SHISEIDO Fino Premium Touch Shampoo

€25,00 €16,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

SHISEIDO Premium Touch Shampoo është "BESTSELLER" në kategorinë e shampove për flokë në Japoni. E formuluar për të pastruar butësisht flokët e thatë dhe të dëmtuar, ajo njëkohësisht i ushqen dhe i zbut, duke u fokusuar në rikthimin e butësisë, shkëlqimit dhe elasticitetit të fibrës së flokut pa e rënduar atë. Formula e saj përmban përbërës hidratues dhe zbutës si Royal Jelly Extract (ekstrakt i qumështit të bletës), Hydrolyzed Wheat Protein, si dhe agjentë hidratues si PCA dhe sorbitol, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e strukturës së flokut. Gjithashtu përmban dimethicone, i cili krijon një shtresë të lehtë mbrojtëse që jep shkëlqim dhe lëmim, duke reduktuar frizz-in dhe duke e bërë flokun më të lehtë për t’u krehur. Ndërsa, formulimi me përbërës aktivë largon papastërtitë dhe yndyrën në mënyrë efektive, pa e tharë tepër flokun. Shampo-ja krijon një shkumë të butë dhe kremoze që pastron skalpin duke ruajtur balancën natyrale të hidratimit. E përshtatshme për flokë të thatë, të dëmtuar, të trajtuar ose me tendencë për t’u elektrizuar, duke i lënë flokët më të butë, më të lëmuar dhe me shkëlqim që nga përdorimi i parë.

Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për acarimin e skalpit. 

*550ml

Përdorimi

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Royal Jelly Extract (ekstrakt i qumështit të bletës), Hydrolyzed Wheat Protein, PCA, sorbitol, dimethicone

Lista e plotë e përbërësve

Water (Aqua), Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Cocamide MEA, Sodium Chloride, Sorbitol, Royal Jelly Extract, Hydrolyzed Wheat Protein, PCA (Pyrrolidone Carboxylic Acid), Dimethicone, Polyquaternium-10, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Sodium Benzoate, Citric Acid, Sodium Citrate, Fragrance (Parfum), Benzyl Alcohol, Linalool, Limonene

Marka

SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.

Shpërndani

€25,00 €16,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm