NEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 21 dhe Prill 22.
Shpërndani
Për blerje me vlerë mbi 50€, transporti FALAS! Për Maqedoninë e Veriut për blerje me vlerë mbi 80€, transporti FALAS!
Shënim për porosinë
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 21 dhe Prill 22.
NEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Cream, është një krem hidratues qetësues, që përmban 75% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum) nga marka më pëlqyer NEOGEN DERMALOGY. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me Calendula, Guaiazulene, Ekstrakte Bimore, Arginine dhe 8 lloje të Acideve Hyaluronic, e bëjnë kremin të ndihmojë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Nga ana tjetër formulimi me centella asiatica, pelin, vaj jojoba dhe makadamia e hidratojnë thellësisht lëkurën dhe japin kontributin e tyre në kurimin e plagëve, trajtimin e djegieve, kruarjes dhe minimizon dukshëm inflamacionin në lëkurë. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*80gr
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
75% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf, Calendula, Guaiazulene, Ekstrakte Bimore, Arginine dhe 8 lloje të Acideve Hyaluronic, centella asiatica, pelin, vaj jojoba dhe makadamia
Lista e plotë e përbërësve
Herbal wheat water (75%), glycerin, propanediol, butylene glycol, 1,2-hexane diol, niacinamide, methyltrimethicone, cetylhexanoate, olive oil, panthenol, alginine, cetearyl olivate, acrylate/C10-30 alkylacrylate, cecoalkoethylcerolimer, cetylcerol,Yate, hydrated hyaluronic acid, sodium acetylated hyaluronate, hyaluronic acid, sodium hyaluronate chromimer, hydrated sodium hyaluronate, potassium hyaluronate
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
Shpërndani
E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm
RRETH NESH
Pas katër vitesh përvoje të suksesshme në Shqipëri, KORAL SECRETS tashmë vjen në Kosovë me një website të dedikuar dhe një dyqan fizik me një koncept të ri në zemër të Prishtinës! Ne sjellim markat më të njohura të K-Beauty, duke ofruar zgjidhje për çdo problematikë të lëkurës. Me produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të lëkurës për klientët tanë në Kosovë. Zbuloni sekretet e bukurisë koreane dhe përfitoni nga përvoja jonë e pasur dhe angazhimi për cilësi.
NA KONTAKTONI
ADRESA
Rruga Rexhep Luci, K-PH-1 NR.1 Prishtinë
ABONOHUNI / SUBSCRIBE
© 2025,
Koral Secrets Kosova.Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit