{"product_id":"shiseido-premium-touch-shampoo","title":"SHISEIDO Fino Premium Touch Shampoo","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSHISEIDO Premium Touch Shampoo është \"BESTSELLER\" në kategorinë e shampove për flokë në Japoni. E formuluar për të pastruar butësisht flokët e thatë dhe të dëmtuar, ajo njëkohësisht i ushqen dhe i zbut, duke u fokusuar në rikthimin e butësisë, shkëlqimit dhe elasticitetit të fibrës së flokut pa e rënduar atë. \u003c\/span\u003eFormula e saj përmban përbërës hidratues dhe zbutës si Royal Jelly Extract (ekstrakt i qumështit të bletës), Hydrolyzed Wheat Protein, si dhe agjentë hidratues si PCA dhe sorbitol, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e strukturës së flokut. Gjithashtu përmban dimethicone, i cili krijon një shtresë të lehtë mbrojtëse që jep shkëlqim dhe lëmim, duke reduktuar frizz-in dhe duke e bërë flokun më të lehtë për t’u krehur. Ndërsa, formulimi me përbërës aktivë largon papastërtitë dhe yndyrën në mënyrë efektive, pa e tharë tepër flokun. Shampo-ja krijon një shkumë të butë dhe kremoze që pastron skalpin duke ruajtur balancën natyrale të hidratimit. E përshtatshme për flokë të thatë, të dëmtuar, të trajtuar ose me tendencë për t’u elektrizuar, duke i lënë flokët më të butë, më të lëmuar dhe me shkëlqim që nga përdorimi i parë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eProdukti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për acarimin e skalpit. \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*550ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eMasazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eKëshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eRoyal Jelly Extract (ekstrakt i qumështit të bletës), Hydrolyzed Wheat Protein, PCA, sorbitol, dimethicone\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater (Aqua), Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Cocamide MEA, Sodium Chloride, Sorbitol, Royal Jelly Extract, Hydrolyzed Wheat Protein, PCA (Pyrrolidone Carboxylic Acid), Dimethicone, Polyquaternium-10, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Sodium Benzoate, Citric Acid, Sodium Citrate, Fragrance (Parfum), Benzyl Alcohol, Linalool, Limonene\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":45104275259445,"sku":"FIN961","price":16.0,"currency_code":"EUR","in_stock":false}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0650\/4739\/6405\/files\/0CFD687E-5311-4505-862A-DDE6CCFCCEB5.png?v=1775479611","url":"https:\/\/koralsecretskosova.com\/products\/shiseido-premium-touch-shampoo","provider":"Koral Secrets Kosova","version":"1.0","type":"link"}