FRANKLY PDRN Bounce Ball Serum
FRANKLY PDRN Bounce Ball Serum
FRANKLY PDRN Bounce Ball Serum është një serum inovativ korean me formulë të veçantë dyfazore dhe teknologjinë unike “Bounce Ball”, i krijuar për të rigjeneruar lëkurën, për të përmirësuar elasticitetin dhe për t’i dhënë asaj një pamje më rinore dhe plot vitalitet. Në formulë gjendet PDRN (Sodium DNA) i nxjerrë nga salmoni, i cili ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, stimulon kolagjenin dhe përmirëson elasticitetin, duke lëmuar vijat e imëta. I pasur me ekstrakt të vezëve të salmonit, një përbërës më veti ushqyese dhe antioksidantësh, ky serum ushqen në thellësi, ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruan hidratimin për një pamje më të plotë e të shëndetshme. Formula përmban gjithashtu niacinamide dhe adenosine për njëtrajtësimin e tonit si dhe Centella Asiatica dhe Houttuynia Cordata që qetësojnë dhe mbrojnë lëkurën e ndjeshme. Veçantia e tij qëndron tek kapsula vajore “Bounce Ball”, një top portokalli me raport unik 9:1 vaj–esencë, që duhet të shkundet para përdorimit për t’u përzier me esencën hidratuese; gjatë këtij procesi çlirohen përbërësit aktivë të freskët dhe krijohet një teksturë e lehtë, por thellësisht ushqyese, që përthithet shpejt pa ndjesi ngjitëse. Rezultati është një lëkurë më e hidratuar, më elastike, më e lëmuar dhe me një shkëlqim natyral e të shëndetshëm që vihet re që nga përdorimet e para.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, tundeni mirë për të shpërndarë topin aktiv PDRN dhe për ta përzier me formulën e serumit. Aplikoni disa pika në lëkurë dhe shpërndajeni butësisht në fytyrë dhe qafë derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (Sodium DNA), ekstrakt të vezëve të salmonit, Centella Asiatica, Houttuynia Cordata, niacinamide, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Diphenyl Dimethicone, Pentylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Butylene Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Salmon Egg Extract, Sodium Citrate, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Citric Acid, Glycine Soja (Soybean) Oil, Eclipta Prostrata Extract, Sodium DNA(PDRN), Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Phytate, Hydroxyethylcellulose, Melia Azadirachta Leaf Extract, Bacillus Ferment, Pullulan, Salvia Hispanica Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Bixa Orellana Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Tocopherol
Marka
FRANKLY është një markë moderne koreane e kujdesit për lëkurën që kombinon filozofinë e thjeshtë dhe të besueshme me formulime të bazuara në shkencë dhe përbërës të provuar. Produkte të saj janë krijuar nga studiues kozmetikë për të ofruar efikasitet pa përbërës të panevojshëm, duke i bërë të përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme. Me një qasje transparente — pa parabene, pa aromë artificiale dhe të testuara dermatologjikisht — FRANKLY synon të sjellë rezultate të dukshme dhe një rutinë të pastër, efektive dhe të qetë për çdo ditë. Marka prodhohet në Kore, njihet globalisht dhe është bërë e dashur nga përdoruesit që duan kujdes të thjeshtë, të sigurtë dhe me rezultate të vërteta në lëkurë.
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Bubble Serum
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Bubble Serum
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Bubble Serum është një serum inovativ me teksturë bubble-to-serum, i cili aktivizohet duke u shndërruar nga shkumë e lehtë në serum të pasur gjatë aplikimit, duke depërtuar shpejt në lëkurë për hidratim intensiv, shkëlqim dhe efekt “plump”. Formulimi i tij bazohet në kombinimin e 99% PDRN + 5% Niacinamide, që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, balancimin e tonit dhe përmirësimin e vitalitetit, ndërsa kolagjeni me pastërti të lartë (200Da) ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe rregullimin e teksturës për një pamje më të lëmuar dhe rinore. Kompleksi hidratues me acid hialuronik, ceramide dhe panthenol ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse, ruajtjen e lagështisë dhe qetësimin e lëkurës, ndërsa Vitamin E (Tocopherol) vepron si antioksidant për të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Formula është e lehtë, përthithet shpejt pa ndjesi ngjitëse dhe është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e poreve të dukshme, përmirësimin e tonit të pabarabartë dhe rikthimin e një shkëlqimi të shëndetshëm “glass skin”.
Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*95ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
99% PDRN + 5% Niacinamide, kolagjen, acid hialuronik, ceramide, panthenol, Vitamin E (Tocopherol)
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Niacinamide, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glycerin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), C12-14 Alketh-12, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Isododecane, Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, Ethylhexylglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Collagen Extract, Triethyl Citrate, Betula Alba Bark/Leaf Extract, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Cymbopogon Citratus Leaf Oil, Illicium Verum (Anise) Fruit/Seed Oil, Adenosine, Tocopherol, Disodium EDTA, Cyanocobalamin, Collagen, Sodium DNA, Panthenol, Milk Protein Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Retinol, Butylene Glycol, Glutamic Acid, Serine, Aspartic Acid, Hydrolyzed Collagen
Marka
MEDICUBE Deep Lifting Peptide Eye Cream
MEDICUBE Deep Lifting Peptide Eye Cream
MEDICUBE Deep Lifting Peptide Eye Cream është një krem i avancuar për zonën delikate të syve, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin dhe për të reduktuar linjat e holla. Formula e tij përmban kompleks peptidesh shumë-funksional, të cilat ndihmojnë në forcimin e zonës së lëkurës të syve dhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke ndihmuar në reduktimin gradual të rrudhave dhe humbjes së elasticitetit. I pasur me kolagjen të hidrolizuar dhe adenosine, ky krem ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe qetësimin e shenjave të lodhjes, ndërsa niacinamidet ndihmojnë në përmirësimin e zonës së syve dhe minimizimin e rrathëve të zinj. Nga ana tjetër, kombinimi i përbërësve hidratues si acid hialuronik, ceramide dhe panthenol ndihmon në ruajtjen e lagështisë, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe qetësimin e irritimeve, duke e bërë formulën të përshtatshme edhe për lëkurë sensitive. Tekstura e lehtë dhe e mëndafshtë përthithet shpejt pa ndjesi të rëndë apo ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm jo vetëm për zonën e syve, por edhe për zonat me linja të holla si balli, vijat nazolabiale dhe qafa, për një pamje më të lëmuar, të hidratuar dhe dukshëm më rinore.
*30ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
peptide, niacinamide, acid hialuronik, ceramide, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Methylpropanediol, Glycerin, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Niacinamide, Squalane, Glyceryl Stearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Olivate, C14-22 Alcohols, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Hydrogenated Lecithin, Polysorbate 60, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Palmitic Acid, Stearic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Dimethiconol, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Saccharide Hydrolysate, Glyceryl Stearate Citrate, Fructooligosaccharides, Allantoin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Caprylyl Glycol, Pullulan, Dipotassium Glycyrrhizate, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Adenosine, Sorbitan Laurate, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Myristyl Alcohol, Myristic Acid, Hyaluronic Acid, Glucose, Arachidic Acid, Lauryl Alcohol, Alpha-Isomethyl Ionone, Acetyl Hexapeptide-1, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ceramide NP, Atelocollagen, Desamido Collagen, Palmitoyl Tripeptide-5, Oleic acid, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, Soluble Collagen, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Collagen, Collagen Amino Acids, Acetyl Octapeptide-3, Procollagen, Magnesium PCA, Copper Tripeptide-1, Serine, Sucrose, Glycine, Calcium Chloride, Sea Salt, Alanine, Magnesium Chloride, Threonine, Histidine, Aspartic Acid, Valine, Proline, Dipotassium Phosphate, Lysine, Leucine, Tyrosine, Isoleucine, Magnesium Citrate, Glucosamine HCl, Phenylalanine, Glutamic Acid, Arginine, 1-Methylhydantoin-2-Imide, Asparagine, Citrulline, Methionine, Taurine, Tryptophan, Formic Acid, Glutamine, Cysteine
Marka
MARY & MAY Spicule Retinol PDRN Cream
MARY & MAY Spicule Retinol PDRN Cream
