SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light
Pas suksesit në Korenë e Jugut, dhe më pas globalisht, të tonerit SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner, duke u shitur në çdo 3 sekonda, marka ka prodhuar serumin e kësaj linje: SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum. Serumi ka 2 variante, ku në koleksionin tonë kemi zgjedhur variantin SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light. Ky serum ka një formulim të lehtë, duke ju adresuar lëkurës së yndyrshme, yndyrshme-dehidratuar, dhe me tendencë akneike. Përbërja e tij do të qetësojë irritimet e lëkurës, do të shpërbëjë sebumin dhe qelizat e vdekura, do të zbehë hiperpigmentimin, duke nxjerrë në pah një lëkurë të re. Përmbajtja e tij e veçantë, konsiston në përbërës, si: 73% ekstrakt të pemës së çajit, me veti antibakteriale, anti-mykotike dhe anti-inflamatore; Truecica™ (centella asiatica), që njihet për efektet e saj qetësuese ndaj çdo irritimi dhe skuqjeje të lëkurës; 2% niacinamide, një përbërës shumë i njohur për vetitë e tij kundër njollave në lëkurë, dhe parandalimit të krijimit të vijave të holla dhe rrudhave. Nga ana tjetër acidi laktik (AHA), acidi salicilik (BHA), dhe acidi laktobioniok (PHA), janë acidet më të njohura për eksfolimin e lëkurës, sebumit dhe heqjen e çdo papastërtie mbi lëkurë. Dhe së fundmi, ekstrakt mugwort, një bimë e gjelbër, e pasur me vitaminë E, me efekte të fuqishme qetësuese për lëkurën sensitive, me tendencë akneike dhe asaj të dehiratuar! Kush do i thotë jo përdorimi të këtij serumi?!
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, dhe carcinogen, paraben, aromë dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA, ekstrakt nga pema e çajt, Truecica™ (centella asiatica), niacinamide, ekstrakt nga bima mugwort
Lista e plotë e përbërësve
Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water (73%), Centella Asiatica Extract (15%), Dipropylene Glycol, Niacinamide, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Hydroxyethyl Urea, Allantoin, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Arginine, Salicylic Acid (50ppm), Tremella Fuciformis Polysaccharide, Lactobionic Acid (100ppm), Citric Acid (100ppm), C12-13 Pareth-9, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Sclerotium Gum, Algin, Water, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
CENTELLIAN24+ Collagen Tightening Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Collagen Tightening Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Collagen Tightening Boosting Ampoule, është serumi me i ri i markës më prestigjioze CENTELLIAN24+ , e njohur për formulimet e saj inovative dermatologjike. Ky serum, i mbushur me kolagjen të pastër, ndihmon në forcimin e lëkurës, duke e bërë atë më të tonifikuar dhe të rigjeneruar. Me aplikimin e rregullt, ky serum ndihmon në reduktimin e linjave të holla dhe rrudhave, duke ofruar një efekt lifting të menjëhershëm dhe duke përmirësuar qëndrueshmërinë e lëkurës. Formula e tij e lehtë dhe e përthithshme depërton thellë, duke ushqyer dhe hidratuar intensivisht lëkurën për një ndjesi të freskët dhe të butë gjatë gjithë ditës. Ky serum gjithashtu stimulon rigjenerimin e qelizave dhe përmirëson barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e lënë atë më të shndritshme, më të lëmuar dhe plot jetë. Përshtatet për çdo lloj lëkure dhe mund të përdoret në rutinën e përditshme të kujdesit për fytyrën. Pas aplikimit, lëkura ndihet më e butë dhe më e hidratuar.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water,Propanediol,Dipropylene Glycol,Glycerin,Butylene Glycol,1,2 Hexanediol,Niacinamide,Betaine,Hydroxyethyl Urea,Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate,Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer,Hydrogenated Ethylhexyl Olivate,Hydrogenated Lecithin,Squalane,Carbomer, Tromethamine, Diphenyl Dimethicone,Allantoin,Hydroxyethylcellulose, Triethylhexanoin, Ethylhexylglycerin,Dipotassium Glycyrrhizate, Polyquaternium-51,Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Adenosine, Hydrolyzed Collagen,Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil,Macadamia Ternifolia Seed Oil,Hydrogenated Polydecene, Sodium Hyaluronate,Sodium Phytate,Triisostearin,Sorbitan Isostearate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer,Butyrospermum Parkii (Shea) Butter,Ceramide NP,Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate,Beta-Glucan,Cyanocobalamin,Phellinus Linteus Extract, Palmitoyl Tripeptide-5,Soluble Collagen,Sodium Ascorbyl Phosphate, Bakuchiol,Collagen,Potassium Sorbate,Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin,Tocopherol,Heptasodium Hexacarboxymethyl Dipeptide-12,Hydrolyzed Elastin,Magnesium Chloride,Palmitoyl Dipeptide-5 Diaminobutyroyl Hydroxythreonine, Tetradecyl Aminobutyroylvalylaminobutyric Urea Trifluoroacetate
