{"product_id":"purito-pure-vitamin-c-serum","title":"PURITO Pure Vitamin C Serum","description":"\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003ePURITO Pure Vitamin C Serum është një serum i lehtë dhe hidratues i krijuar për t’i rikthyer lëkurës shkëlqimin dhe pamje të njëtrajtshme. Me 5% Vitaminë C të pastër (Ascorbic Acid), ai ndihmon në reduktimin e pamjes së njollave të errëta, shenjave pas akneve dhe tonit jo uniform, duke e bërë lëkurën të duket më e ndritshme dhe më e freskët. Formula me ujë bambuje, Niacinamide, Glutathione dhe Sodium Hyaluronate ofron një kombinim të mirë të ndriçimit, hidratimit dhe mbështetjes së barrierës së lëkurës. Tekstura e tij fluide dhe e lehtë përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të yndyrshme apo të rëndë, dhe mund të përdoret lehtësisht nën krem hidratues dhe makeup. Është një zgjedhje e përshtatshme edhe për ata që duan të fillojnë përdorimin e Vitaminës C me një formulë më të butë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003eFormula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003e*60ml\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003ePërdorimi\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 2–3 shtypje të pompës në fytyrë dhe përhapeni butësisht, duke shmangur sytë. Vazhdoni me kremin hidratues. Filloni me një sasi më të vogël nëse lëkura është e ndjeshme. Nëse e përdorni në mëngjes, aplikoni gjithmonë SPF. Mbylleni mirë pas përdorimit, ruajeni larg dritës e nxehtësisë dhe përdoreni brenda 3 muajve nga hapja.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5 class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5\"\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003ePërbërësit\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cstrong\u003e\u003cspan\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/span\u003e\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003eVitaminë C e pastër 5% (Ascorbic Acid), Niacinamide, Glutathione, ujë bambuje, Sodium Hyaluronate, Adenosineehtësisë dhe përdoreni brenda 3 muajve nga hapja.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cstrong\u003e\u003cspan\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/span\u003e\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003eBambusa Vulgaris Water, Pentylene Glycol, Ascorbic Acid(5%), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Caprylate, Aqua\/Water, Polyglyceryl-4 Caprate, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Jojoba Esters, Hydroxyacetophenone, Disodium EDTA, Glutathione, Adenosine\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5 class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5\"\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003eMarka\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5\"\u003e\u003cspan\u003ePURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës \"purity\" që do të thotë \"pastërti\" dhe \"to\" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë \"tokë\". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets Kosova","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50500833837109,"sku":"PUR0729","price":17.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0650\/4739\/6405\/files\/PURITO_Pure_Vitamin_C_Serum_1.jpg?v=1790160748","url":"https:\/\/koralsecretskosova.com\/products\/purito-pure-vitamin-c-serum","provider":"Koral Secrets Kosova","version":"1.0","type":"link"}