BENTON Snail Bee High Content Mask (1pc.)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 30 dhe Janar 31.
Shpërndani
Për blerje me vlerë mbi 50€, transporti FALAS! Për Maqedoninë e Veriut për blerje me vlerë mbi 80€, transporti FALAS!
Shënim për porosinë
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 30 dhe Janar 31.
BENTON Snail Bee High Content Mask është sheet mask (maskë prej pëlhure) me 100% pambuk, e njomur në esencë, që i përgjigjet të gjitha problematikave të lëkurës. Në formulimin e saj, në vend të ujit është përdorur 66% ujë nga gjethet e bimës Camellia Sinensis (Tea Plant) dhe 20% sekrecion i filtruar nga kërmilli, që ndihmojnë në qetësimin e irritimit të krijuar nga agresorët e jashtëm. Gjithashtu, helmi i bletës ofron hidratim të thellë teksa lufton shenjat e moshës si vijat e holla apo rrudhat. Përveç trajtimit të lëkurës problematike, efektit qetësues, freskues, hidratimit dhe tërheqjes së lëkurës, ky produkt “të gjitha në një”, ka përbërës funksional si arbutin dhe adenosine, që ndihmojnë në zbehjen e njollave dhe luftojnë hiperpigmentimin e saj. Niveli i saj i pH është 6.5-7.5.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*20gr
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinensis, sekrecion i filtruar nga kërmilli, helm blete
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Water, Aqua (Water), Butylene Glycol, Glycerin, Snail Secretion Filtrate, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Plantago Asiatica Extract, Laminaria Digitata Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, sh-Oligopeptide-1, Beta-Glucan, Betaine, Panthenol, Allantoin, Xanthan Gum, Adenosine, Bee Venom, Polysorbate 20, Lecithin, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
Shpërndani
E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm
RRETH NESH
Pas katër vitesh përvoje të suksesshme në Shqipëri, KORAL SECRETS tashmë vjen në Kosovë me një website të dedikuar dhe një dyqan fizik me një koncept të ri në zemër të Prishtinës! Ne sjellim markat më të njohura të K-Beauty, duke ofruar zgjidhje për çdo problematikë të lëkurës. Me produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të lëkurës për klientët tanë në Kosovë. Zbuloni sekretet e bukurisë koreane dhe përfitoni nga përvoja jonë e pasur dhe angazhimi për cilësi.
NA KONTAKTONI
ADRESA
Rruga Rexhep Luci, K-PH-1 NR.1 Prishtinë
ABONOHUNI / SUBSCRIBE
© 2025,
Koral Secrets Kosova.Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit