{"product_id":"neogen-dermalogy-next-clear-spot-solution","title":"NEOGEN DERMALOGY Next Clear Spot Solution","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNEOGEN DERMALOGY Next Clear Spot Solution është një trajtim i avancuar për problemet e lëkurës që synon reduktimin e njollave, përmirësimin e tonit jo të njëtrajtshëm dhe rikthimin e vitalitetit të humbur. Ky produkt ka një teksturë ujore, transparente dhe të lehtë, e cila absorbohet shpejt nga lëkura pa lënë ndjesi ngjitjeje, duke ofruar përfitime të dukshme nga sipërfaqja deri në shtresat më të thella të epidermës. \u003c\/span\u003eFormula e tij është e fuqishme për ndriçim dhe unifikim të tonit të lëkurës, e pasur me përbërës aktivë të njohur për efektet e tyre në parandalimin e formimit të melaninës dhe përmirësimin e shkëlqimit. Përbërësit kryesorë si Acidi Askorbik (Vitamina C) ofrojnë efekt të fuqishëm ndriçues, ndërsa Arbutin, Glutathione 99 % me pastërti të lartë dhe Niacinamide bashkëveprojnë për të njëtrajtësuar njollat pigmentare dhe për të përmirësuar elasticitetin dhe shëndetin e përgjithshëm të lëkurës. Përveç veprimit kundër njollave, produkti ndihmon në zhvillimin e një pamjeje më të njëtrajtshme, më të pastër dhe më të ndritshme të fytyrës, me një efekt të dukshëm edhe pas periudhave të shkurtra përdorimi. Tekstura e lehtë e bën ideal për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme. \u003cbr\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eFormula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*32ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eAcidi Askorbik (Vitamina C), Arbutin, Glutathione \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Propanediol, Glicerinë, Betaine, Butylene Glycol, Niacinamide, Isopentyldiol, Diethoxyethylsuccinate, 1,2‑Hexanediol, Trehalose, Panthenol, Hydroxyethyl Urea, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Tromethamine, Glutathione, Ekstrakt limoni, Acidi Askorbik (Vitamina C), Arbutin, Acetyl Hexapeptide‑8, Acetyl Tetrapeptide‑5, Acetyl Hexapeptide‑1\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eNEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.\u003c\/p\u003e","brand":"Koralsecrets - Perkujdesje e lekures, produkte kozmetike \u0026 bukurie Koreane","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":44926001578037,"sku":"CSS1448","price":16.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0650\/4739\/6405\/files\/IMG-0147.png?v=1768832005","url":"https:\/\/koralsecretskosova.com\/products\/neogen-dermalogy-next-clear-spot-solution","provider":"Koral Secrets Kosova","version":"1.0","type":"link"}