GOODAL Heartleaf PDRN Collagen Melting Patch
GOODAL Heartleaf PDRN Collagen Melting Patch
GOODAL Heartleaf PDRN Collagen Melting Patch janë patch inovativ për kujdesin e lëkurës, të krijuar për të hidratuar, qetësuar dhe përmirësuar elasticitetin e saj. Teknologjia "melting patch" lejon që përbërësit aktivë të shkrihen gradualisht në kontakt me lëkurën, duke mundësuar përthithje më efektive dhe rezultate më të dukshme. Formula përmban PDRN, një përbërës i njohur për vetitë e tij rigjeneruese, që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe rigjenerimin e lëkurës. Kolagjeni nga ana tjetër ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, duke reduktuar pamjen e vijave të holla dhe shenjave të lodhjes. Ekstrakti i Heartleaf (Houttuynia Cordata) ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes, ndërsa acidi hialuronik siguron hidratim intensiv dhe afatgjatë. Të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e dehidratuar, të ndjeshme ose që ka humbur elasticitetin dhe shkëlqimin natyral.
* 4 copë
Përdorimi
Pas pastrimit të lëkurës dhe aplikimit të tonerit, vendoseni patch-in në zonën e dëshiruar (si poshtë syve, në vijat nasolabiale ose në zona të tjera që kanë nevojë për kujdes intensiv). Lëreni të veprojë derisa patch-i të shkrihet dhe përbërësit aktivë të përthithen nga lëkura. Më pas hiqeni pjesën mbështetëse nëse është e nevojshme dhe masazhoni lehtësisht produktin e mbetur derisa të përthithet plotësisht. Mund të përdoret si pjesë e rutinës së mbrëmjes ose sa herë që lëkura ka nevojë për hidratim dhe kujdes shtesë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
Collagen, Hydrolyzed Collagen, Sodium DNA, Houttuynia Cordata Extract, Sodium Hyaluronate, 1,2-Hexanediol
Marka

