{"product_id":"purito-wonder-releaf-centella-spot-patch","title":"PURITO Wonder Releaf Centella Spot Patch","description":"\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003ePurito Wonder Releaf Centella Spot Patch është një patch hidrocolloid i krijuar për kujdesin lokal të akneve dhe papastërtive të lëkurës. Hidrocolloidi ndihmon në absorbimin e lëngjeve dhe papastërtive nga aknet, duke krijuar një mjedis të mbrojtur që mbështet rikuperimin e lëkurës. I pasuruar me Centella Asiatica dhe përbërësit e saj aktivë Asiaticoside, Madecassic Acid dhe Asiatic Acid, ndihmon në qetësimin e lëkurës, reduktimin e dukjes së skuqjes dhe mbrojtjen e zonës së prekur nga irritimet e jashtme. Patch-i ngjitet mirë në lëkurë, ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe krijon një barrierë mbrojtëse ndaj prekjes së vazhdueshme të puçrrave. Falë dizajnit të hollë dhe transparent, mund të përdoret në mënyrë diskrete si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003eFormula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003e*51\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e ngjitëse (36 cop\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eë x\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e10mm\/15 cop\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eë x\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e12mm)\u003c\/span\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003ePërdorimi\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5\"\u003e\u003cspan\u003ePastroni lëkurën dhe thajeni mirë zonën. Vendosni një ngjitëse pak më të madhe se puçrra, përpara serumit ose kremit. Mbajeni për 4–8 orë ose derisa të bëhet e bardhë, pastaj hiqeni me kujdes dhe zëvendësojeni sipas nevojës. Mund të përdoret gjatë ditës ose natës.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003ePërbërësit\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cstrong\u003e\u003cspan\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/span\u003e\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003eCentella Asiatica, Ceramide NP, Squalane, Niacinamide, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, gjalpë Shea\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal\"\u003e\u003cspan\u003eWater, Caprylic\/Capric Triglyceride, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Squalane, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Glycerin, Centella Asiatica Extract(29,891ppm), Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NP, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Behenic Acid, Betaine, Tromethamine, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Hydrogenated Lecithin, Palmitic Acid, Stearic Acid, Caprylyl Glycol, Candida Bombicola\/Glucose\/Methyl Rapeseedate Ferment, Carbomer, Xanthan Gum, Hydroxyethylcellulose, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Sodium Carbomer, Adenosine, Phytosphingosine, Myristic Acid, Arachidic Acid, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\u003cb\u003e\u003cspan\u003eMarka\u003c\/span\u003e\u003c\/b\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5\"\u003e\u003cspan\u003e\u003cbr\u003ePURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës \"purity\" që do të thotë \"pastërti\" dhe \"to\" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë \"tokë\". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets Kosova","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50495659278389,"sku":"PAT0330","price":7.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0650\/4739\/6405\/files\/PURITO_Wonder_Releaf_Centella_Spot_Patch.jpg?v=1790160570","url":"https:\/\/koralsecretskosova.com\/products\/purito-wonder-releaf-centella-spot-patch","provider":"Koral Secrets Kosova","version":"1.0","type":"link"}