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum
MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum
MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum është zgjidhja ideale për ata që dëshirojnë të minimizojnë pamjen e poreve dhe të përmirësojnë strukturën e lëkurës. Ky serum unik është i pasuruar me kompleksin inovativ Vegetinol™️, i cili përmban bakuchiol, kolagjen vegan, dhe kafeinë jeshile. Bakuchiol, ndihmon në përmirësimin e teksturës si edhe në reduktimin e dukshmërisë së vijave të holla dhe rrudhave, pa shkaktuar irritim në lëkurë. Kolagjeni vegan stimulon prodhimin e kolagjenit, duke rritur elasticitetin e lëkurës. Ndërsa, kafeina jeshile ndihmon në uljen e ënjtjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke e bërë lëkurën të duket më e freskët dhe rinovuese. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi me niacinamide (B3) dhe vitaminë B12 i jep lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen nën kontroll të sebumit, reduktimin e shenjave post-akne, dhe minimizimin e dukjes së poreve. Formula e këtij serumi është hipoalergjike dhe e përshtatshme për përdorim nga personat me lëkurë sensitive, duke e bërë atë të sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e këtij serumi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vegetinol™️, niacinamide (B3), vitaminë B12
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Collagen Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Soluble Collagen, Pentylene Glycol, Bakuchiol, Glyceryl Polymethacrylate, Polyglyceryl-10 Laurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Caffeine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Diethoxyethyl Succinate, Hydrogenated Lecithin, Hydrogenated Polyisobutene, Panthenol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Gluconolactone, Citric Acid, Sodium Phytate, Dextrin, Beta-Glucan, Tocopherol, Cyanocobalamin, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Juniperus Mexicana Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Myristica Fragrans (Nutmeg) Kernel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Serum In Oil Drop
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Serum In Oil Drop
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Serum In Oil Drop është një serum ushqyes me bazë vaji të marrë nga tartufi i bardhë, i cili përmban vitamina, aminoacide dhe minerale, duke i ofruar lëkurës një pamje më të shëndetshme. Vaji i tartufit të bardhë, njihet për efektet e tij fantastike në hidratimin e thellë të lëkurës. Por kombinimi i tij së bashku me acidin hialuronik do të ofrojë efekt të dyfishtë hidratues. Ky serum kujdeset të ushqejë lëkurën, të mundësojë rigjenerim dhe të forcojë barrierën mbrojtëse e cila dëmtohet nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm. Përdorimi i rregullt i këtij serumi ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës duke zbehur hiperpigmentimin dhe minimizon vijat e holla dhe rrudhat. Gjithashtu në formulimin e këtij serumi gjejmë edhe niacinamide të cilat i rrisin shkëlqimin lëkurës dhe tkurrin poret. Falë teknologjisë së shpërndarjes mikrofluide të vetë markës NEOGEN, kjo formulë balancon sebumin dhe hidratimin në mënyrë pas aplikimit të serumit të ndjeni një përfundim të freskët, të lehtë dhe pa ndjesi ngjitjeje ose vajore. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave, kryesisht adresuar shenjave të moshës dhe hiperpigmentimit.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
tartuf i bardhë, niacinamide, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dimethicone, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Tromethamine, Xanthan Gum, Adenosine, Coptis Japonica Extract, Cyanocobalamin, Sodium Cocoyl Alaninate, Palmitoyl Isoleucine, Cyclopentasiloxane, Pseudoalteromonas Ferment Extract, Ethylhexyl Cocoate, Caprylyl Glycol, Dimethiconol, Ethylhexylglycerin, Palmitic Acid, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Ceramide NP, Cholesterol, Phytosphingosine, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Adansonia Digitata Seed Oil, Stearic Acid, Tuber Magnatum Extract, Dimethylmethoxy Chromanyl Palmitate, Proline, Alanine, Serine, Sodium Phosphate, Hyaluronic Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Pentapeptide-18, Citric Acid, Sodium Hydroxide, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

