COSRX Full Fit Propolis Synergy Toner
COSRX Full Fit Propolis Synergy Toner
Nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, ai është pikërisht COSRX Full Fit Propolis Synergy. Të gjitha këto karakteristika i mbart propolisi, antibiotiku natyral i njohur që në antikitet. Ky toner është i formuluar me 10% ekstrakt mjalti dhe 72,6% propolis nga bletët e zeza, gjë që e bën produktin me përmbajtjen më të lartë të propolisit ndër produktet e përkujdesjes së lëkurës. Pas përdorimit të këtij toneri, do të gëzoni një lëkurë të shëndetshme e plot shkëlqim.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt propolisi, ekstrakt mjalti
Lista e plotë e përbërësve
Propolis Extract, Honey Extract, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Betaine, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Caprylic/Capric Triglyceride
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
COSRX Low-pH Good Morning Cleanser
COSRX Low-pH Good Morning Cleanser
Pastrues fytyre ujor
Larës ujor, ideal për të nisur ditën duke e pastruar lëkurën nga çdo papastërti e sebum i tepërt i krijuar gjatë natës. I formuluar me pH të ulët, i ngjashëm me pH natyral të lëkurës, për të mos e lënë atë të tërhequr dhe të thatë, si dhe duke e përgatitur për të përthithur sa më mirë përbërësit e produkteve të tjera të rutinës suaj. Vaji esencial “magjik” i Pemës së Çajit (Tea Tree Oil), ka efekt anti-bakterial, dhe acidi natyral BHA (acid salicilik), depërton thellësisht në poret e lëkurës duke i pastruar ato tërësisht nga yndyra dhe sebumi i tepërt. Ky larës është i përshtatshëm jo vetëm për në mëngjes, por edhe si pastrues i dytë në mbrëmje, pas atij vajor.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ferment Saccharomyces (Maja), ekstrakt i gjethes të bimës Cryptomeria Japonica, vaji esencial i gjethes së Pemës së Çajit (Tea Tree)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Polysorbate 20, Styrax Japonicus Branch/Fruit/Leaf Extract, Butylene Glycol, Saccharomyces Ferment, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Allantoin, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Betaine Salicylate, Citric Acid, Ethyl Hexanedil, 1,2-Hexanediol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Sodium Benzoate, Disodium EDTA
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil (new version)
INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil (new version)
Pastrues fytyre vajor
INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil (new version) është i formuluar me vaj esencial nga fruti i mollës jeshile, i pasur me vitamina dhe acid organik, që bëjnë të mundur pastrimin e thellë dhe eksfolimin e butë të lëkurës nga qelizat e vdekura. Përbërësi i dytë special prej mollës jeshile, është vaji esencial i farave të saj, i pasur me acide yndyrore të pangopura, që e lë edhe lëkurën më të ndjeshme dhe të thatë, të hidratuar e të shëndetshme. Gjithashtu, ky larës është zgjidhja perfekte për pastrimin e zonës delikate rreth syve dhe buzëve, duke mos i shkaktuar aspak irritim.
*150ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj esencial i mollës jeshile, vaj esencial i farave të mollës jeshile, ekstakt i gjethes së bimës Camellia Japonica, ekstrakt nga lulja e orkidesë
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Isopropyl Palmitate, Triethylhexanoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-6 Dicaprate, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-6 Caprylate, Fragrance/Parfum, Water/Aqua/EAU, Coco-Caprylate/Caprate, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Butylene Glycol, 1-2 Hexanediol
Marka
INNISFREE është markë koreane pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës INNISFREE është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli.
Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti tek ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale. Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkte të markës INNISFREE, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta, që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës, pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.
Shfaq 327/327

