MEDICUBE Zero Pore One Day Serum

€28,00 €23,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 23 dhe Prill 24.

Trajtoni poret e zgjeruara, pikat e zeza dhe sebumin e tepërt me MEDICUBE Zero Pore One Day Serum, një formulë e përqendruar që vepron në thellësi për të pastruar lëkurën dhe për të përmirësuar dukshëm teksturën e saj. I pasur me 15.2% acide të trefishta  (1% AHA, 0.2% BHA, 14% PHA), ky serum eksfolion butësisht, duke hequr qelizat e vdekura dhe parandaluar formimin e pikave të zeza dhe akneve. Gjithashtu, falë formulimit me  2% niacinamide, ky serum ndihmon në balancimin e prodhimit të sebumit, redukton pamjen e poreve dhe njetrajteson njollat kafe, duke i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtshme dhe rrezatuese. Nga ana tjetër përmbajtja me përbërës qetësues si Centella Asiatica, Madecassoside dhe Allantoin, ndihmojnë në lehtësimin e skuqjeve, qetësimin e akneve dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. E lehtë në teksturë dhe e përthithshme në çast, kjo serum është zgjedhja ideale për kujdesin e përditshëm të lëkurave të yndyrshme, mikse apo me tendence akneike, duke ofruar rezultate të dukshme në një kohë të shkurtër. Me përdorim të rregullt, lëkura bëhet më e pastër dhe më e shëndetshme. 

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. 

Përbërësit "magjik"

1% AHA, 0.2% BHA, 14% PHA, Centella Asiatica, Madecassoside, Allantoinë, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water(Aqua), Gluconolactone, Methylpropanediol, Glycerin, Propanediol, Tromethamine, Polyglycerin-3, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Citric Acid, Dimethicone, Butylene Glycol, C12-14 Pareth-12, Hydroxyethylcellulose, Salicylic Acid, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Lecithin, Allantoin, Lactic Acid, Glycolic Acid, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dextrin, Indigofera Tinctoria Extract, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Citrate, Hemerocallis Fulva Flower Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Trisodium Phosphate, Myosotis Sylvatica Flower/Leaf/Stem Extract, Pentylene Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Lactobacillus Ferment Lysate, Taraxacum Officinale (Dandelion) Leaf Extract

MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.

 

Shpërndani

€28,00 €23,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm