{"product_id":"nard-2-step-deep-clean-toothbrush","title":"Nard 2 Step Deep Clean Toothbrush","description":"\u003cp class=\"isSelectedEnd\"\u003eNARD 2 Step Deep Clean Toothbrush\u003cspan\u003e është një furçë dhëmbësh e projektuar për të siguruar pastrim të thellë dhe efektiv të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Dizajni i saj me \u003c\/span\u003edy nivele të fijeve ultra të holla\u003cspan\u003e mundëson pastrimin e sipërfaqes së dhëmbëve, si edhe të zonave të vështira për t'u arritur, duke ndihmuar në largimin e pllakës bakteriale dhe mbetjeve ushqimore. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eFijet me dy gjatësi punojnë në harmoni: fijet më të gjata depërtojnë butësisht në hapësirat ndërmjet dhëmbëve dhe përgjatë vijës së mishrave, ndërsa fijet më të shkurtra pastrojnë në mënyrë efikase sipërfaqen e dhëmbëve. Kjo e bën furçën ideale për një higjienë të plotë orale pa irrituar mishrat e dhëmbëve. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eKoka e furçës është projektuar për të arritur lehtësisht edhe zonat e pasme të gojës, ndërsa doreza ergonomike ofron një kapje të rehatshme dhe kontroll të mirë gjatë përdorimit, duke e bërë larjen e dhëmbëve një përvojë më komode çdo ditë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003e*1 copë\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePas larjes së dhëmbëve, sigurohuni t'a shpëlani mirë, dhe vendoseni diku për ajrosje të mirë.\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: \"Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur\". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eTë gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. \u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":45908810137653,"sku":"SDC775","price":2.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0650\/4739\/6405\/files\/IMG-9323.png?v=1787047045","url":"https:\/\/koralsecretskosova.com\/products\/nard-2-step-deep-clean-toothbrush","provider":"Koral Secrets Kosova","version":"1.0","type":"link"}