KSECRET SEOUL 1988 Cleansing Oil : Pine Cica 1% + Probiotics
KSECRET SEOUL 1988 Cleansing Oil : Pine Cica 1% + Probiotics
Pastrues fytyre vajor
KSECRET KSECRET SEOUL 1988 Cleansing Oil : Pine Cica 1% + Probiotics është një Pastrues fytyre vajor i formuluar për të larguar në mënyrë efektive make-up-in, SPF-in, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës, pa e tharë apo irrituar lëkurën. Formula e tij e pasur me 1% Pine Cica dhe probiotikë ndihmon në pastrimin e thellë të poreve, ndërsa qetëson lëkurën dhe forcon barrierën e saj natyrale. Kombinimi i ekstraktit të pishës dhe Centella Asiatica ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe irritimit, ndërsa probiotikët ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit dhe hidratimit të lëkurës. Në kontakt me ujin, vaji emulsifikohet në një teksturë të butë qumështore, duke e lënë lëkurën të pastër, të butë dhe të freskët, pa ndjesi yndyre. Është ideal si hapi i parë i pastrimit të dyfishtë (double cleansing) dhe i përshtatshëm veçanërisht për lëkurë sensitive, normale dhe të thatë, por edhe për lëkurë mikse që kërkon pastrim efektiv dhe qetësues njëkohësisht.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1% Pine Cica, probiotikë, ekstrakt i pishës, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Pinus Densiflora Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycoproteins, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid
Marka
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal, një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule
CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule
CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule është një "mrekulli në një shishe" që sigurisht do t’ju pëlqejë për përbërjen dhe konsistencën e tij të shkëlqyeshme! Ky serum në trajtë ampule përmban kapsula të dukshme me ekstrakt 24 karati ari. Po, e lexuat mirë! Kjo ampulë përmban ar dhe si një përbërës mbrojtës i lëkurës, ari ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe ofruar përfitime antibakteriale dhe antioksiduese. Por, nuk mbaron me kaq! Ashtu si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+. edhe kjo ampulë përmban kompleksin TECA. Një kompleks që siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e rrudhave të vogla. Përdorimi i këtij produkti do t’ju sjellë një lëkurë më të re dhe më të shndritshme, gati për të pritur komplimentet! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ar, kompleks TECA.
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Melia Azadirachta Leat Extract, Dioscorea Japonica Root Ex tract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ineobroma Cacao (Cocoa Seed Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Punica Granatum Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Camelina Sativa Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Juniperus Mexicana Oil,Bulnesia Sarmientoi Wood Oil, Cedrus Atlantica Bark Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Vetiveria Zizanoides Root Oil, Cistus Ladaniferus Oil, Piper Nigrum Pepper) Seed Oil, Pelargonium Gravelenson, Eletaria Cardamomum Seed Oil, Rose Flower Oil, Water, Ammonium Acryloydimetnyita Copolymer, Mineral Water, Butylene Glycol, Acrylates/c10-30 alky Aorylate Crosspolymer, Octyldodeceto, Iromethamine, Xanthan Gum, Adeno sine, Dipropylene Glyco.ructoo igosaccharides, Beta-glucan, Dextrin, Polyglyceryl 10 Oleate, Hyd rolyzed Hyaluronic Acida Gold Sucrose Madecassic Acid, Asiaticoside Asiatio Acid, Eryngium Maritimum Callas Culture FiltrateMaltodextrin, Tocopherol Izenexanediol,Fragrance, Ethylhexy,
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MADECA DERMA Phyto Calming Microbiome Ampoule
MADECA DERMA Phyto Calming Microbiome Ampoule
Në kohën e zhvillimeve të fundit në fushën e kujdesit për lëkurën, MADECA DERMA Microbiome Ampoule dallohet si një inovacion i jashtëzakonshëm që po tërheq vëmendje për rezultate të dukshme brenda një muaji përdorimi. Formuluar nga gjigandi farmaceutik, Dongkook Pharmaceutical Co., lider në prodhimin e filler-it (injeksion) të cilësisë më të lartë, këto ampula janë krijuar me acid hialuronik (jo nga ai i zakonshmi) për të sjellë një standard cilësie të lartë që nuk gjendet në produktet e tjera të kujdesit për lëkurën dhe kozmetikës. Veç kësaj, një veçori tjetër e këtij produkti është aftësia e tij për të imituar mikrobiomën e një lëkure 20-vjeçare, duke përdorur teknologjinë më të fundit në fushën e kozmetikës. MADECA DERMA Phyto Calming Microbiome Ampoule është një shembull i shkëlqyer i kësaj teknologjie. Kjo ampulë është zgjedhja perfekte për ato që kërkojnë qetësim të menjëhershëm të lëkurës së irrituar dhe asaj shumë sensitive. Përmban ekstrakt të pishës me një prejardhje të jashtëzakonshme që përfshin 150 milionë vjet. Ky përbërës është një mikrob i sigurt dhe i dobishëm (GRAS) që u përdoret për të prodhuar ushqim të fermentuar që u ofrohet mbretërve gjatë Dinastisë Joseon. Çdo ampulë përmban 70% acid hialuronik për të siguruar një hidratim të thellë dhe 12.5% Phyto Calming Biome Ball, për të qetësur menjëherë lëkurën e irrituar, duke bërë të mundur minimizimin e inflamacionit në të. Një shishe është e mjaftueshme për një javë të tërë.
Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Madeca Prime Bundle.
*7ml / 0.23 fl oz * 5ea
Përdorimi
Fillimisht, hiqni kapakun dhe mbulesën mbyllëse të ampulës sipas udhëzimeve të ilustruara. Vendosni grykën dhe tundeni për të shpërndarë topin e biomës dhe për ta kombinuar atë me përzierjen e acidit hialuronik përpara aplikimit. Aplikoni disa pika në lëkurë dhe shpërndajeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve. Më pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70% acid hialuronik, Phyto Calming Biome Ball
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipheny| Dimethicone, Pentylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Methy|propanediol, Bacillus Ferment, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Amber Powder, Solanum Melongena (Eggplant) Fruil Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Houttuynia Cordata Extract, Camellio Sinensis Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Cynanchum Atralum Extract, Eucalyptus Globulus leaf Extract, Juglans Nigra (Black Walnut) Leaf Extract, Lavandula Angustitolia (Lavender) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Melisso Officinalis Leaf Extract, Mantha Piperita (Peppermint) Leat Extract, Mentha Spicala Flower/Leat/Stem Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Pelargonium Graveolens Extract, Pinus Densiflora Leaf Exiracl, Rosmorinus Officinalis (Rosemary) Extract, Sophora Japonica Leat Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Flower/Leaf Extract, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Saccharomyces Ferment, Sodium PCA, Panthenol, Adenosine, Sodium Citrate, Citric Acid, Butylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Dextrin, Fructooligosaccharides, Fructose, Mannose, Ribose, Ethylhexylglycerin, Linalool, Hexyl Cinnamal, Benzyl Benzoote, Fragrance/Parfum)
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MIZON Snail Repair Intensive Essence
MIZON Snail Repair Intensive Essence
Mizon Snail Repair Intensive Essence, përmban 88% sekrecion të filtruar nga kërmilli me një veti të fuqishme: hidratuese, riparuese dhe ndriçuese. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës. Përbërja e saj nuk ka efekt ngjitës dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me atë sensitive dhe të dëmtuar.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
88% sekrecion të filtuar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Snail Secretion Filtrate, Glycerin, Butylene Glycol, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Tromethamine, Sodium Polyacrylate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Trehalose, Propanediol, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Pentylene Glycol, Houttuynia Cordata Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Centella Asiatica, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
MIZON Snail Repairing Intensive Toner
MIZON Snail Repairing Intensive Toner
Nëse shqetësoheni për humbjen e elasticitetit të lekurës, vuani nga aknet dhe shenjat post-akne, keni lëkurë sensitive dhe të thatë apo vuani nga dehidratimi (mos balancimit së duhur të prodhimit të yndyrës dhe lagështisë së nevojshme në lëkurë), atëherë ky toner do të bëhet shpëtimi juaj! I formuluar me 30% sekrecion të filtuar nga kërmilli, nxit rigjenerimin qelizor, ndihmon në riparimin e barrierës, shenjat e akneve, reduktim të njollave kafe dhe cikatriçeve. Gjithashu, formulimi i tij përmban ekstrate të bimës centel asiatica e cila do ndihmojë në qetësimin e lëkurës. Ky toner përshtatet me lëkurën sensitive falë pH të ulët acidik që përmban përbërja e tij, e ngjashme me atë të lëkurës. Konsistenca e tij ëshë ujore dhe përthithet lehtësisht nga të gjitha shtresat, duke depërtuar thellësisht.
Ky toner rekomandohet të përdoret nga persona që:
- dëshirojnë të parandalojnë rrudhat në lëkurë;
- kanë problematikë me njollat kafe dhe shenjat post akne;
- dëshirojnë një lëkurë me elasticitet;
- dëshirojnë një përfundim jo ngjitës pas përdorimit të tonerit.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
30% sekrecion të filtuar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water, propanediol, methyl gluceth-20, glycerin, 1,2-hexanediol, glycereth-26, snail secretion filtrate (15,000ppm), butylene glycol, c12-14 pareth-12, trehalose, carbomer, tromethamine, panthenol, ethylhexylglycerin, adenosine, polyquaternium-51, cellulose gum, origanum vulgare leaf extract, chamaecyparis obtusa leaf extract, salix alba (willow) bark extract, scutellaria baicalensis root extract, cinnamomum cassia bark extract, portulaca oleracea extract, lactobacillus/soybean ferment extract, salvia hispanica seed extract, centella asiatica extract, houttuynia cordata extract, tocopherol.
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shfaq 41/41

