{"product_id":"shiseido-fino-premium-touch-conditioner","title":"SHISEIDO Fino Premium Touch Conditioner","description":"\u003cp\u003eSHISEIDO Fino Premium Touch Conditioner \u003cspan\u003eështë një balsam japonez shumë i njohur për trajtimin e flokëve të thatë, të dëmtuar dhe të trajtuar kimikisht, i cili fokusohet në riparim intensiv, hidratim të thellë dhe zbutje të menjëhershme të fibrës së flokut. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eFormula e tij përmban përbërës shumë të fuqishëm si Royal Jelly Extract (ekstrakt i qumështit të bletës), PCA dhe Sorbitol që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë brenda flokut, si dheproteinë të hidralizuar që forcon strukturën e flokut dhe redukton thyerjen. Gjithashtu, përmban dimethicone dhe aminoacide, të cilat krijojnë një shtresë të lëmuar mbrojtëse, duke i dhënë flokut shkëlqim, butësi dhe duke e bërë më të lehtë për t’u krehur pa frizz. Teknologjia e tij “penetrating repair” ndihmon përbërësit aktivë të depërtojnë në fibrën e flokut për një efekt më të thellë riparues. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eKy balsam ka një teksturë të pasur dhe kremoze që nuk rëndon flokun kur përdoret në gjatësi dhe maja, duke e lënë atë të butë, të lëmuar dhe me shkëlqim që nga përdorimi i parë. I përshtatshëm për flokë të dëmtuar nga nxehtësia, dekolorimi apo trajtimet e shpeshta, duke rikthyer një pamje më të shëndetshme, më të ushqyer dhe më të menaxhueshme.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eProdukti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për acarimin e skalpit. \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*550ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKëshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flok\u003cspan\u003eët. \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eRoyal Jelly Extract (ekstrakt i qumështit të bletës), PCA, Sorbitol, proteinë e hidralizuar\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater (Aqua), Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Chloride, Dimethicone, Glycerin, Isopropyl Alcohol, Royal Jelly Extract, Hydrolyzed Wheat Protein, PCA, Sorbitol, Sodium PCA, Arginine, Glutamic Acid, Serine, Glycine, Alanine, Proline, Tocopherol (Vitamin E), Amodimethicone, PEG-90M, Cetrimonium Chloride, Trideceth-12, Butylene Glycol, Citric Acid, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Fragrance (Parfum)\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":45104276013109,"sku":"FCO074","price":16.0,"currency_code":"EUR","in_stock":false}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0650\/4739\/6405\/files\/163ED976-7DB4-4142-BE53-A4010C0F6ADE.png?v=1775479743","url":"https:\/\/koralsecretskosova.com\/products\/shiseido-fino-premium-touch-conditioner","provider":"Koral Secrets Kosova","version":"1.0","type":"link"}