ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam
ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam
Pastrues fytyre ujor.
ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam është larësi i duhur për të gjithë personat me lëkurë me tendencë akneike. Ky larës nga vetë emri i tij, përmban ujë të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum). Gjethja e kësaj bime ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, dhe i adresohet lëkurës sensitive, alergjike dhe me sëmundje atopike. E veçanta e këtij larësi është që përmban gjithashtu acid salicilik, por duke mos krijuar aspak ndjeshmëri edhe për lëkurën hipersensitive! Ky larës ka pH acidik dhe trajton intensivisht aknet dhe pikat e zeza, duke i ofruar lëkurës pastrim në thellësi. Ndërsa përmbajtja me ekstrakt të bimës centella asiatica qetëson inflamacionin e krijuar nga aknet. Ky formulim kaq i veçantë, ka veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antimykotike.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë nga gjethja e bimës Heartleaf, ekstrakt të bimës centella asiatica, acid salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Houttuynia Cordata Extract(30,000ppm), Coco-Betaine, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Butylene Glycol, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glyceryl Stearate SE, Potassium Cocoyl Glycinate, Salicylic Acid, Sodium Chloride, Caprylyl Glycol, Polyquaternium-67, Tromethamine, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
ABIB Protective Lip Balm Block Stick
ABIB Protective Lip Balm Block Stick
Koha të kujdeseni për buzët tuaja në mënyrë speciale ka mbërritur dhe ju sugjerojmë ABIB Protective Lip Balm Block Stick! Ky balm përveçse ofron hidratim të thellë dhe i ushqen buzët falë formulimit me vaj bajameje dhe gjalpë shea, i mbron ato nga rrezet e dëmshme UV të diellit! Ky balm edhe pse përmban filtra SPF15, mund të përdoret edhe gjatë natës. Konsistenca e tij shumë e butë, e cila kthehet në trajtë xheli mbi buzë dhe parandalon humbjen e lagështisë gjatë gjithë ditës! Duke i bërë buzët të jenë të lëmuara dhe ekstremisht shumë të buta!
*3.3gr
Përdorimi
Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata. Mund të përdoret edhe në mëngjes edhe në mbrëmje para se të flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj bajame, gjalpë shea, SPF15
Lista e plotë e përbërësve
Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Octyldodecanol, Microcrystalline Wax, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Ceresin, Ethylhexyl Salicylate, Meadowfoam Delta-Lactone, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Ozokerite, Paraffin, Polybutene, Jojoba Esters, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Polyethylene, Sorbitan Sesquioleate, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Tribehenin, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Rosa Damascena Flower Oil, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Trihydroxystearin, Tocopherol, Dehydroacetic Acid, Fragrance
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
ABIB Heartleaf Sun Essence Calming Drop SPF50+ PA++++
ABIB Heartleaf Sun Essence Calming Drop SPF50+ PA++++
Keni menduar ndonjëherë të mbroheni nga rrezet e dëmshme të diellit me anë të një esence? ABIB Heartleaf Sun Essence Calming Drop është e formuluar me 50,000 ppm ekstrakt Heartleaf (Houttuynia Cordata), e gjetur në vargmalet Jiri në Korenë e Jugut. Ekstrakti i kësaj bime njihet në mjeksinë e lashtë aziatike dhe kineze, për vetitë e saj anti-inflamatore, antioksiduese dhe antibakteriale, falë komponentëve të flavonoideve që ajo përmban. Gjithashtu ajo përmban quercitrin, që njihet për mbojtjen e lëkurës nga rrezet UVB. Kjo esencë ka filtra mbrojtës kimik me spektër maksimal SPF50+ PA++++, duke siguruar qetësimin e lëkurës dhe mbrojtjen maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit! Nga ana tjetër ajo është e formuluar me niacinamide, që ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe dhe minimizimin e dukjes së poreve, ndërsa adenosine ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës, që i atribuohet ekspozimit ndaj rrezatimit të dëmshëm diellor. Panthenoli dhe glicerina ofrojnë hidratim për gjatë gjithë ditës. Konsistenca e esencës është e lehtë, dhe përthithet menjëherë, duke mos lënë aspak njollë të bardhë apo ndjesinë e ngjitjes, por duke i dhënë shkëlqim natyral lëkurës! E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe atë sensitive. Ky produkt është jokomodogjenik, i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për personat me akne fungale.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Përpara përdorimit tundeni mirë shishen dhe aplikoni disa sprucime në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt Heartleaf (Houttuynia Cordata), filtra mbrojtës SPF 50+ PA++++, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Houttuynia Cordata Extract, Alcohol, Caprylyl Methicone, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Phenethyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Polysilicone-15, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Ethylhexyl Triazone, Hexyl Laurate, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Stearate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Aspergillus Ferment, Triticum Aestivum (Wheat) Seed Extract, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, C20-22 Alkyl Phosphate, Panthenol, Decyl Glucoside, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Ethylhexyl Olivate, Polyglyceryl-6 Behenate, Sodium Acrylates Copolymer, Polyglyceryl-4 Oleate, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Glycerin, Sodium Phytate, Maltodextrin, Lipase, Protease, C20-22 Alcohols, Xanthan Gum
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
ABIB Gummy Sheet Mask Heartleaf Sticker (1pc.)
ABIB Gummy Sheet Mask Heartleaf Sticker (1pc.)
ABIB Gummy Sheet Mask Heartleaf Sticker është një nga maskat "sheet mask" ndër më të pëlqyerat në Korenë e Jugut! Ajo përmban të gjithë esencën e një shisheje të plotë të Abib Heartleaf Essence Calming Pump! Kjo maskë dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje në të. Përbërësi kryesor është ekstrakti Heartleaf (Houttuynia Cordata), që njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antibakteriale, duke shëruar edhe lëkurën më sensitive! Esenca e kësaj maske përmban gjithashtu ekstrakt centella asiatica dhe argininë, një aminoacid i fuqishëm që prodhohet natyralisht nga organizëm për t'a mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm, të cilët ndikojnë në plakjen e parakohshme të saj. Pëlhura e kësaj maske është e përbërë me mikrofibra për të qëndruar sa më mirë mbi fytyrë, e kështu mundëson shpërndarjen e esencës në mënyrë sa më efikase! Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndryshme, me tendencë akneike, ekzemë, skuqje dhe hipersensitivitet. Ky produkt është jokomodogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*27ml
*1copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt Houttuynia Cordata (gjetheve në formë zemre), centella asiatica, argininë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Arginine, Carbomer, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Squalane, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Houttuynia Cordata Extract, Inonotus Obliquus (Mushroom) Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Disodium EDTA, Limonene
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
ABIB Quick Sunstick Protection Bar SPF50+ PA++++
ABIB Quick Sunstick Protection Bar SPF50+ PA++++
ABIB Quick Sunstick Protection Bar është një produkt risi prej përbërjes së tij, jo më në formë kremi si produktet klasik të mbrojtjes ndaj diellit, por në formë stick-u. Produktet me formë të tillë janë lehtësisht të riaplikueshëm gjatë ditës, edhe sipër makeup-it, pa e prishur aspak atë. Spektri i tij mbrojtës me SPF50+ PA++++, e mbron maksimalisht lëkurën nga rrezet e dëmshme UV të diellit. Përbërja e tij me acacia peptide dhe ceramide, forcojnë barrierën e lëkurës duke e mbrojtur nga agresorët e jashtëm. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, nuk lë asnjë njollë të bardhë dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit në lëkurë. Gjithashtu është një bazë shumë e mirë për makeup-in.
*22gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt nga kastraveci (Cucumis Sativus), ekstakt nga gjethja e bimës Aloe Vera, ekstrakt nga gjethja e bimës Camellia Sinensis, acacia peptide, ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Octyldodecanol, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Diisostearyl Malate, Ethylhexyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dextrin Palmitate, Octocrylene, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Glycerin, Water, Butylene Glycol, Saccharide Isomerate, Maltodextrin, Hydrolyzed Vegetable Protein, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ethyl Hexanediol, Ceramide NP, Citric Acid, Sodium Citrate, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol

Shfaq 23/23