HEIMISH Bulgarian Rose Hydrogel Eye Patch
HEIMISH Bulgarian Rose Hydrogel Eye Patch
I ndjeni sytë të lodhur? Gjatë ditës ju krijohen qeska poshtë syve? Qëndrimi për shumë orë të gjata para kompjuterit dhe telefonit po ju shkakton një pamje jo të këndshme të zonës së syve? Ju këshillojmë të provoni këto maska qetësuese të formuluara me ekstrakt trëndafili bullgar. Uji dhe ekstrakti nga ky trëndafil është shumë i njohur për vetitë e tij shëruese dhe rigjeneruese për lëkurën, falë përmbajtjes me vitamina dhe minerale të shumta. HEIMISH Bulgarian Rose Hydrogel Eye Patch ndihmojnë në zbehjen e rrathëve të zinj duke i dhuruar lëkurës freski, hidratim dhe një pamje më rinore. Materiali unik dhe i përsosur që këto maska kanë prej hidro-xheli janë shumë elastike, duke lejuar esencën të depërtojë thellësisht në zonën rreth syve, duke i dhuruar përfitime sa më maksimale. Gjithashtu këto maska ofrojnë përmirësim të teksturës së lëkurës duke mbajtur kështu në kontroll vijat e holla dhe rrudhat. Falë aromës së ujit të trëndafilit teksa i mbani nën sy do të përjetoni një ndjesi çlodhjeje dhe relaksimi.
Formula e tyre është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
* Këto maska gjithashtu mund të treten në ujë duke formuar kështu një esencë. Uji i trëndafilit bullgar ndihmon në hidratimin dhe shkëlqimin e lëkurës dhe përmirëson rrudhat në ballë, rreth syve, hundës dhe gojës.
*1.4gr x 60maska njëpërdorimshe për sytë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim të thellë dhe përmirësim të shenjave të moshës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
uji i trëndafilit bullgar
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Chondrus Crispus (Carrageenan), Butylene Glycol, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Pinus Sylvestris Leaf Extract, Propanediol, Pentylene Glycol, Rosa Damascena Flower Water, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Portulaca Oleracea Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Centella Asiatica Extract, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ceratonia Siliqua Gum, Sucrose, Potassium Chloride, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Calcium Chloride, Allantoin, Tripropylene Glycol, Dipropylene Glycol, Cellulose Gum, Chondrus Crispus Powder, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Calcium Aluminum Borosilicate, Tin Oxide, Carmine, Calcium Lactate, Adenosine, Synthetic Fluorphlogopite, Titanium Dioxide, Disodium EDTA, Ethyl Hexanidiol, 1,2-Hexanediol, Chlorphenesin, Arginine, Fragrance
Marka
Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë.
ARENCIA PDRN Booster Shot
ARENCIA PDRN Booster Shot
Marka inovative ARENCIA prezanton PDRN Booster Shot, një serum revolucionar i krijuar për të ofruar rigjenerim qelizor të thellë dhe një shkëlqim të menjëhershëm (glow) që buron nga brenda. I formuluar me PDRN (Polinukleotide) të nxjerrë nga ADN-ja e salmonit, ky booster targeton humbjen e elasticitetit, teksturën e ashpër dhe shenjat e lodhjes të lëkurës. PDRN njihet si një përbërës "mrekullibërës" në mjekësinë estetike, i cili stimulon vetë-shërimin e indeve dhe nxit prodhimin natyral të kolagjenit e elastinës për të rikthyer vitalitetin e humbur. Nga ana tjetër, formulimi i pasur me Peptide dhe Adenozinë rrit fuqinë riparuese të kremit, duke ndihmuar në lëmimin e rrudhave dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Ndërsa prania e Acidit Hialuronik me madhësi të ndryshme molekulare dhe Panthenolit ndihmon në tërheqjen e lagështisë në shtresat më të thella, duke e bërë lëkurën të sa më rinore. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato që kanë nevojë për një "shkëndijë" rigjenerimi të menjëhershëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (Polinukleotide), Peptide, Adenozinë, Acid Hialuronik, Panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Propanediol, Niacinamide, Polyglycerin-3, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Cetearyl Olivate, Hydroxyacetophenone, Sodium Polyacrylate, Sorbitan Olivate, Coptis Japonica Root Extract, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium Edta, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Cyanocobalamin, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Sodium Dna, Panthenol, Glyceryl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Citrullus Lanatus (Watermelon) Fruit Extract, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Collagen, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Hexapeptide-9, Nonapeptide-1, Palmitoyl Hexapeptide-12, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Pentapeptide-3, Tripeptide-1, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
Marka
Marka e bukurisë koreano-jugore ARENCIA inkurajon një mënyrë jetese të thjeshtë dhe miqësore me mjedisin për përdëruesit pasi produktet e saj të kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë vijnë në paketim elegant të produktit që mund të ripërdoret pas përdorimit. Marka është e njohur për pastruesin e saj Green Artisan që përmban përbërës natyralë si orizi dhe pluhuri i farave të bajames së ëmbël për të pastruar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe papastërtitë në lëkurë. Ekziston edhe serumi i pasur me vitamina Fresh Holy Hyssop 30 që hidraton dhe ndriçon lëkurën.

