DR.REJU All Advanced PDRN Rejuvenating Cream
DR.REJU All Advanced PDRN Rejuvenating Cream
Nëse keni qenë në kërkim të një kremi nate me përqendrimin më të lartë dhe më të pastër të PDRN-së së salmonit, atëherë ju prezantojmë DR. REJU All Advanced PDRN Rejuvenating Cream, një risi e vërtetë në rigjenerimin e lëkurës. Me 12% PDRN salmoni (99% i pastër), të kombinuar me peptide dhe kolagjen me peshë molekulare të ulët, ky krem përbën një formulë të fuqishme që rikthen vitalitetin, elasticitetin dhe shkëlqimin natyral të lëkurës. Ai depërton thellë për të stimuluar rigjenerimin qelizor, duke reduktuar dukshëm shenjat e lodhjes, vijat e imta dhe humbjen e tonusit. I pasuruar me niacinamide për unifikimin e tonit dhe panthenol për qetësim intensiv, ndërsa acidi hialuronik forcon barrierën dhe siguron hidratim të thellë e afatgjatë, ky krem lë pas një lëkurë të lëmuar, të ushqyer dhe të gjallëruar. Tekstura e tij e lehtë xhel-krem përthithet menjëherë, duke dhënë efektin “glass skin” dhe një ndjesi freskie që ndjehet që në momentet e para. Ideal për çdo tip lëkure, veçanërisht për ata që kërkojnë rigjenerim të avancuar, elasticitet dhe një pamje dukshëm më rinore.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*20g
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
99% PDRN të pastër salmoni, peptide, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Hydrolyzed Collagen, Cyclohexasiloxane, Sodium Hyaluronate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cetearyl Olivate, Arginine, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sorbitan Olivate, Polyacrylamide, C13-14 Isoalkane, Dimethiconol, Sodium DNA (=PDRN) 1,200 ppm, Cellulose Gum, Allantoin, Laureth-7, Fragrance, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Panthenol, Betaine, Coccinia Indica Fruit Extract, Corallina Officinalis Extract
Marka