E dinit që PDRN zakonisht nuk depërton lehtësisht në lëkurë? Pikërisht për këtë arsye, MARY & MAY Spicule Retinol PDRN Cream vjen me një formulim intensiv dhe inovativ që rrit efektivitetin e përbërësve aktivë. Formula përmban 2,000 ppm mikro-spikula detare me madhësi 80–300 μm, të dizajnuara për të përmirësuar teksturën e lëkurës, për të lëmuar rrudhat dhe për të minimizuar pamjen e poreve. Në çdo aplikim gjenden afërsisht 90,000–100,000 mikro-spikula, të cilat ndihmojnë depërtimin më të thellë dhe më efikas të përbërësve aktivë duke vepruar realisht aty ku lëkura ka më shumë nevojë për rigjenerim dhe shkëlqim. Formula përmban gjithashtu kolagjen detar premium nga Franca, i cili ndihmon në rritjen e volumit të lëkurës, përforcon barrierën mbrojtëse dhe rrit elasticitetin. CICA PDRN ndihmon në rikuperimin e lëkurës, nxitjen e kolagjenit dhe qetësimin e lëkurës së stresuar apo të ndjeshme. Dhe nuk mbaron këtu! Përbërja përfshin gjithashtu 2% Panthenol (Vitaminë B5), Ceramide NP, Acid Hialuronik dhe Allantoin, që ofrojnë hidratim intensiv dhe efekt qetësues të menjëhershëm. Formula “Safe 4X” është e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme dhe produkti ka kaluar testet e irritimit dermatologjik. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, sidomos për ato që dëshirojnë të adresojnë aknet, shenjat post-akne si edhe shenjat e para të moshës.
Rezultatet klinike kanë treguar përmirësim të dukshëm të gjendjes së lëkurës, duke përfshirë rritje të mbushjes së lëkurës ("plumping effect") me 119.21%, përmirësim të barrierës së lëkurës me 111.72% dhe rritje të elasticitetit të lëkurës me 104.35% në thellësi 2 mm dhe 103.65% në thellësi 8 mm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*15gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
retinol, pdrn, 2,000 ppm mikro-spikula detare, kolagjen detar, Panthenol (Vitaminë B5), Ceramide NP, Acid Hialuronik, Allantoin,
Lista e plotë e përbërësve
Aqua(Water), Methylpropanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Polypropylsilsesquioxane, C14-22 Alcohols, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glyceryl Stearate, Hydrolyzed Collagen, Cetyl Ethylhexanoate, Vinyl Dimethicone, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, C12-20 Alkyl Glucoside, Arginine, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyisobutene, Dextrin, Tocopherol, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Cholesterol, Hydrolyzed Sponge, Gardenia Florida Fruit Extract, Xanthan Gum, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Adenosine, Lauryl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Polyglyceryl- 6 Laurate, Disodium EDTA, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Polyglutamic Acid, Myristyl Glucoside, Ceramide NP, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Stearic Acid, PVM/MA Copolymer, Oleic Acid, Sodium Guaiazulene Sulfonate, Sodium DNA
Marka
MARY & MAY Spicule Collagen PDRN Cream
MARY & MAY Spicule Collagen PDRN Cream
E dinit që PDRN zakonisht nuk depërton lehtësisht në lëkurë? Pikërisht për këtë arsye, MARY & MAY Spicule Collagen PDRN Cream vjen me një formulim intensiv dhe inovativ që rrit efektivitetin e përbërësve aktivë. Formula përmban 1,000 ppm mikro-spikula detare me madhësi 80–300 μm, të dizajnuara për të përmirësuar teksturën e lëkurës, për të lëmuar rrudhat dhe për të minimizuar pamjen e poreve. Në çdo aplikim gjenden afërsisht 90,000–100,000 mikro-spikula, të cilat ndihmojnë depërtimin më të thellë dhe më efikas të përbërësve aktivë duke vepruar realisht aty ku lëkura ka më shumë nevojë për rigjenerim dhe shkëlqim. Formula përmban gjithashtu kolagjen detar premium nga Franca, i cili ndihmon në rritjen e volumit të lëkurës, përforcon barrierën mbrojtëse dhe rrit elasticitetin. CICA PDRN ndihmon në rikuperimin e lëkurës, nxitjen e kolagjenit dhe qetësimin e lëkurës së stresuar apo të ndjeshme. Dhe nuk mbaron këtu! Përbërja përfshin gjithashtu 2% Panthenol (Vitaminë B5), Ceramide NP, Acid Hialuronik dhe Allantoin, që ofrojnë hidratim intensiv dhe efekt qetësues të menjëhershëm. Formula “Safe 4X” është e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme dhe produkti ka kaluar testet e irritimit dermatologjik. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, sidomos për ato që dëshirojnë të adresojnë shenjat e para të moshës.
