CLIO Sharp So Simple Brow Pencil

€16,00 €13,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Nuanca
Përshkrimi

CLIO Sharp So Simple Brow Pencil është lapsi ideal për vetullat që duan mbushje natyrale dhe të qëndrueshme. Forma trekëndëshe e lapsit lejon një aplikim të lehtë dhe preciz, duke plotësuar boshllëqet dhe duke formuar vetullat në mënyrë të harmonishme. Furça e integruar ndihmon në stilizimin e tyre, për një pamje të plotë dhe të natyrshme. Formula e lapsit është rezistente ndaj ujit, duke siguruar që vetullat të mbeten perfekte gjatë gjithë ditës.

*0.18gr

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

Përdorimi

Përdorni lapsin për të mbushur vetullën në mënyrë natyrale ndërsa i krehni lart me furce për të përfunduar pamjen.

Përbërësit

Lista e plotë e përbërësve

Stearic Acid,Titanium Dioxide,Rhus Verniciflua Peel Wax,Mica,Caprylic/Capric Triglyceride,Hydrogenated Coco-Glycerides,Iron Oxide Black,Iron Oxide Yellow,Carnauba Wax,Iron Oxide Red,Caprylic/Capric Glycerides,Tocopheryl Acetate,Hydrogenated Vegetable Oil,Silica

Marka

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

Shpërndani

€16,00 €13,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm