SOME BY MI AHA, BHA, PHA Miracle Body Toner Mist

€22,00 €15,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

SOME BY MI AHA, BHA, PHA Miracle Body Toner Mist është një mist në trajtë eksfoliuese për trupin i formuluar për të adresuar problematikat si aknet trupore, poret e bllokuara dhe sipërfaqja e ashpër e lëkurës. Kombinimi i AHA, BHA dhe PHA ofron eksfolim të balancuar në disa nivele: AHA ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe njëtrajtësimin e lëkurës, BHA depërton në pore duke ndihmuar në pastrimin e tyre, ndërsa PHA vepron më butësisht duke ruajtur hidratimin dhe duke minimizuar irritimin. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi i tij i pasur me niacinamide, ndihmon në unifikimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e njollave, ndërsa ekstrakti i tea tree dhe përbërësit qetësues si centella asiatica ndihmojnë në qetësimin e skuqjeve dhe kontrollin e baktereve që shkaktojnë akne. Tekstura e tij e lehtë në formë spray përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm pas dushit në zona si shpina, kraharori apo krahët. Me përdorim të rregullt, lëkura bëhet më e pastër, më e lëmuar dhe dukshëm më e pastër.


Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën.

*140ml

Përdorimi

Pas dushit, aplikoni një sasi të përshtatshme në trup, me një largësi prej 15-20 minutash.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

AHA, BHA, PHA, niacinamide, centella asiatica, ekstrakt tea tree 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexandiol, Polyglyceryl-10 Laurate, Erythritol, Sodium Citrate, Citric Acid, Gluconolactone, Ethylhexylglycerin, Methyl Diisopropyl Propionamide, Succinic Acid, Adenosine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Disodium EDTA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract, Thuja Orientalis Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Foeniculum Vulgare (Fennel) Seed Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Tilia Cordata Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Moringa Oleifera Seed Extract, Artemisia Capillaris Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Salicylic Acid, Leucine, Alanine, Aspartic Acid, Isoleucine, Phenylalanine, Arginine, Glutamic Acid, Glycine, Histidine, Methionine, Ornithine, Proline, Serine, Taurine, Valine, Dimethyl Sulfone, Zinc PCA, Asiaticoside, Madecassoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid 

Marka

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Shpërndani

€22,00 €15,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm