6 products
6 products
Rendit sipas :
NUMBUZIN No.3 Pore& Makeup Cleansing Balm with Green Tea and Charcoal
NUMBUZIN No.3 Pore& Makeup Cleansing Balm with Green Tea and Charcoal
NUMBUZIN No.3 Pore& Makeup Cleansing Balm with Green Tea and Charcoal, është një balm pastrues 2-në-1, i cili jo vetëm që largon papastërtitë, por gjithashtu minimizon dukshëm poret. Ky balm i jashtëzakonshëm përmban përbërës natyralë si pluhuri dhe vaji nga farat e çajit jeshil, të cilët depërtojnë thellësisht në lëkurë, për një pastrim sa më të thellë dhe efikas, duke mos krijuar aspak bllokim të poreve apo ndjesi rëndese në lëkurë. Ndërsa, qymyri i pastër nga Franca, i njohur për vetitë e tij absorbuese shpërbën pikat e zeza dhe qelizat e vdekura, duke premtuar një lëkurë shumë të butë. I përshtatshëm për lëkurë të dehidratuar dhe sensitive.
E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*85g
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme me spatul dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
pluhur dhe vaj nga farat e çajit jeshil, qymyri i pastër
Lista e plotë e përbërësve
Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Triethylhexanoin, Synthetic Wax, Polysorbate 85, Silica Dimethyl Silylate, Green Tea Powder (10,000ppm), Tea Tree Leaf Oil, Rosemary Leaf Oil, Green Tea Seed Oil (10ppm), Green Tea Water (0.1ppm), Charcoal Powder (8,000ppm), Beeswax, Dipropylene Glycol, Chromium Oxide Green, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Illite, Montmorillonite, Kaolin, 1,2-Hexanediol
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.
MIZON Cicaluronic™️ Cleansing Balm
€21,00
Çmimi për njesi perMIZON Cicaluronic™️ Cleansing Balm
€21,00
Çmimi për njesi perTashmë të gjithë e dimë se sa rëndësi i kushtojnë koreanët (jo vetëm) pastrimit të dyfishtë në rutinë e darkës. Për këtë arsye çdo kompani inovative, është gjithmonë në kërkim dhe formulim të një larësi sa më efektiv dhe inovativ për konsumatorët! I tillë është edhe MIZON Cicaluronic™️ Cleansing Balm. Një larës vajor në trajtë balmi i cili me kontaktin e ngrohtësisë së lëkurës suaj, balmi transformohet në vaj dhe në aplikimin e ujit në lëkurë emulsifikohet në trajtë qumështi. I famshëm për strukturën e tij unike të shërbetit blu, ky balm ultra i butë ofron një pastrim sa më të thellë dhe efikas, duke mos krijuar aspak bllokim të poreve apo ndjesi rëndese në lëkurë. Përmbajtja me 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, ndihmojnë në rigjenerim e barrierës mbrojtëse së lëkurës ndërsa 7 forma të bimës centella, ofrojnë efekt qetësues për lëkurën e irrituar. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që produkti përmban një spatul në paketim për të ndihmuar në aplikimin e tij. I përshatshëm për të gjitha tipologjitë e lekurës, kryesisht atë të thatë.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.
*80ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, 7 forma të bimës centella
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, Peg-20 Glyceryl Trisostearate, Polyethylene, Peg-8 Isostearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Freesia Refract Extract, Iris Versicolor Extract, Jasminum Officinale (Jasmine) Extract, Lilium Tigrinum Extract, Leontopodium Alpinum Extract, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Narcissus Pseudo-Narcissus (Daffodil) Flower Extract, Rose Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil. Amyris Balsamifera Bark Oil, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Sil, Eucalyptus Globulus Leaf OiL. Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Junipers Mexicana Oil. Boswellia Carteri Oil. Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil. Tocopheryl Acetate, 1.2-Hexanediol
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
HEIMISH All Clean Balm Mandarin
HEIMISH All Clean Balm Mandarin
Pastrues fytyre në trajtë balm.
Balmet e markës HEIMISH mbeten gjithmonë të preferuarit dhe bestseller në K-Beauty! HEIMISH All Clean Balm Mandarin pastron butësisht por në mënyrë shumë efektive makeup-in, sebumin e tepërt dhe filtrat e kremit mbrojtës ndaj diellit, duke e lënë lëkurën thellësisht të pastër. Ky balm është i formuluar me ekstrakt të mandarinës, për t'i ofruar lëkurës zbutje të teskturës dhe një pastrim shumë efektiv. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të tumerikut, vaj të farave Moringa dhe ekstrakt të frutit Papaya i ofrojnë lëkurës gjallëri, pastrojnë thellësisht poret dhe mundësojnë hidratim të thellë. Ky balm pastrues ka një aromë natyrale dhe ofron aromaterapi teksa pastroni lëkurën. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës madje edhe ato sensitive.
