SOME BY MI AHA, BHA, PHA 14 Days Super Miracle Spot All Kill Cream

€25,00 €16,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

Xheli multifunksional i sapo dalë në treg SOME BY MI AHA, BHA, PHA 14 Days Super Miracle Spot All Kill Cream vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! Ky krem është një "mrekulli" për trajtimin e akneve në vetëm 14 ditë! Formulimi i këtij kremi me përbërësit aktiv AHA, BHA & PHA ndihmon në trajtimin e akneve dhe largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke forcuar dhe shëruar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të pemës së çajit ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antibakteriale. E ky përbërës tashmë njihet për vetitë e tij të kurimit të akneve aktive, duke minimizuar inflamacionin pa lënë aspak shenjë apo njollë. Ndërsa formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica minimizom vatrat e skuqura dhe sensitivitetin. Ky krem mund të përdoret jo vetëm për aknet e inflamuara, por edhe për shenjat e mbetura post akne, falë formulimit që përmban me niacinamide. Këto të fundit njëtrajtësojnë tonin e lëkurës, tkurrin poret. Nëse mendoni se pas përdorimit të tij do ta ndjeni lëkurën të thatë, e keni gabim sepse ky krem përmban panthenol dhe acid hialuronik, të cilët janë "mbretërit e hidratimit" dhe depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës. Por nuk mbaron këtu... Ky krem përveçse trajton problematikat e sipërpërmëndura ndihmon edhe në minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave, falë formulimit me adenosine, acid citric dhe lactobionic. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës kimikat që shkaktojnë probleme në lëkurë, dhe: si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë articiale.

*30ml

Shpërndani

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm