ETUDE HOUSE Soon Jung 10-Panthensoside Cica Balm
ETUDE HOUSE Soon Jung 10-Panthensoside Cica Balm
Ky krem ndryshe nga kremi, ETUDE HOUSE Soon Jung 5-Panthensoside Cica Balm përmban 10% panthenol (derivat i vitaminës B5), për të mundësuar hidratimin të plotë dhe akoma më të thellë. Ndërsa, madecassoside e marrë nga bima e Centella Asiatica-s, rigjeneron qelizat e lëkurës së dëmtuar. Cica, nga ana tjetër, version më i përqëndruar i bimës Centella Asiatica dhe madecassoside, ndihmon në qetësimin e mëtejshëm të lëkurës së irrituar. Formula e tij me nivel pH 5.5 është e ngjashme me atë të vetë lëkurës.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% panthensoside, Cica (ekstraktuar nga bima Centella Asiatica)
Lista e plotë e përbërësve
Water / Aqua / Eau, Butylene Glycol, Panthenol, Squalane, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Phenyl Trimethicone, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-10 Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Stearate Citrate, Glyceryl Stearate, Cetearyl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Glycerin, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Disodium Edta, Ethylhexylglycerin, Sorbitan Isostearate, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glucose, Camellia Sinensis Leaf Extract, Tocophero
Marka
ETUDE HOUSE është themeluar në vitin 1988 në Korenë e Jugut. Emri i saj është i veçantë sepse është frymëzuar nga kompozimet instrumentale “étude” të muzikës klasike dhe nga vetë fjala që në frengjisht do të thotë studim. Kjo “shtëpi studimi” e përkujdesjes së lëkurës dhe makeup-it, synon të frymëzojë të gjithë femrat në botë që këtë kujdes ndaj lëkurës dhe pamjes, të mos e shohin si një rutinë të mërzitshme, por si një moment relaksues dhe argëtues për veten. Po aq argëtuese janë edhe paketimet e tij, gjithmonë lozonjare, shumëngjyrëshe dhe plot figura. Çfarë e bën këtë markë kaq të dashur është fakti se ofon produkte me cilësi të lartë me çmim të arsyeshëm.
MIZON Hand & Foot Cream Collagen
MIZON Hand & Foot Cream Collagen
Mizon Hand & Foot Cream Collagen, është një krem i specializuar i formuluar me kolagjen detar, i cili i ngjan shumë kolagjenit që gjendet në lëkurën e njeriut, duke e bërë atë shumë efektiv. Me përbërësit e tij të pasur me kolagjen, ky krem siguron ushqim të thellë dhe përmirëson rrudhat.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Përdorimi
Vendosni një sasi të përshtatshme, sapo të keni larë duart ose pasi të keni vendosur dezifektant! Merrni një sasi të konsiderueshme të kremit, dhe aplikojeni te këmbët tuaja. Masazhojini ato për ta përhapur më mirë sasinë e kremit.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Mineral Oil, Cetearyl Alcohol, PEG-100 Stearate, Glyceryl Stearate, Cyclopentasiloxane, Palmitic Acid, Polysorbate 60, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Stearic Acid, Carbomer, Hydrolyzed Collagen, Triethanolamine, Propylene Glycol, Myristic Acid, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Centella Asiatica Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract , Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Dipropylene Glycol, Phenoxyethanol, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shfaq 56/56