*120ml/50ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme me spatul dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrkat mandarin, ekstrakt tumerik, vaj moringa, ekstrakt i frutit papaya
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Synthetic Wax, PEG-8 Isostearate, Citrus Unshiu Fruit Oil, Citrus Junos Fruit Oil, Citrus Reticulata (Tangerine) Fruit Extract(0.01ppm), 1,2-Hexanediol, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Artemisia Vulgaris Oil, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Leaf/Twig Oil, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Tocopheryl Acetate, Litsea Cubeba Fruit Oil, Laurus Nobilis Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Eclipta Prostrata Extract, Glycerin, Corallina Officinalis Extract, Melia Azadirachta Bark Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Water, Oleyl Alcohol, Octyldodecanol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ceramide NP, Butylene Glycol, Phytosphingosine, Hydrogenated Lecithin, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Glycine Soja (Soybean) Sterols, Tocopherol, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract
Marka
Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë.
BEAUTY OF JOSEON Radiance Cleansing Balm
BEAUTY OF JOSEON Radiance Cleansing Balm
BEAUTY OF JOSEON Radiance Cleansing Balm është pastruesi ideal nëse dëshironi të largoni të gjitha papastërtitë nga lëkura dhe të keni një përfundim plot shkëlqim. Falë formulimit me ujë të krundeve të orizit dhe ekstrakt të drithërave, ky balm pastrues e lë lëkurën shumë të butë dhe thellësisht të hidratuar. Gjithashtu këta 2 përbërës ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe, duke premtuar një lëkurë shumë të pastër dhe njëtrajtësim të tonit të saj. Ky balm është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.
*100ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë të krundeve të orizit, ekstrakt të drithërave
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Synthetic Wax, PEG-10 Isostearate, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Oryza Sativa (Rice) Seed Water, Avena Sativa (Oat) Meal Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Water, Sorbitan Sesquioleate, Glycerin, Propanediol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin
Marka
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
HEIMISH All Clean Balm
HEIMISH All Clean Balm
Pastrues fytyre në trajtë balm.
Larës në formë balm më i preferuar në K-Beauty sapo ka mbërritur në KORAL SECRETS! HEIMISH All Clean Balm është një balm pastrues i cili ka konsistencë të plotë, por në lëkurë përhapet menjëherë, për të pastruar këtë të fundit nga makeup-i i përditshëm, filtrat e SPF-së, papastërtitë e ndryshme dhe radikalet e lira, të cilat duke qëndruar në lëkurë e dëmtojnë barrierën mbrojtëse dhe krijojnë plakje të parakohshme. Ky balm pastrues është i formuluar me gjalpë shea, ekstrakt agrumesh të ndryshme, ekstrakte botanike dhe të luleve të bardha. Të gjitha këta përbërës depërtojnë thellësisht në lëkurë, për një pastrim sa më të thellë dhe efikas, duke mos krijuar aspak bllokim të poreve apo ndjesi rëndese në lëkurë. Ky balm gjithashtu shpërbën pikat e zeza dhe qelizat e vdekura, duke premtuar një lëkurë shumë të butë. Nga ana tjetër, për të gjithë personat që kanë lëkurë me tendencë akneike, falë formulimit me ekstrakt të pemës së çajit, ky balm pastrues ofron qetësim dhe trajtim të tyre. I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe sensitive. Ky balm pastrues është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml/ 120ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme me spatul dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
gjalpë shea, vaj esencial nga gjethja e pemës së çajit, ekstrakt i frutit të kokosit
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Polyethylene, PEG-8 Isostearate, 1,2-Hexanediol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Tocopheryl Acetate, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Boswellia Carterii Oil, Juniperus Mexicana Oil, Water, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Butylene Glycol, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Citric Acid, Phenoxyethanol, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Freesia Refracta Extract, Rose Extract, Leontopodium Alpinum Extract, Jasminum Officinale (Jasmine) Extract, Narcissus Pseudo-Narcissus (Daffodil) Flower Extract, Lilium Tigrinum Extract, Iris Versicolor Extract, Ethylhexylglyecerin
Marka
Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë.
MARY & MAY Vitamin B,C,E Cleansing Balm
MARY & MAY Vitamin B,C,E Cleansing Balm
Pastrues fytyre në trajtë balm.
MARY & MAY Vitamin B.C.E Cleansing Balm është një larës në formë balm-i, për lëkurën i cili butësisht pastron makeup-in, largon filtrat e SPF-së, sebumin e tepërt dhe çdo papastërti. Edhe pse është një pastrues ai përmban 3 lloje të ndryshme vitaminash, si: 1.000 ppm vitaminë B, 5.000 ppm vitaminë C dhe 1.000 ppm vitaminë E. Kjo përbërje ofron butësi lëkurës, duke e ndjerë këtë të fundit shumë të butë e të lëmuar pas pastrimit. Bashkëveprimi i këtyre 3 vitaminave e bën të veçantë këtë larës. Vitamina B bllokon lagështinë dhe e mban lëkurën të hidratuar; vitamina C siguron pastrimin e thellë duke shpërbërë pikat e zeza dhe zbehur njollat kafe, ndërsa vitamina E falë efekteve hidratuese & antioksiduese, mban në kontroll shenjat e moshës. Ky balm është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.
*120gr
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, vitaminë B, vitaminë E
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbeth-30 Tetraoleate, Polyethylene, Synthetic Beeswax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ascorbic Acid (5,000ppm), Panthenol (1,000ppm), Tocopherol (1,000 ppm), Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Glycerin, Butylene Glycol, Benzyl Glycol, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Malpighia Glabra (Acerola) Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Malus Domestica Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Juice, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Leaf Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Water, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Extract, Raspberry Ketone, Purified Water, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Fragrance
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.