MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000 është një ampulë inovative që ndihmon në minimizimin e poreve dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar. Ky produkt përdor përbërës të fuqishëm dhe të përzgjedhur me kujdes, përfshirë Exosome Shot 2000, një teknologji që ofron përbërës aktivë deri 242% më efikasë në depërtimin dhe shpërndarjen e tyre në lëkurë. Përmbajtja e saj është e pasur me AHA, BHA dhe PHA: acidi glikolik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura dhe trajton shenjat e moshës dhe aknet, acidi salicilik pastron thellësisht poret dhe parandalon aknet, ndërsa PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Nga ana tjetër acidi laktobionik ofron eksfolim të butë dhe pastrim të papastërtive që bllokojnë poret. Tekstura e lehtë bën që kjo ampulë të jetë e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe është e sigurt për lëkurën sensitive dhe me tendencë akneike, duke e lënë lëkurën më të pastër, të shëndetshme dhe me pamje të rinovuar. Gjithashtu, kjo ampulë është e testuar klinikisht dhe minimizon dukjen e poreve deri në 21.1% pas përdorimeve të para.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Extracellular Vesicles, Butylene Glycol, Niacinamide, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Polydecene, Caprylyl/Capryl Glucoside, C12-14 Alketh-12, Hydrolyzed Sponge, Calcium Silicate, Sodium Silicate, Campsis Grandiflora Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Panthenol, Betaine Salicylate, Citric Acid, Gluconolactone
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
VT COSMETICS Reedle Shot Synergy Repair Cream 300
VT COSMETICS Reedle Shot Synergy Repair Cream 300
VT COSMETICS Reedle Shot Synergy Repair Cream 300 është formuluar me një kompleks të avancuar rigjenerues të quajtur Synergy CICA REEDLE, i cili vepron në tre hapa për të përmirësuar ndjeshëm strukturën e lëkurës, duke i dhënë asaj elasticitet dhe freski të nevojshme. Ndërsa, përbërja e tij me CICA HYALON™, e pasuruar me katër lloje të bimës Centella Asiatica dhe tre forma të acidit hialuronik, siguron hidratim të thellë dhe përmirësim të qëndrueshëm të gjendjes së lëkurës. Formula përmban gjithashtu ekstrakte të propolisit të gjelbër dhe nëntë faktorë të rritjes (9GF), përfshirë EGF dhe FGF, që janë thelbësorë për nxitjen e rigjenerimit qelizor. EGF, një nga proteinat më të rëndësishme në lëkurë, ndihmon në prodhimin e kolagjenit, elastinës dhe acidit hialuronik, duke ndihmuar në ruajtjen e pamjes së re dhe të shëndetshme të lëkurës. FGF, nga ana tjetër, përmirëson vijat e holla dhe rrudhat, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe të freskët. Ndërsa, azuleni, me vetitë e tij të njohura qetësuese, e bën këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme. Tekstura unike e këtij kremi është formuluar që të shkrihet lehtësisht në lëkurë, duke dhuruar një ndjesi të jashtëzakonshme sikur po aplikoni copëza diamanti, falë teknologjisë inovative Cica Reedle™ me mikrogrimca të përmasave të vogla. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
*50ml
Përdorimi
Në mbrëmje, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Synergy CICA REEDLE, CICA HYALON, (9GF), EGF dhe FGF, azulen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Palmitic Acid, C12-15 Alkyl Benzoate, Myristic Acid, Hydrogenated Vegetable Oil, Propylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cetyl Alcohol, Glyceryl Stearate Citrate, Cetearyl Alcohol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Cetearyl Glucoside, Mangifera Indica (Mango) Seed Butter, Sodium Guaiazulene Sulfonate, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Disodium EDTA, Panthenol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexylglycerin, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Cholesterol, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, rh-Oligopeptide-1, TBHQ, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NS, Silica, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-16, sh-Polypeptide-22, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-62, sh-Polypeptide-9, Ceramide EOP, Sodium Hyaluronate, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA
BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA
Lëkura jonë ndjek një cikël natyral 28-ditor të rigjenerimit dhe eksfolimit të qelizave, por shpesh ky proces mund të ndërpritet nga qelizat e vdekura që bllokojnë poret. Ky bllokim mund të çojë në inflamacion, tendencën e krijimit të njollave dhe një pamje të lodhur. Për të mbështetur këtë cikël natyral dhe për t’i dhënë lëkurës një shtysë të freskët, Beauty of Joseon prezanton BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA, një formulim i lehtë dhe i butë për lëkurën por shumë efikas. I frymëzuar nga traditat koreane, ku kumbulla dhe mungu përdoren për të trajtuar shqetësime të brendshme dhe për të larguar toksinat nga trupi, ky toner moderne ndihmon në rikthimin e shkëlqimit dhe balancës natyrale të lëkurës. I formuluar me 25% ujë kumbulle, ky toner ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësimin e teksturës së saj. Ndërsa, përmbajta me 2% ekstrakt të fasules së mungit, (e njohur për vetitë qetësuese), si edhe 2% AHA dhe 0.5% BHA, ndihmon për të pastruar poret në thellësi dhe për të balancuar prodhimin e sebumit. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
25% ujë kumbulle,, 2% ekstrakt të fasules së mungit, 2% AHA, 0.5% BHA,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Prunus Mume Fruit Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glycolic Acid, Butylene Glycol, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Salicylic Acid, Ethylhexylglycerin, Vigna Radiata Seed Extract, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Corallina Officinalis Extract, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, C12-14 Pareth-12
Marka
Shfaq 21/21

