

DR. JART+ Cicapair Tiger Grass Color Correcting Treatment SPF22 PA++
DR. JART+ Cicapair Tiger Grass Color Correcting Treatment SPF22 PA++
Nëse po kërkoni një trajtim që t'i dhurojë njëtrajtësim tonit të lëkurës dhe të neutralizojë menjëherë skuqjen në të ju prezantojmë, produktin bestseller: DR. JART+ Cicapair Tiger Grass Color Correcting Treatment SPF22 PA++! Ky trajtim është një nga produktet më të shitura në K-Beauty! Kremi është i formuluar me Tiger Grass, i cili njihet ndryshe si ekstrakt i bimës centella asiatica (përbërës i patentuat nga vetë DR. JART+), një bimë medicinale e cila ka marrë emrin nga një fenomen i zakonshëm në luginat aziatike, ku tigrat për të shëruar plagët e tyre fërkoheshin në gjethet e kësaj bime. Prandaj për shekuj me rradhë është përdorur edhe për trajtimin e plagëve tek njerëzit! Në momentin e parë që e shikoni, ky krem ka ngjyrë jeshile, karakteristike e vetë bimës, por sapo e përhapni në lëkurë do të shikoni ngjyrën karakteristike bezhë, të njëjtë me lëkurën tuaj. Formulimi i tij ndihmon në zbutjen, qetësimin dhe hidratimin e lëkurës, duke e mbrojtur këtë të fundit edhe nga rrezet e dëmshme të diellit, falë formulimit me filtra mineral (oksid zinku dhe dioksid titanium) me SPF22. Nga ana tjetër ky trajtim është i formuluar me niacinamide të cilat ndihmojnë në tkurrjen e poreve, trajtimin dhe zbehjen e njollave post akne. Madje falë formulimit me adenosine dhe tocopherol do të arrini të "fshihni" shenjat e moshës, duke i dhuruar lëkurës elasticitet dhe gjallëri. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë me tendencë tharjeje.
*Në një sondazh të kryer nga përdoruesit besnikë të këtij trajtimi ata janë shprehur se:
95% e tyre menjëherë pas aplikimit lëkura ndiehej më e hidratuar.
92% e tyre thanë se lëkura e tyre dukej më pak e skuqur.
91% e tyre thanë se njollat si: hiperpigmentimi apo shenjat post akne, ishin fshehur.
90% e tyre thanë se lëkura kishte një shkëlqim shumë të shëndetshëm.
92% e tyre thanë se tonaliteti i lëkurës njëtrajtësohej menjëherë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe është i sigurt për lëkurën me ekzemë.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe të hidratuar. Merrni një sasi të përshtatshme sa një monedhë, dhe aplikojeni në lëkurë. Do të vëreni që kremi ndryshon ngjyrën nga jeshile në bezhë, dhe njëtrajtëson skuqjen. Mund ta përdorni në vend të fondatinës apo BB Cream-it tuaj, ose si primer.
Këshillë: Mund të aplikoni më shumë sasi në zonat më shqetësuese të lëkurës, kryesisht për të reduktuar skuqjen. Nëse lëkurën e keni shumë të thatë, përdorni në fillim një krem hidratues, prsh: DR. JART+ Cicapair Cream (Season 2).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i bimës centella asiatica, niacinamide, adenosine, tocopherol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Centella Asiatica Leaf Water, Isononyl Isononanoate, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Beeswax/Cire D'abeille, Glycerin, Diethylhexyl Carbonate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Niacinamide, Polymethylsilsesquioxane, Cyclohexasiloxane, Pan-Thenol, Diglycerin, Iron Oxides, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Dimethicone/Vinyl Dimethi- Cone Crosspolymer, Isododecane, Ethylene/Methacrylate Copolymer, Cetearyl Alcohol, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Disteardimonium Hectorite, Acrylates/Ammonium Methacrylate Copolymer, Sclerotium Gum, Sodium Benzoate, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Hydrogen Dimethicone, Chromium Oxide Greens, Triethyl Citrate, Potassium Sorbate, Fragaria Vesca (Strawberry) Leaf Extract, Disodium EDTA, BHT, Alcohol, Asiaticoside, Aden- Osine, Triethoxycaprylylsilane, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Boron Nitride, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, 1,2- Hexanediol, Anthemis Nobilis Flower Oil, Houttuynia Cordata Extract, Propanediol, Centella Asiatica Extract, Gentiana Lutea Root Extract, Artemisia Absinthium Extract, Achillea Millefolium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Polysorbate 20, Aniba Rosodora (Rosewood) Wood Oil, Sodium Glycerophosphate, Selaginella Lepidophylla Extract, Potassium Magnesium Aspartate, Citric Acid, Calcium Gluconate, Madecassoside, Magnesium Gluconate, Centella Asiatica Meristem Cell Culture, Xanthan Gum, Titanium Dioxide, Zinc Oxide.
Marka
Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.


CLIO PROFESSIONAL Kill Cover Glow Fitting Cushion SPF50+ PA++++
CLIO PROFESSIONAL Kill Cover Glow Fitting Cushion SPF50+ PA++++
Nëse dëshironi që të keni shkëlqim në lëkurë përgjatë gjithë ditës CLIO PROFESSIONAL Kill Cover Glow Fitting Cushion SPF50+ PA++++ është zgjidhja e duhur për ju! Do të ndjeni kënaqësi teksa e aplikoni, kjo falë edhe sepse paketimi i fondatinës karakterizohet nga ngjyra roze e ëmbël. Sfungjeri me të cilin do të aplikoni fondatinën ka disa pika në mënyrë që të depërtojë shumë mirë në pore, duke ofruar kështu një mbulim për plot 54h! Përveç kësaj, kjo fondatinë ofron mbrojtje maksimale me filtra mbrojtës fizik ndaj rrezeve të dëmshme të diellit SPF50+ PA++++. Nga ana tjetër formulimi me niacinamide, minimizon dhe tkurr poret, teksa i dhuron një tonalitet të njëjtë lëkurës me hiperpigmentim, duke ndihmuar në zbehjen e njollave kafe. Ndërsa përmbajtja me adenosine ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës. Me anë të këtij cushion, do të arrini të mbuloni imperfeksionet e lëkurës suaj, njollat, si edhe pjesët delikate siç janë rrudhat poshtë syve, për një pamje më rinore dhe plot shkëlqim!
*15gr (2x)
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
filtra mbrojtës fizik (Titanium Dioxide, Zinc Oxide)
Lista e plotë e përbërësve
Titanium Dioxide, Ethylhexyl Methoxycinnamate Ethylhexyl Salicylate, Zinc Oxide, Niacinamide, Octocrylene, Adenosine.
Marka
CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.


MISSHA Choboyang BB Cream SPF30 PA++
MISSHA Choboyang BB Cream SPF30 PA++
Nëse sot produkti i kozmetikës BB Cream është kaq i famshëm kudo në botë, kjo ështe falë K-Beauty. MISSHA, është e specializuar për prodhimin e BB Cream dhe ka krijuar një nga produktet e saj, Choboyang BB Cream. Efektet e mrekullueshme të këtij BB Cream janë të shumta, sepse të shumta janë edhe ekstraktet e bimëve medicinale aziatike. Gjithashtu, përbërja me ar të pastër, e bën këtë produkt të veçantë dhe luksoz. Përtej mbulimit të plotë, ky produkt e lë lëkurën me një tonalitet të njëtrajtshëm, përkujdeset për shenjat e moshës dhe i fal shkëlqim asaj. Mbrojtjen ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit, ia sigurojnë filtrat SPF30 PA++. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i bimës Centella Asiatica, ekstrakt i frutit Lime, adenosine, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Titanium Dioxide (CI 77891), Phenyl Trimethicone, Dipropylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Panax Ginseng Root Extract, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Butylene Glycol, Dimethicone, Arbutin, Cyclohexasiloxane, Zinc Oxide, Calcium Stearate, Sorbitan Sesquioleate, Magnesium Sulfate, Talc, Ci 77492, Disteardimonium Hectorite, Tocopheryl Acetate, Beeswax, Hydroxyethylcellulose, CI 77491, Phenoxyethanol, Caprylyl Glycol, Diisostearyl Malate, CI 77499, Glycerin, Propylene Carbonate, Triethoxycaprylylsilane, Alcohol, Silica, Cucurbita Pepo (Pumpkin) Fruit Extract, Cordyceps Sinensis Extract, Hydrogen Dimethicone, Ethylhexylglycerin, Fragrance, 1,2-Hexanediol, Adenosine, Velvet Exctract, Disodium EDTA, Tussilago Farfara (Coltsfoot) Flower Extract, Asparagus Lucidus Root Extract, Laminaria Japonica Extract, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Leonurus Sibiricus Flower/Leaf/Stem Extract, Bletilla Striata Root Extract, Perilla Ocymoides Leaf Extract, Echinacea Purpurea Extract, , Velvet Extract, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Extract, Foeniculum Vulgare (Fennel) Fruit Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Chrysanthemum Morifolium Flower Extract, Zizyphus Jujuba Fruit Extract, Citrus Unshiu Peel Extract, Sodium Hyaluronate, Gold
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.


MISSHA M Perfect Cover BB Cream SPF42 PA+++
MISSHA M Perfect Cover BB Cream SPF42 PA+++
Nëse sot produkti i kozmetikës BB Cream është kaq i famshëm kudo në botë, kjo ështe falë K-Beauty. MISSHA, është e specializuar për prodhimin e BB Cream dhe ka krijuar një nga produktet më të preferuar dhe të shitur, M Perfect Cover BB Cream. Formulimi i tij me kolagjen të hidrolizuar dhe acid hialuronik, e mban lëkurën të hidratuar dhe lufton shenjat e moshës. Ka një mbulim mesatar, mbulon njollat, duke i dhënë ton të njëtrajtshëm lëkurës. Për më tepër ofron mbrojtje me SPF42 PA+++ ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen i hidrolizuar, ceramide, ekstrakt nga algat, ekstrakt havjari, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Cyclomethicone, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Zinc Oxide, Propylene Glycol, Titanium Dioxide, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-10 Dimethicone, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Arbutin, Mineral Oil, Glycerin, Polyethylene, Talc, Phenyl Trimethicone, Beeswax (Cera Alba), Iron Oxides (CI 77492), Sodium Chloride, Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Methylparaben, Fragrance,Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Squalane, Hydrolyzed Collagen, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Disodium EDTA, Adenosine, Algae Extract, Caviar Exctract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Fagus Sylvatica Bud Extract, Ceramide NP (Ceramide 3), Limonene, Butylphenyl Methylpropional, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronellal, Alpha-lsomethyl lonone, Hexyl Cinnamal, Linalool, Citronellol
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shfaq 22/22