Transport & Pagesa

Politika e Lëvrimit për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Transporti

Pasi të bëni një porosi, do të merrni një email nga ne që konfirmon marrjen e porosisë tuaj.

KORAL SECRETS KOSOVA, në bashkëpunim me një palë të tretë, ofron shërbimin më të shpejtë dhe më ekonomik të transportit për në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Porosia juaj mund të dorëzohet në njërën nga adresat e mëposhtme, të cilat duhet të plotësohen saktësisht dhe pa gabime nga ju:

a) Në banesën tuaj;
b) Në ambientet e punës ose të biznesit

Afati i dorëzimit të porosisë varion nga 2 deri në 5 ditë pune, në varësi të adresës tuaj.

Për porosi me probleme në adresë ose për arsye të tjera që nuk mundësojnë dorëzimin, bëhen tre tentativa dorëzimi.

Tarifat dhe koha e lëvrimit për transport janë të ndryshme për zona gjeografike dhe terma blerje si më poshtë:

Destinacioni Çmimi
Kosovë 1 euro
Maqedoni e Veriut 4 euro

Transporti ofrohet falas kur:

  • Për porosi me vlerë mbi €50 në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Metodat e Pagesës

Metodat e pagesës për blerje në uebsajtin e KORAL SECRETS KOSOVA janë:

  1. Paguaj me Para në Dorë gjatë Dorëzimit:
    Paratë i dorëzohen korrierit në momentin që merrni porosinë.

  2. Përmes PayPal:
    Për një proces pagese të shpejtë dhe të sigurt, mund të përdorni llogarinë tuaj PayPal për të kryer pagesat.

Politika e Kthimit

E Drejta e Konsumatorit për të Hequr Dorë brenda 14 Ditëve:

Sipas Ligjit Nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”

Nëse gjatë blerjes tek ne, produkti nuk është brenda pritshmërive tuaja dhe dëshironi KTHIMIN e pagesës, duhet të na lajmëroni për kthimin e produktit brenda 48 orëve nga momenti që e keni marrë porosinë nga korrieri ynë. Produktet që ktheni duhet të jenë në kutinë origjinale; me paketimin dhe ambalazhimin e tyre; të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë hapjes dhe të shoqërohen me të gjithë aksesorët, fletët udhëzuese të përdorimit, bashkë me faturën e blerjes.

Më pas keni mundësinë ta dërgoni produktin brenda 14 ditëve. Për momentin, transporti për kthimin e produktit paguhet nga klienti.

Si Bëhet Kthimi i Produktit?

Qëllimi ynë kryesor është kënaqësia juaj e plotë, kështu që blerja me ne është e lehtë dhe plotësisht transparente dhe ne ofrojmë një "Politikë Kthimi" ku ju mund të bëni një kërkesë kthimi të një produkti apo të të gjithë brenda 14 ditëve të punës nga dorëzimi i tij.

Para se të përpiqeni të ktheni një porosi, duhet të kontaktoni ekipin tonë të shërbimit ndaj klientit për të kërkuar një autorizim kthimi. Është shumë e rëndësishme që të prisni emailin tonë me informacionin/dokumentet e kthimit dhe të ruani produktin(-et) në të njëjtat kushte që i keni marrë në mënyrë që ta ktheni atë. Ju lutemi mos ktheni asnjë produkt pa kontaktuar shërbimin e klientit.