AROMATICA Rosemary Scalp Scaling Shampoo
Nga €12,00
Çmimi për njesi perAROMATICA Rosemary Scalp Scaling Shampoo
Nga €12,00
Çmimi për njesi perProvoni ndjesinë e skalpit të shëndetshëm dhe flokëve elastikë e plot vitalitet!
AROMATICA Rosemary Scalp Scaling Shampoo është e formuluar me rozmarinë, hala pishe, xhinxher, borzilok dhe rigon. Pastron butësisht skalpin nga zbokthi, dhe në të njejtën kohë e ushqen thellësisht atë. Rozmarina dhe vaji esencial nga druri i kedrit stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe bëjnë një detoksifikim të skalpit. Biotina (vitamina B7) dhe pro-vitamina B5 (panthenol), ushqejnë dhe kyçin lagështinë në skalp dhe në të gjithë gjatësinë e flokut. Përbërja me vajra esencialë qetëson nga stresi i akomuluar dhe mbush plot me energji të reja e pozitive! Shampoo këshillohet të përdoret e kombinuar me: AROMATICA Rosemary Scalp 3-in-1 treatment dhe AROMATICA Rosemary Root Enhacher për efekt maksimale. Mund të përdoret nga çdo tipologji të flokëve dhe formulimi me përbërës organikë e bën të përshtatshëm dhe për përdorim të përditshëm.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*400ml/180ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Rozmarinë, BHA (Acid Salicilik), biotinë, panthelon, kafeinë, probiotikë, amino acid
Lista e plotë e përbërësve
Marka
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

