CLIO Glass & Highlighter

€20,00 €16,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Nuanca
Përshkrimi

CLIO Glass & Highlighter është një highlighter që jep një shkëlqim “glassy”, duke ofruar një pamje vezulluese dhe elegante. Formula e tij e butë dhe e lëmuar e bën aplikimin të lehtë, pa krijuar shtresa të dendura apo grimca të dukshme shimmeri, duke dhënë një efekt të natyrshëm “blurred glow”. Ky highlighter është i përsosur për të theksuar pikat ku bie drita natyrshëm, si kockat e faqeve, ura e hundës, balli, kockat e mjekrës dhe sipër vetullave, duke sjellë një vezullim të hijshëm dhe delikat. Ndryshe nga highlighter-at klasikë që mund të duken të tepruar, CLIO Glass & Highlighter ofron një finish të butë dhe të ndërtueshëm (buildable), që mund të aplikohet sipas dëshirës, duke e bërë të përshtatshëm si për përdorim të përditshëm, ashtu edhe për raste speciale. Gjithashtu, dy nuancat e ndryshme lejojnë përshtatje të shkëlqimit me tonin e lëkurës, për një efekt harmonik dhe elegant.

*5g

Përdorimi

Aplikojeni me furce dhe vezulloni mollëzat e faqeve. Përziejini menjëherë me majat e gishtave.

Përbërësit

Polymethylsilsesquioxane, Synthetic Fluorphlogopite, Triethylhexanoin, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Titanium Dioxide, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Boron Nitride, Iron Oxide Red, Dimethicone, Calcium Sodium Borosilicate, Alumina, Calcium Titanium Borosilicate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, 1,2-Hexanediol, Tin Oxide, Glyceryl Caprylate, Tartrazine, Silica, Triethoxycaprylylsilane, Aluminum Hydroxide, Helindone Pink CN

Marka

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

Shpërndani

€20,00 €16,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm