COSRX The Niacinamide 15 Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet January 24 dhe January 25.
Shpërndani
Për blerje me vlerë mbi 50€, transporti FALAS! Për Maqedoninë e Veriut për blerje me vlerë mbi 80€, transporti FALAS!
Shënim për porosinë
Porosia juaj mbërrin ndërmjet January 24 dhe January 25.
Nëse dëshironi një serum me përbërje kryesore niacinamidet, COSRX sapo ka lançuar COSRX Niacinamide 15 Serum! Ky serum është ideal, sepse kombinon përqindjen maksimale të niacinamideve në raport sa më optimal me përbërës të tjerë sinergjikë për trajtimin e plotë të akneve. Ajo çka e bën të veçantë këtë serum, është sepse synon trajtimin e akneve në çdo fazë, duke ofruar qetësim të tyre falë vetive të tij eksfoliuese. Formulimi me 15% niacinamide mban në kontroll mbiprodhimin e sebumit, trajton aknet aktive dhe shenjat e mbetura post-akne. Gjithashtu ofron minimizim të dukshëm të poreve. Nga ana tjetër N-acetilglukozamine, zëvëndësues i butë i acidit glikolik, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe në bashkëpunim me niacinamidet, rrit fuqinë e veprimit mbi shenjat post akne dhe hiperpigmentimin në lëkurë. Zink PCA mban në kontroll inflamacionin dhe ka efekt shumë rigjenerues për lëkurën. Ky serum gjithashtu nxit prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur në kontroll shenjat e moshës falë formulmit me allantoin. Por, kjo përbërje eksfoliuese nuk e than aspak lëkurën! Nevojiten vetem disa pika dhe do të habiteni nga shkëlqimi që do t’i ofrojë lëkurës! Konsistenca e tij është e lehtë ujore, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht atë me tendencë akneike dhe hiperpigmentim. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*20ml
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Gjithashtu, mund të përzieni disa pika me kremin hidratues për të rritur efektin e tij. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
niacinamide, N-Acetylglucosamine, Zinc PCA, allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Pentylene Glycol, Niacinamide(15%), Butylene Glycol, Acetyl Glucosamine, 1,2-Hexanediol, Zinc PCA, Trehalose, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Pullulan, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Tocopherol
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
Shpërndani
E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm
RRETH NESH
Pas katër vitesh përvoje të suksesshme në Shqipëri, KORAL SECRETS tashmë vjen në Kosovë me një website të dedikuar dhe një dyqan fizik me një koncept të ri në zemër të Prishtinës! Ne sjellim markat më të njohura të K-Beauty, duke ofruar zgjidhje për çdo problematikë të lëkurës. Me produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të lëkurës për klientët tanë në Kosovë. Zbuloni sekretet e bukurisë koreane dhe përfitoni nga përvoja jonë e pasur dhe angazhimi për cilësi.
NA KONTAKTONI
ADRESA
Rruga Rexhep Luci, K-PH-1 NR.1 Prishtinë
ABONOHUNI / SUBSCRIBE
© 2025,
Koral Secrets Kosova.Mirësevini në Koral Secrets Kosova
Jemi të lumtur që jeni këtu! Si klient i ri, ju dhurojmë 10% zbritje për porosinë tuaj të parë.
Kodi juaj: KOSOVA10
Apliko kodin në përfundim të porosisë dhe fillo transformimin tënd për një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim!
Për të përfituar zbritjen, sigurohuni që të jeni klient i ri dhe të abonoheni në newsletter-in tonë.
Jemi të lumtur që jeni këtu! Si klient i ri, ju dhurojmë 10% zbritje për porosinë tuaj të parë.
Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit