KUNDAL Honey & Macadamia Pure Body Wash (Cherry Blossom)
KUNDAL Honey & Macadamia Pure Body Wash (Cherry Blossom)
KUNDAL Honey & Macadamia Pure Body Wash (Cherry Blossom) është një larës për trupin, i krijuar për të pastruar butësisht lëkurën dhe për të ndihmuar në ruajtjen e hidratimit. Formula përmban 42% lëng nga gjethet e aloe verës, mjaltë dhe ekstrakt makadamie, të cilët ndihmojnë në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës. Glicerina dhe hialuronati i natriumit ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, ndërsa vajrat e kokosit, jojobës dhe kamelias ndihmojnë në ushqimin e saj. Formula përfshin gjithashtu ekstrakte bimore, si centella asiatica, çaji jeshil dhe tërshëra, për kujdes shtesë ndaj lëkurës. Aroma Cherry Blossom ndërthur nota agrumesh, si portokalli, grejpfruti dhe limoni, me aromën delikate të luleve të qershisë dhe trëndafilit, të plotësuara nga nota të ngrohta myshku, druri dhe qelibari. Pas përdorimit, lëkura ndihet e pastër, e butë dhe e freskët.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*500ml
Përdorimi
Merrni një sasi të konsiderueshme dhe masazhojeni të gjithë trupin. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Më pas vazhdoni duke lyer trupin me kremin e linjës ose vajin e trupit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Aloe vera, mjaltë, ekstrakt makadamie, glicerinë, hialuronat natriumi, vaj kokosi, vaj jojoba, vaj kamelie, centella asiatica, ekstrakt çaji jeshil, ekstrakt tërshëre
Lista e plotë e përbërësve
Marka
KUNDAL është një markë koreane e kujdesit personal, e njohur për produktet e saj për flokët dhe trupin, të formuluara me përbërës me origjinë natyrore dhe aroma të veçanta. Emri i saj vjen nga fjala koreane kundal (quince), ndërsa produktet kombinojnë përbërës ushqyes, si mjalti dhe makadamia, me tekstura të këndshme dhe aroma të frymëzuara nga parfumeria, për ta kthyer rutinën e përditshme të kujdesit personal në një përvojë aromatike dhe relaksuese.
KUNDAL Honey & Macadamia Pure Body Wash (Baby Powder)
KUNDAL Honey & Macadamia Pure Body Wash (Baby Powder)
KUNDAL Honey & Macadamia Pure Body Wash (Baby Powder) është një larës për trupin, i krijuar për të pastruar lëkurën butësisht, duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit dhe butësisë së saj. Formula përmban 42% lëng nga gjethet e aloe verës, i cili ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës, si dhe ekstrakt mjalti dhe makadamie, që ndihmojnë në ushqimin dhe ruajtjen e lagështisë. Glicerina dhe hialuronati i natriumit ndihmojnë që lëkura të mos ndihet e thatë pas larjes, ndërsa vajrat e kokosit, jojobës dhe kamelias japin kujdes shtesë. Formula krijon shkumë të butë, shpëlahet lehtësisht dhe është e përshtatshme për përdorim të përditshëm. Aroma Baby Powder ndërthur nota të freskëta agrumesh me trëndafil, ylang-ylang dhe iris, të përfunduara me nota të buta myshku dhe druri, duke lënë një aromë të pastër dhe të ëmbël në lëkurë.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*500ml
Përdorimi
Merrni një sasi të konsiderueshme dhe masazhojeni të gjithë trupin. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Më pas vazhdoni duke lyer trupin me kremin e linjës ose vajin e trupit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lëng aloe vera, ekstrakt mjalti, ekstrakt makadamie, glicerinë, hialuronat natriumi, vaj kokosi, vaj jojoba, vaj kamelie.
Lista e plotë e përbërësve
Marka
KUNDAL është një markë koreane e kujdesit personal, e njohur për produktet e saj për flokët dhe trupin, të formuluara me përbërës me origjinë natyrore dhe aroma të veçanta. Emri i saj vjen nga fjala koreane kundal (quince), ndërsa produktet kombinojnë përbërës ushqyes, si mjalti dhe makadamia, me tekstura të këndshme dhe aroma të frymëzuara nga parfumeria, për ta kthyer rutinën e përditshme të kujdesit personal në një përvojë aromatike dhe relaksuese.
KUNDAL Honey & Macadamia Pure Body Lotion (Amber Vanilla)
KUNDAL Honey & Macadamia Pure Body Lotion (Amber Vanilla)
KUNDAL Honey & Macadamia Pure Body Lotion (Amber Vanilla) është një locion hidratues dhe ushqyes për trupin, i formuluar për të ruajtur lagështinë dhe për ta lënë lëkurën më të butë dhe të lëmuar. Formula përmban mjaltë dhe ekstrakt të makadamias, që ndihmojnë në ushqimin e lëkurës, si dhe aloe vera, e cila ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e saj. Niacinamidt në formulim ndihmojnënë përmirësimin e pamjes dhe njëtrajtshmërisë së tonit të lëkurës, ndërsa glicerina ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe parandalimin e tharjes. Tekstura e butë, si mëndafsh, përhapet lehtësisht dhe përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të rëndë apo tepër të yndyrshme. Aroma Amber Vanilla ndërthur ëmbëlsinë e vaniljes me notat e ngrohta dhe sensuale të qelibarit, të shoqëruara nga nota frutore, lulesh dhe druri, duke e kthyer kujdesin e përditshëm për trupin në një përvojë aromatike dhe relaksuese. Aplikojeni pas dushit në të gjithë trupin, veçanërisht në zonat e thata, dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet.
Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale. Ky produkt ka paketim ekologjik.
Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.
*500ml
Përdorimi
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Mjaltë, ekstrakt makadamie, aloe vera, niacinamide, glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycerin, Hydrogenated Poly C6-14 Olefin, Butylene Glycol, Shea Butter, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Honey Extract 12,250 ppm, Macadamia Seed Extract 12,250 ppm, Polyglyceryl-3 Distearate, Dimethicone, Glyceryl Stearate, 1,2-Hexanediol, Sorbitan Stearate, Hydroxyacetophenone, Arginine, Carbomer, Glyceryl Stearate Citrate, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Adenosine, Disodium EDTA, Camellia Japonica Seed Oil, Sunflower Seed Oil, Mango Seed Butter, Macadamia Seed Oil, Jojoba Seed Oil, Grape Seed Oil, Propanediol, Sorbitan Isostearate, Bilberry Fruit Extract, Burdock Root Extract, Reed Extract, Red Clover Extract, Fragrance, Alpha-Isomethyl Ionone, Coumarin, Hexyl Cinnamal, Hydroxycitronellal, Linalool

Shfaq 21/21