ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad
€18,00
Çmimi për njesi perACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad
€18,00
Çmimi për njesi perACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad përmban 70 tamponë të zhytur në esencën e tonerit po të njëjtës linjë, i cili është formuluar për të trajtuar një sërë problemesh të lëkurës. Këto tamponë përmbajnë ekstraktin e licoricës,i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme antibakteriale dhe anti-inflamatore, që ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe inflamacionit të lëkurës. Përveç kësaj, licorica luan një rol kyç në zbehjen e hiperpigmentimit, duke i dhënë lëkurës tuaj një ngjyrë më të njëtrajtshme dhe të shndritshme. Formula e pasuruar me Aloe Vera dhe ekstrakt bambuje ofron një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm, duke rigjeneruar dhe freskuar lëkurën. Me përdorimin e përditshëm, lëkura juaj do të ndihet më e qetë, e hidratuar dhe me një shkëlqim natyral që reflekton shëndet dhe bukuri.
*70tamponë/160ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ekstrakt licoricë, aloe vera, ekstrat bambuje
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Water, PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Poloxamer 184, Phenoxyethanol, Rheum Palmatum Root Extract, Psidium Guajava Leaf Extract, Rosa Hybrid Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Poncirus Trifoliata Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Sodium Citrate, Disodium EDTA, Citric Acid, Tocopheryl Acetate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Cimicifuga Dahurica Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract
Marka
ACWELL është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që kombinon traditat e mjekësisë koreane me teknologjinë moderne për të krijuar produkte efektive dhe të natyrshme. Duke përdorur përbërës natyralë dhe bimorë, si ujë arrë dhe ekstrakte bimësh të ndryshme, ACWELL synon të përmirësojë shëndetin dhe balancimin e lëkurës. Një nga produktet e tyre më të njohura është Licorice pH Balancing Cleansing Toner (pjesë tashmë e koleksionit KORAL SECRETS), i cili njihet për vetitë e tij të ndriçimit dhe balancimit të pH-së.
VT COSMETICS Reedle Shot 1000
VT COSMETICS Reedle Shot 1000
VT COSMETICS Reedle Shot 1000, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, dy përbërës me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve riparon dhe mbron barrierën e lëkurës. Kjo esencë vjen në katër variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*15ml
Përdorimi
VT Reedle Shot 1000, sugjerohet të përdoret vetëm 2 herë në muaj.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™️, ekstrakt Centella Asiatica, propolis të gjelbër, acid hialuronik, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Xanthan Gum, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
MIZON BSA Blackhead Away Liquid
MIZON BSA Blackhead Away Liquid
MIZON BSA Blackhead Away Liquid, është një esencë shumë efikase për trajtimin dhe eleminimin e pikave të zeza. Gjithashtu ndimon në trajtimin e akneve, minimizimin e poreve, largon qelizat e vdekura dhe ndimon në balancimin e yndyrës. Përmban 9,000 ppm të acidit salicilik betainë, efektiv në heqjen e pikave të zeza dhe sigurimin e lagështisë në lëkurë. Esenca, gjithashtu përmban gjthashtu ekstrakt bimor për pastrimin e lëkurës që përmbajnë fruta papaja dhe ekstrakt portulaca heq mbetjet e mbetjeve të lëkurës dhe zbut lëkurën pas pastrimit.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*110ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni nga 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
9,000 ppm të acidit salicilik betainë, alantoinë dhe panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Salix Alba (Willow) Bark Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Betaine Salicylate, Arginine, Panthenol, Hydroxyacetophenone, Xanthan Gum, Allantoin, Niacinamide, Aqua, Sodium Hyaluronate, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract.
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shfaq 21/21

