ARENCIA Vitamin C Booster Shot

€24,00 €19,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

Marka prestigjioze ARENCIA prezanton inovacionin e saj më të fundit, Vitamin C Booster Shot, një serum i fuqishëm që funksionon si një "infuzion" shkëlqimi për lëkurën. I formuluar me 20% Vitaminë C të pastër (Acid L-Askorbik), ky booster targeton shenjat post akne, hiperpigmentimin dhe shenjat e moshës.  Vitamina C njihet botërisht si një antioksidant i mrekullueshëm, i cili jo vetëm që mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe ndotja mjedisore, por nxit intensivisht prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar elasticitetin dhe për të parandaluar shfaqjen e vijave të imëta. Nga ana tjetër, formulimi i pasur me acid ferulik dhe vitaminë E rrit fuqinë mbrojtëse të Vitaminës C, duke krijuar një barrierë të pathyeshme kundër oksidimit qelizor dhe plakjes së parakohshme. Ndërsa prania e acidit hialuronik ndihmon në tërheqjen e lagështisë dhe hidratimin e thellë të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e mbushur, më e shëndetshme dhe dukshëm më e re. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato që kërkojnë të zgjohen nga lodhjamdhe të arrijnë atë shkëlqimin e shumëkërkuar "glass-skin".

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*30ml

Përdorimi

Përdoreni pas tonerit. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Evitoni zonën rreth syve. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të fresket dhe të errët. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Mos harroni të aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF50+.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

20% Vitaminë C të pastër (Acid L-Askorbik), acid ferulik, vitaminë E, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Methylpropanediol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid(50,000ppm), Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Olivate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Diisostearyl Malate, Sodium Polyacrylate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sorbitan Olivate, Arginine, Gardenia Florida Fruit Extract, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Dextrin, Adenosine, Allantoin, Ascorbic Acid(10ppm), Glutathione, Panthenol, Pyridoxine, Tocopherol, Ascorbyl Glucoside, Sodium Ascorbyl Phosphate

Marka

Marka e bukurisë koreano-jugore ARENCIA inkurajon një mënyrë jetese të thjeshtë dhe miqësore me mjedisin për përdëruesit pasi produktet e saj të kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë vijnë në paketim elegant të produktit që mund të ripërdoret pas përdorimit. Marka është e njohur për pastruesin e saj Green Artisan që përmban përbërës natyralë si orizi dhe pluhuri i farave të bajames së ëmbël për të pastruar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe papastërtitë në lëkurë. Ekziston edhe serumi i pasur me vitamina Fresh Holy Hyssop 30 që hidraton dhe ndriçon lëkurën.




Shpërndani

€24,00 €19,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm