


BENTON Fermentation Eye Cream
BENTON Fermentation Eye Cream
Për përkujdesjen e zonës rreth syve, marka e mirënjohur BENTON ka krijuar kremin e syve Fermentation Eye Cream. Në formulimin e tij bashkohen vetitë e përbërësve të fermentuar me ata që luftojnë shenjat e moshës. Fermenti i bifida lysate (probiotik) dhe fermenti i filtruar i galactomyces (me origjinë nga majaja), ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar, ndërsa ceramide-t, acidi hialuronik, aloe vera dhe panthenoli hidratojnë thellësisht lëkurën tuaj. Pa harruar këtu dhe elementet e beta-glucan dhe adenosine që do t’i dhurojnë zonës rreth syve freski dhe gjallëri, për një pamje më rinore.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*30gr/10gr
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ferment i filtruar i galactomyces (maja), ferment i bifida lysate (probiotik), ceramide NP, sodium hyaluronate, ekstrakt i gjethes së bimës Aloe Vera, adenosine, panthenol, beta-glucan
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, Pentylene Glycol, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Cetearyl Olivate, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sorbitan Olivate, Sorbitan Stearate, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Betaine, Beta-Glucan, Panthenol, sh-Oligopeptide-1, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, 1,2-Hexanediol, Pulsatilla Koreana Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Polysorbate 20, Lecithin
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).


NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum është riformulimi i shumëpritur, dhe formula e përmirësuar e NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum. Ky serum përmban derivat të tretshëm në ujë të acidit askorbik (vitaminë C e pastër), i quajtur kështu Askorbil Fosfat Natriumi. Gjithashtu përmban 22% ekstrakt të kumbullës australiane Kakadu, pikërisht në përbërësin e patentuar Kakadu C-plex™. Ky përbërës ka bazë bimore i pasur me vitaminë C, 460 herë më shumë se boronicat, 58 herë më shumë se limoni dhe 21 herë më shumë se kivi. Por, gjithshtu ky ekstrakt përmban edhe magnez, kalcium, fosfor dhe acid folik. E gjithë kjo përbërje ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe hiperpigmentimin, dhe në të njëjtën kohë mban në kontroll shenjat e moshës! Nga ana tjetër formulimi me vitaminë E e këtij serumi, ofron rritje të elasticitetit dhe një lëkurë plot vitalitet. Ndërsa formulimi me 2% niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'iu adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në tkurrjen e poreve të lëkurës. Acidi ferulik i pasur me veti antioksiduese, ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave, ndërsa 3 lloje të acidit hialuronik & panthenolit mundësojnë hidratim të thellë të lëkurës! Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Ky serum ka kaluar testimin e irritimit të lëkurës në Institutin Korean të Shkencave Dermatologjike me index 0.00.
*32gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, niacinamide, acid ferulik, vitaminë E, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Sodium Ascorbyl Phosphate(100,000ppm), Isopentyldiol, Butylene Glycol, 1.2hexanediol, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract, Morinda Citrifolia Extract, Apium Graveolens (Celery) Stem Extract, Brassica Oleracea Acephala Leaf Extract, Cichorium Intybus (Chicory) Leaf Extract, Citric Acid, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, Panthenol, Sodium Metabisulfite, Ethylhexylglycerin, Ascorbic Acid(100ppm), Ferulic Acid, Caprylyl Glycol, Dextrin, Tocopheryl Acetate, Polyglyceryl-4 Caprate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Coptis Japonica Root Extract, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Pistacia Vera Seed Oil, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence
COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence
Një nga esencat më të shitura, më të preferuara dhe më efektive të markës COSRX dhe të K-Beauty. Tashmë në botën e përkujdesjes së lëkurës janë krijuar dhe prodhuar me qindra produkte me përbërjen e sekrecionit të kërmillit, por COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence ka përqëndrimin dhe pastërtinë më të lartë ndër to, me plot 96.3% të këtij sekrecioni. Vetitë e tij janë të shumta dhe sidomos njihet për fuqinë rigjeneruese dhe hidratuese për lëkurën shumë të dëmtuar. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës.
Kjo esencë premton mrekulli prandaj nuk duhet të mungojë në rutinën tuaj. Duke e përdorur në mënyrë të vazhdueshme do të ndjeni lëkurën tuaj plotësisht të ndryshuar, plot gjallëri e shkëlqim!
E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, me një nivel pH 6.5.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
sekrecion i filtruar i kërmillit, sodium hyaluronate
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate, Betaine, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Polyacrylate, Phenoxyethanol, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Ethyl Hexanediol, Carbomer, Panthenol, Arginine
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

BENTON Aloe BHA Skin Toner
BENTON Aloe BHA Skin Toner
BENTON Aloe BHA Skin Toner është një toner eksfoliues kimik me përmbajtje të bimës Aloe Vera, sekrecionit të filtruar nga kërmilli dhe acidit salicilik. Është pjesë e linjës me aloe nga marka BENTON! Të gjithë këta përbërës e bëjnë këtë produkt shumë të dobishëm për lëkurën me tendencë akneike. Acidi salicilik ndihmon në pastrimin e thellë të qelizave të vdekura dhe ndihmon në kontrollimin e sebumit të tepërt. Ndërkohë, Aloe Vera është një bimë me veti antioksiduese dhe qetësuese për lëkurën. Së fundmi, një ndër përbërësit gjetje të K-Beauty, është sekrecioni i marrë nga kërmilli, i cili rigjeneron lëkurën e lodhur nga stresi dhe ndotja. Ky eksfoliues është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë i gjethes së bimës Aloe Vera, sekrecion i filtruar i kërmillit, acid salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Water, Aqua (Water), Butylene Glycol, glycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Snail Secretion Filtrate, Beta-Glucan, Polyglutamic Acid, Aspalathus Linearis Extract, Portulaca Oleracea Extract, Psidium Guajava Fruit Extract, Salicylic Acid (0.5%), Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Arginine, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Polysorbate 20, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, Benton përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo përbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

ROVECTIN Skin Essentials Activating Treatment Lotion
ROVECTIN Skin Essentials Activating Treatment Lotion
ROVECTIN Skin Essentials Activating Treatment Lotion është një toner shumëfunksional që shërben për eksfolimin, hidratimin dhe qetësimin e lëkurës në një hap të vetëm. I përbërë nga ekstrakti i frutit të Papaya-s, një përbërës që largon qelizat e vdekura të lëkurës. Ndërkohë, 7 lloje acidesh hialuronik, me përmasa të ndryshme molekulash, penetrojnë deri në thellësi të saj duke i dhënë hidratimin e duhur. Gjithashtu, ekstrakti i kafeinës ndihmon në shfryrjen e ënjtjes në fytyrën tuaj. Në këtë mënyrë lëkura përgatitet dhe përthith më së miri produktet e tjera të rutinës.
Formula e këtij toneri është vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: aromë artificiale, ngjyrues artificial, paraben, sulfat, produkte me origjinë shtazore, vaj mineral, vaj esencial, silikon.
*180ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, ekstrakt i frutit Papaya, kafeinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Methyl Gluceth-20, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, Niacinamide, Sorbitol, Adenosine, Caffeine, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Panthenol, Arginine, Hyaluronic Acid, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Glycine Soja (Soybean) Sprout Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Pca, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyethylcellulose, Trehalose, Sodium Polyglutamate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Disodium Edta
Marka
Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

COSRX Low-pH Good Morning Cleanser
COSRX Low-pH Good Morning Cleanser
Pastrues fytyre ujor
Larës ujor, ideal për të nisur ditën duke e pastruar lëkurën nga çdo papastërti e sebum i tepërt i krijuar gjatë natës. I formuluar me pH të ulët, i ngjashëm me pH natyral të lëkurës, për të mos e lënë atë të tërhequr dhe të thatë, si dhe duke e përgatitur për të përthithur sa më mirë përbërësit e produkteve të tjera të rutinës suaj. Vaji esencial “magjik” i Pemës së Çajit (Tea Tree Oil), ka efekt anti-bakterial, dhe acidi natyral BHA (acid salicilik), depërton thellësisht në poret e lëkurës duke i pastruar ato tërësisht nga yndyra dhe sebumi i tepërt. Ky larës është i përshtatshëm jo vetëm për në mëngjes, por edhe si pastrues i dytë në mbrëmje, pas atij vajor.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ferment Saccharomyces (Maja), ekstrakt i gjethes të bimës Cryptomeria Japonica, vaji esencial i gjethes së Pemës së Çajit (Tea Tree)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Polysorbate 20, Styrax Japonicus Branch/Fruit/Leaf Extract, Butylene Glycol, Saccharomyces Ferment, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Allantoin, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Betaine Salicylate, Citric Acid, Ethyl Hexanedil, 1,2-Hexanediol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Sodium Benzoate, Disodium EDTA
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
Shfaq 402/402