PURITO Daily Soft Touch Sunscreen Stick SPF50+ PA++++
PURITO Daily Soft Touch Sunscreen Stick SPF50+ PA++++
PURITO Daily Soft Touch Sunscreen Stick SPF50+ PA++++ është një krem dielli në formë stik-u, i krijuar për mbrojtje të lartë dhe riaplikim të shpejtë e të lehtë gjatë gjithë ditës. Ofron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa formula e tij është rezistente ndaj ujit, djersës, rërës dhe ujit të detit, duke e bërë veçanërisht praktik për aktivitetet në natyrë. Tekstura e lehtë rrëshqet butësisht mbi lëkurë pa lënë shtresë të bardhë apo ndjesi ngjitëse, ndërsa pudra që kontrollon sebumin ndihmon në absorbimin e yndyrës së tepërt dhe krijon një përfundim të freskët dhe më të thatë. Formula përmban ekstrakt Minari, Aloe Vera dhe Allantoin, të cilat ndihmojnë në qetësimin dhe kujdesin ndaj lëkurës. Dizajni kompakt e bën ideal për ta mbajtur me vete dhe për të riaplikuar SPF-në lehtësisht gjatë ditës, edhe mbi makeup.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20g
Përdorimi
Nxirrni stick-un jo më shumë se 0.5 cm. Si hapi i fundit i rutinës së mëngjesit, kalojeni të paktën 4 herë mbi secilën zonë, duke siguruar mbulim të njëtrajtshëm të fytyrës dhe qafës. Riaplikojeni çdo 2 orë gjatë ekspozimit dhe pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir. Shmangni kontaktin me sytë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt Minari (Oenanthe Javanica), Aloe Vera, Allantoin, ekstrakt jamballi
Lista e plotë e përbërësve
Dibutyl Adipate, Synthetic Wax, Coco-caprylate/caprate, Isopropyl Myristate, Vinyl Dimethicone/methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Silica, Caprylyl Methicone, Diisopropyl Sebacate, Butyloctyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Bis-ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Microcrystalline Wax, Polysilicone-15, Oenanthe Javanica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Allantoin, Polyglyceryl-4 Diisostearate/polyhydroxystearate/sebacate, Caprylyl Glycol, 1,2-hexanediol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Propanediol, Water (Aqua), Butylene Glycol, Bioflavonoids, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract
Marka
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
BEAUTY OF JOSEON Jelloskin Massage Cream For Face and Body
€25,00
Çmimi për njesi perBEAUTY OF JOSEON Jelloskin Massage Cream For Face and Body
€25,00
Çmimi për njesi perFrymëzuar nga mjekësia tradicionale Hanbang dhe filozofia koreane e kujdesit holistik, BEAUTY OF JOSEON Jelloskin Massage Cream For Face and Body është rezultat i një bashkëpunimi të veçantë mes BEAUTY OF JOSEON dhe krijueses byAva së glowwithava. I pasur dhe i formuluar me kujdes, ky krem jo vetëm që ushqen lëkurën e fytyrës, por falë formulës së tij të plotë dhe përbërësve të zgjedhur me kujdes, është gjithashtu i përshtatshëm për të hidratuar dhe rigjeneruar edhe lëkurën e trupit. Formula unike e kremit përmban përbërës të fuqishëm dhe të lashtë si fasulet Centiger, të njohura për vetitë e tyre të jashtëzakonshme hidratuese dhe mbrojtëse ndaj irritimeve. Fasulet Centiger krijohen përmes fermentimit të fasuleve tigër me ekstraktin e Centella asiatica, duke ofruar përfitime të shtuar për forcimin e barrierës së lëkurës dhe rigjenerimin e saj. Gjithashtu, vaji i krundet të orizit, i pasur me vitamina dhe minerale, hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës një shkëlqim natyral e të shëndetshëm, duke ndihmuar gjithashtu në qetësimin dhe mbrojtjen e saj. Tekstura e tij unike, e ngjashme me puding, rrëshqet butësisht mbi lëkurë duke siguruar një ndjesi relaksuese dhe rigjeneruese. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë dhe për fëmijët.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*200 ml
Përdorimi
Për fytyrën: Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Për trupin: Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
fasule Centiger, vaji i krundet të orizit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Hydrogenated Poly (C6-14 Olefin), Niacinamide, Polyglyceryl-6 Distearate, Cetearyl Alcohol, Propylheptyl Caprylate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Candelilla/Jojoba/Rice Bran Polyglyceryl-3 Esters, 1,2-Hexanediol, Vinyl Dimethicone, Glyceryl Stearate, Methyl Trimethicone, Hydroxyacetophenone, Dipropylene Glycol, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Coptis Japonica Root Extract, Butylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Sodium Stearoyl Glutamate, Fructooligosaccharides, Adenosine, Glyceryl Polymethacrylate, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Panthenol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Maltodextrin, Tocopherol, Methylpropanediol, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Ceramide NP, Opuntia Coccinellifera Fruit Extract, Phaseolus Vulgaris (Kidney Bean) Seed Extract
Marka
MIZON Cicaluronic™ Nonnano Sunblock SPF50+ PA++++
MIZON Cicaluronic™ Nonnano Sunblock SPF50+ PA++++
Mizon Cicaluronic™ Nonnano Sunblock, ky krem mbrojtës është formuluar për të siguruar mbrojtje të fuqishme ndaj rrezeve të diellit (UVA dhe UVB), duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimit të lëkurës dhe plakjes së saj. Ky produkt ofron një ndjesi të rehatshme dhe hidratuese për lëkurën tuaj, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyeshme për kujdesin e saj. MIZON është i njohur për inovacionin në kujdesin e lëkurës, dhe ky krem përmban formulën e patentuar Cicaluronic Complex ™, një kombinim i acidit hyaluronic dhe ekstrakteve të bimës Centella asiatica. Ky kompleks ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke e lënë atë më të butë dhe më të hidratuar. Nga ana tjetër, falë me ekstrakte natyrale bimore (si ekstrakti i gjetheve të aloe), ky krem ka efekt qetësues në lëkurë si edhe parandalon dëmtimin e lëkurës që mund të shkaktohet nga rrezatimi diellor. Konsistenca e tij non-nano vjen e lehtë, dhe duke e përhapur mirë me duar nuk arrin të dallohet asnjë njollë e bardhë nga filtrat fizik. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që ky krem ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cicaluronic Complex ™ (acid hyaluronic, ekstrakte cikatriceale), centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Cyclopentasiloxane, Water, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Ethylhexyl Salicylate, Polymethylsilsesquioxane, Zinc Oxide (CI 77947), Lauryl PEG/PPG-18/18 Methicone, Titanium Dioxide (CI 77891), C12-15 Alkyl Benzoate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Disteardimonium Hectorite, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Magnesium Sulfate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Glucose, Chlorella Vulgaris Extract, Aluminum Hydroxide, Fragrance (Parfum), Stearic Acid, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Fructose, Fructooligosaccharides, Dimethicone, Silica Dimethyl Silylate, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Water, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Salvia Sclarea (Clary) Extract, Propanediol, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Centella Asiatica Extract, Bambusa Arundinacea Stem Extract, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Benzyl Glycol, Sodium Benzoate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Sorbate, Hyaluronic Acid
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shfaq 21/21

