{"product_id":"purito-oat-in-calming-gel-cream","title":"PURITO Oat-in Calming Gel Cream","description":"\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003ePURITO Oat-in Calming Gel Cream është një krem-xhel i lehtë dhe freskues, i krijuar për të hidratuar dhe qetësuar lëkurën, veçanërisht atë të ndjeshme, të irrituar ose të dehidratuar. Formula përmban 77% ujë nga farat e tërshërës (Oat Seed Water), i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit, ndërsa Panthenol, Squalane dhe Beta-Glucan ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe parandalimin e humbjes së lagështisë. Tekstura e tij e lehtë, jo ngjitëse dhe që përthithet shpejt, ofron hidratim të freskët pa e rënduar lëkurën dhe pa lënë ndjesi yndyrore. Është jo-komedogjen, hipoalergjik dhe veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse, të ndjeshme dhe të prirur ndaj bllokimit të poreve. \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003eFormula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003e*100ml\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5 class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5\"\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003ePërdorimi\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNë mëngjes dhe në mbrëmje, pas tonerit dhe\/ose serumit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë e qafë. Përhapeni dhe tamponojeni lehtë derisa të përthithet. Në mëngjes vazhdoni me SPF. Mund ta riaplikoni kur lëkura ka nevojë për hidratim shtesë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5 class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5\"\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003ePërbërësit\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003eUjë nga farat e tërshërës 77%, Squalane, Panthenol, Beta-Glucan, glicerinë\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003eAvena Sativa (Oat) Seed Water (77%), Butylene Glycol, Glycerin, 2,3-Butanediol, 1,2-Hexanediol, Aqua\/Water, Ammonium Acryloyldimethyltaurate\/VP Copolymer, Squalane, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Inulin Lauryl Carbamate, Sodium Surfactin, Beta-Glucan\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5 class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5\"\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003eMarka\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\"\u003ePURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës \"purity\" që do të thotë \"pastërti\" dhe \"to\" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë \"tokë\". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets Kosova","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50500725506101,"sku":"OAT1054","price":19.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0650\/4739\/6405\/files\/PURITO_Oat-in_Calming_Gel_Cream.jpg?v=1790160683","url":"https:\/\/koralsecretskosova.com\/products\/purito-oat-in-calming-gel-cream","provider":"Koral Secrets Kosova","version":"1.0","type":"link"}