DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum është një serum eksfoliues që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve, reduktimin e sebumit të tepërt dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Formula e tij synon të lërë lëkurën më të lëmuar, më të pastër dhe më të ndritshme, pa e rënduar atë. Sekreti i këtij serumi qëndron tek kombinimi i Cica-Exosome me AHA dhe BHA të cilat ndihmojnë në eksfolimin e sipërfaqes së lëkurës, pastrimin e poreve dhe reduktimin e grumbullimit të papastërtive që mund të shkaktojnë akne dhe bllokime. Formula është e pasur edhe me Niacinamide, e cila ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e shenjave post-akne, ndërsa Panthenol, Ceramide NP dhe format e ndryshme të Acidit Hialuronik ndihmojnë në hidratimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës gjatë procesit të eksfolimit. Centella Asiatica dhe derivatet e saj ofrojnë efekt qetësues dhe ndihmojnë në reduktimin e irritimeve. Ideale për lëkurat mikse, të yndyrshme, me pore të bllokuara, teksturë jo uniforme, pika të zeza dhe shenja post-akne që kanë nevojë për eksfolim dhe pastrim më të thellë të lëkurës.
Kujdes: Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë, për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica-Exosome, AHA, BHA, Niacinamide, Panthenol, Ceramide NP, Acidit Hialuronik, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Marka

