NUMBUZIN No.9 NAD+ Collagen Under Eye Patches
NUMBUZIN No.9 NAD+ Collagen Under Eye Patches
Zona delikate rreth syve kërkon një kujdes të veçantë për të parandaluar varjen e lëkurës, rrudhat dhe shenjat e moshës, ndaj kërkon përdorimin e trajtuesve inovativë me efekt të menjëhershëm lifting. NUMBUZIN No.9 NAD+ Collagen Under Eye Patches, janë maska (patches) të specializuara për zonën poshtë syve, të cilat ofrojnë një përkujdesje me veprim të thellë për rritjen e elasticitetit, lëmimin e rrudhave dhe targetimin e rrathëve të zinj. Këto maska përmbajnë NAD+ (një koenzimë e fuqishme që riaktivizon energjinë qelizore dhe ngadalëson plakjen e lëkurës) e kombinuar me kolagjen me peshë të ulët molekulare, i cili ndihmon në forcimin e elasticitetit dhe reduktimin e vijave të holla. Gjithashtu, formula përmban Niacinamide dhe Peptide që ndihmojnë në reduktimin e rrathëve të errët dhe përmirësimin e teksturës. Falë materialit prej hidrogjeli që ngjitet perfekt në lëkurë dhe dozon përbërësit aktivë në mënyrë të vazhdueshme, këto maska janë zgjidhja ideale për çdo lloj lëkure që kërkon një pamje më të re dhe plot shkëlqim.
Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.
*5Vçifte { 10 patches}
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet benda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
NAD+, Kolagjen, Niacinamide, Peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Chondrus Crispus Extract, 1,2-Hexanediol, Chondrus Crispus, Hydroxyacetophenone, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Agar, Allantoin, Sucrose, Ultramarines, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Maltodextrin, Potassium Chloride, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Benzophenone-4, Titanium Dioxide, Calcium Aluminum Borosilicate, Caffeine, Sodium Citrate, Calcium Titanium Borosilicate, Synthetic Fluorphlogopite, Dipropylene Glycol, Methyl Diisopropyl Propionamide, Sodium Hyaluronate, Carmine, Tin Oxide, Hydrolyzed Collagen, Propanediol, Ferric Ferrocyanide, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ascorbic Acid, Polyglyceryl-6 Laurate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Adenosine Triphosphate, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Resveratrol, sh-Octapeptide-4, sh-Decapeptide-7, Acetyl Hexapeptide-8, Glutathione, Oligopeptide-29, Oligopeptide-32, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-9, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Octapeptide-3, Acetyl Hexapeptide-1, Alanine/Histidine/Lysine Polypeptide Copper HCl, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Acetyl sh-Pentapeptide-1, Biotinoyl Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Dipeptide-4, Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Hexapeptide-12, Myristoyl Pentapeptide-17, Myristoyl Hexapeptide-16, Myristoyl Pentapeptide-4, Nonapeptide-1, Nicotinoyl Tripeptide-1, Nonapeptide-7, Nicotinoyl Tripeptide-35, Nicotinoyl Dipeptide-26, Nicotinoyl Dipeptide-23, Octapeptide-2, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Hexapeptide-12, Pentapeptide-13, Palmitoyl Tetrapeptide-10, Palmitoyl Tripeptide-38,Palmitoyl Tripeptide-29 , Palmitoyl Tripeptide-8, Tripeptide-1, Tetrapeptide-44, Tetrapeptide-30, Tripeptide-10 Citrulline, Tripeptide-32, Tripeptide-29, sh-Polypeptide-22, sh-Oligopeptide-1, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-9, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-16, sh-Polypeptide-62
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.
ARENCIA Red Collagen Jello Mask
ARENCIA Red Collagen Jello Mask
ARENCIA Red Collagen Jello Mask është një maskë hidrogel me teksturë unike “jello”, e krijuar për t’i dhënë lëkurës një dozë intensive hidratimi dhe një pamje më të plotë, të lëmuar dhe të ndritshme. Formula kombinon Niacinamide, Collagen, Panthenol, Peptide dhe Ceramide NP për të mbështetur hidratimin, elasticitetin dhe barrierën mbrojtëse të lëkurës, ndërsa ekstraktet e Hibiscus, Rosehip dhe Centella Asiatica plotësojnë formulën me përbërës antioksidues dhe qetësues. Tekstura hidrogel përshtatet mirë me konturet e fytyrës dhe ndihmon që esenca të qëndrojë në kontakt me lëkurën gjatë gjithë aplikimit, duke lejuar përbërësit hidratues të veprojnë në mënyrë të njëtrajtshme. Niacinamidet ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së tonit dhe teksturës së lëkurës, ndërsa Collagen dhe Peptide ndihmobmë në një pamje më të lëmuar dhe elastike. Panthenol dhe Ceramide NP mbështesin hidratimin dhe barrierën e lëkurës, duke e lënë atë më të butë dhe sa më të hidratuar. Është veçanërisht e përshtatshme për lëkurën e dehidratuar, të lodhur ose me pamje të thatë dhe të pajetë. Pas përdorimit, lëkura duket më e freskët, më e lëmuar dhe me një shkëlqim të shëndetshëm, duke e bërë maskën një zgjedhje ideale para një eventi, përpara makeup-it ose sa herë që lëkura ka nevojë për një dozë të shpejtë hidratimi.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*25gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni maskën në fytyrë dhe pjesën e vogël vendoseni në qendër të qafës duke e hapur atë deri në fund. Mbajeni të vendosur 20 minuta.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niacinamide, Kolagjen, Peptide, Panthenol, Ceramide NP, Hibiscus, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Methylpropanediol, Chondrus Crispus, Collagen, Panthenol, Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-9, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Rosa Canina Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Potassium Chloride, Xanthan Gum, Glucomannan, Sucrose, Methyl Diisopropyl Propionamide, Cyanocobalamin, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Acacia Senegal Gum, Peat Water, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Citric Acid, Hydroxypropyl Methylcellulose, Beta-Glucan, Ceramide NP, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Potassium Sorbate, Caprylyl Glycol
Marka
Marka e bukurisë koreano-jugore ARENCIA inkurajon një mënyrë jetese të thjeshtë dhe miqësore me mjedisin për përdëruesit pasi produktet e saj të kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë vijnë në paketim elegant të produktit që mund të ripërdoret pas përdorimit. Marka është e njohur për pastruesin e saj Green Artisan që përmban përbërës natyralë si orizi dhe pluhuri i farave të bajames së ëmbël për të pastruar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe papastërtitë në lëkurë. Ekziston edhe serumi i pasur me vitamina Fresh Holy Hyssop 30 që hidraton dhe ndriçon lëkurën.

