{"product_id":"shiseido-tsubaki-premium-volume-repair-conditioner","title":"SHISEIDO TSUBAKI Premium Volume \u0026 Repair Conditioner","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSHISEIDO TSUBAKI Premium Volume \u0026amp; Repair Conditioner është një balsam i formuluar për të riparuar flokët e dëmtuar duke ruajtur njëkohësisht volumin e flokëve. Formula e tij përmban vaj Tsubaki (kamelia japoneze), i cili është i pasur me vitamina dhe acide yndyrore, për të hidratuar thellë, për të rikthyer shkëlqimin dhe për të përmirësuar elasticitetin e flokëve, ndërsa proteinat e hidrolizuara ndihmojnë në forcimin dhe zbutjen e fijes së flokut, duke reduktuar thyerjen. Formula plotësohet me aminoacide, që ndihmojnë në rikthimin e strukturës së flokut, dhe ekstrakte botanike, që ndihmojnë në ushqimin \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003edhe i bëjnë ato të duken më të shëndetshëm. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eAplikohet vetëm në gjatësinë dhe majat e flokëve, jo në rrënjë, për të shmangur rëndimin dhe për të ruajtur volumin. Është i përshtatshëm për flokë të dëmtuar, të thatë në gjatësi apo të hollë që kanë nevojë për ushqim dhe volum pa u rënduar, duke lënë flokët më të butë, të lëmuar dhe të lehtë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eProdukti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për acarimin e skalpit. \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*450ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKëshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flok\u003cspan\u003eët. \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003evaj Tsubaki, proteina, \u003cspan\u003eaminoacide\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater (Aqua), Stearyl Alcohol, Behentrimonium Chloride, Dimethicone, Isopropyl Alcohol, Glycerin, Amodimethicone, Fragrance (Parfum), Camellia Japonica Seed Oil (Tsubaki Oil), Hydrolyzed Conchiolin Protein (proteinë mëndafshi), Arginine, Glutamic Acid, Sodium PCA, Lactic Acid, Tocopherol (Vitamin E), PEG-90M, Cetrimonium Chloride, Trideceth-12, Butylene Glycol, Phenoxyethanol, Methylparaben, Ethylparaben.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":45104280043573,"sku":"RHC632","price":14.0,"currency_code":"EUR","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0650\/4739\/6405\/files\/764E7561-2E04-4BAA-97A3-4E24F6F90A2E.png?v=1775480182","url":"https:\/\/koralsecretskosova.com\/products\/shiseido-tsubaki-premium-volume-repair-conditioner","provider":"Koral Secrets Kosova","version":"1.0","type":"link"}