në reduktimin e njollave dhe arritjen e një pamjeje me shkëlqim natyral. Është ideal për lëkurë mikse, të yndyrshme dhe me njolla, por gjithashtu i përshtatshëm për lëkurë sensitive që kërkon shkëlqim dhe trajtim të butë njëkohësisht.\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eFormula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*30ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e15% Niacinamide, Ekstrakt Yuja, Glutathione, Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eWater, Niacinamide, Butylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Caprylic\/Capric Triglyceride, Pentylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Ammonium Acryloyldimethyltaurate\/VP Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Squalane, Panthenol, Hydrogenated Polydecene, Carbomer, Tromethamine, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Ethylhexylglycerin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Gellan Gum, Agar, Sodium Phytate, Beta-Glucan, Citrus Junos Fruit Oil, Glutathione, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydroxydecyl Ubiquinone, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Tranexamic Acid, Xanthan Gum, Tocopherol, Sodium Ascorbyl Phosphate\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eKSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. \u003c\/span\u003eNjë nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal, një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.\u003c\/p\u003e","brand":"Koralsecrets - Perkujdesje e lekures, produkte kozmetike \u0026 bukurie Koreane","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":45276963078197,"sku":"GLO621","price":15.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0650\/4739\/6405\/files\/IMG-6684.png?v=1780567677","url":"https:\/\/koralsecretskosova.com\/products\/ksecret-seoul-1988-glow-serum-niacinamide-15-yuja","provider":"Koral Secrets Kosova","version":"1.0","type":"link"}