News

VT Reedle Shot: “Microneedling në shtëpi”

News

VT Reedle Shot: “Microneedling në shtëpi”

on May 04, 2026
VT Reedle Shot: “Microneedling në shtëpi” Çfarë është, si funksionon dhe cili është i duhuri për ty? Kohët e fundit është pothuajse e pamundur të mos hasësh termin “microneedling në shtëpi” në botën e skincare… dhe në shumicën e rasteve, gjithçka të çon tek VT COSMETICS Reedle Shot. Por le ta bëjmë të thjeshtë: Çfarë është realisht ky produkt? A është vërtet një alternativë e microneedling profesional? Le ta zbulojmë bashkë… Çfarë është Cica Reedle™ + Spicule Technology? VT Reedle Shot bazohet në një teknologji inovative që përdor "mikro-struktura" të quajtura spicules, të përfituara nga sfungjerët detarë. Ndonëse tingëllon teknike, ideja është brilante: këto gjilpëra mikroskopike krijojnë “mikro-kanale” të padukshme në sipërfaqen e lëkurës, duke krijuar ndjesinë unike sikur mbi të po shkrihen “copëza diamanti“. Ky proces u hap rrugën produkteve të tjera të depërtojnë në shtresa më të thella, ndërkohë që stimulon rigjenerimin natyral dhe prodhimin e kolagjenit. E thënë thjeshtë: Nuk kemi gjilpëra reale metalike, por një sistem që imiton efektin e microneedling pa pajisje invazive dhe pa dhimbje intensive. Si funksionon në lëkurë? Shumë shpesh ndjejmë sikur produktet tona "ndalojnë së funksionuari”. Më lejoni t'ju them që nuk lidhet me cilësinë e tyre, por me barrierën e lëkurës që nuk i lejon përbërësit të depërtojnë. VT Reedle Shot vepron pikërisht në këtë pikë: ndihmon në “zgjimin” e lëkurës, rrit depërtimin e përbërësve aktivë dhe përshpejton dukshëm rezultatet, duke bërë që rutina të jetë më efektive dhe më e dukshme në kohë më të shkurtër. Nivelet e VT Reedle Shot: Cilin të zgjedhësh? Intensiteti bën diferencën dhe zgjedhja varet nga toleranca e lëkurës suaj: Reedle Shot 100: Ideali për fillestarët. Mund të përdoret çdo darkë për të përmirësuar teksturën ditë pas dite.  Reedle Shot 300: Për pore të dukshme dhe shenja aknesh. Rekomandohet të përdoret një herë në 3 ditë. Reedle Shot 700: Rigjenerim i thellë për rrudhat dhe teksturën e ashpër. Përdoret vetëm një herë në javë.  Reedle Shot 1000: Niveli më intensiv (shumë i fortë). I fokusuar në transformim total dhe anti-aging. Përdoret vetëm në zona specifike ose shumë rrallë. Llojet sipas nevojës së lëkurës Vizioni i VT bazohet në bindjen se lëkura e secilit prej nesh ka një histori unike dhe nevoja që ndryshojnë vazhdimisht. Për këtë arsye, VT ka krijuar formulime specifike për çdo shqetësim, duke shkrirë teknologjinë e avancuar kozmetike me përbërësit më efikasë si: Cica Reti-A: Teksturë dhe anti-age (përmban Retinol). Collagen: Për elasticitet dhe efekt “lifting”. Hydrop: Hidratim intensiv për atë efektin e famshëm “glass skin”. Pro Cica: Për lëkurë që ka nevojë për qetësim dhe riparim. Vita Light: Shkëlqim dhe njëtrajtësim i njollave kafe. PDRN: Riparim dhe rigjenerim qelizor i avancuar. Inovacioni i syve: VT Eye Cream Edition Një detaj që e bën VT të veçantë janë aplikatorët masazhues me mikro-vibrime. Ata ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe përthithjen e kremit, duke reduktuar fryrjen menjëherë. Cica Collagen Eye Cream: Për hidratim & parandalim të rrudhave. Reedle Shot Lifting Eye Cream: Për një lëkurë më të tendosur. Vita-Light Eye Cream: Zgjidhja ideale për rrathët e zinj. Si përdoret reedle shot ( shumë e rëndësishme) Për të marrë rezultatet e dëshiruara pa irrituar lëkurën, ndiqni këto hapa: Pastrimi i fytyrës është hapi i parë, dhe lëkura duhet të jetë plotësisht e thatë. Më pas, aplikoni Reedle Shot në pika të vogla në fytyrë dhe pompojeni lehtë derisa të përthithet nga lëkura. Pas këtij hapi, aplikoni një serum me përbërës aktiv si AHA, BHA apo retinol, (bazë problematikës apo tolerancës)dhe në fund përfundoni rutinën me një krem hidratues për të ruajtur balancën e lëkurës. Është normale të ndjeni një pickim të lehtë, kjo është pjesë e efektit të produktit. ( p.s ndjehet edhe në mëngjes) A ja vlen VT Reedle Shot? Nëse më pyesni mua, PO JA VLEN! Nëse kërkoni rezultate më të shpejta nga skincare, përthithje më të mirë të produkteve dhe një alternativë më të afërt me trajtimet profesionale, VT Reedle Shot është realisht një nga produktet më interesante që kam provuar/hasur në K-Beauty. Më pëlqen ideja që nuk është thjesht një hap tjetër në rutinë, por një produkt që ndryshon mënyrën si lëkura reagon dhe si i merr përbërësit/produktet e tjerë duke e bërë gjithë kujdesin e përditshëm më efektiv në përgjithësi. Në fund, nëse jeni kuriozë për ndryshimin që mund të sjellë në lëkurë, provojeni vetë dhe shihemi në blogje e radhës.  Zbuloni koleksionin VT Cosmetics Shikoni koleksionin