Rezultatet klinike kanë treguar përmirësim të dukshëm të gjendjes së lëkurës, duke përfshirë rritje të mbushjes së lëkurës me 119.21%, përmirësim të barrierës së lëkurës me 111.72% dhe rritje të elasticitetit të lëkurës me 104.35% në thellësi 2 mm dhe 103.65% në thellësi 8 mm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*15gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1,000 ppm mikro-spikula detare, kolagjen detar, Panthenol (Vitaminë B5), Ceramide NP, Acid Hialuronik, Allantoin,
Lista e plotë e përbërësve
Aqua(Water), Methylpropanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Polypropylsilsesquioxane, C14-22 Alcohols, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glyceryl Stearate, Hydrolyzed Collagen, Cetyl Ethylhexanoate, Vinyl Dimethicone, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, C12-20 Alkyl Glucoside, Arginine, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyisobutene, Dextrin, Tocopherol, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Cholesterol, Hydrolyzed Sponge, Gardenia Florida Fruit Extract, Xanthan Gum, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Adenosine, Lauryl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Polyglyceryl- 6 Laurate, Disodium EDTA, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Polyglutamic Acid, Myristyl Glucoside, Ceramide NP, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Stearic Acid, PVM/MA Copolymer, Oleic Acid, Sodium Guaiazulene Sulfonate, Sodium DNA
Marka
CENTELLIAN24+ Madeca Matcha Pore Cleansing Oil
CENTELLIAN24+ Madeca Matcha Pore Cleansing Oil
CENTELLIAN24+ Madeca Matcha Pore Cleansing Oil është një vaj pastrues i formuluar për pastrim të thellë të poreve, duke larguar në mënyrë efektive make-up-in, SPF-in, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës, pa e tharë apo irrituar lëkurën. Formula e tij dyfazore, e pasur me Matcha dhe kompleksin qetësues TECA™ (ekstrakt i standardizuar i Centella Asiatica), shkrin papastërtitë e bllokuara në pore dhe ndihmon në balancimin e sebumit, ndërsa qetëson lëkurën dhe forcon barrierën e saj natyrale. Në kontakt me ujin, vaji emulsifikohet në një teksturë të butë qumështore, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të butë, pa ndjesi yndyre. Është ideal si hapi i parë i pastrimit të dyfishtë (double cleansing) dhe i përshtatshëm veçanërisht për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me pore të zgjeruara, por edhe për lëkurë të ndjeshme që kërkon pastrim efektiv dhe të butë njëkohësisht.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Matcha, TECA™
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Water, Butylene Glycol, Polyglyceryl-6 Dicaprate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Camellia Sinensis Leaf Water, Fragrance (Parfum), Ethylhexylglycerin, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Ethoxydiglycol, Ocimum Sanctum Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Citrate, Polyglyceryl-10 Laurate, Fructooligosaccharides, Citric Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Tocopherol, Epigallocatechin Gallate, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Capryloyl Salicylic Acid, Lactic Acid, Glycolic Acid, Camellia Sinensis Seed Oil, Niacinamide, Argania Spinosa Kernel Oil, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Dipropylene Glycol, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Centella Asiatica Leaf Extract, Hydroxyacetophenone, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Disodium EDTA, Soymilk, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Centella Asiatica Extract, Madecassoside
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CELIMAX Retinal Shot Tightening Booster
CELIMAX Retinal Shot Tightening Booster
CELIMAX Retinal Shot Tightening Booster është një serum revolucionar që ndihmon në reduktimin e rrudhave, poreve dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Ky booster i fuqishëm përmban 0.1% retinal, një formë e avancuar e retinoidit që stimulon rinovimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më të fortë, të freskët dhe të rigjeneruar. Teknologjia A‑Shot™ e serumit përdor mikropartikuj ultra të imët, të cilët depërtojnë thellë në lëkurë pa shkaktuar irritim, duke lejuar që vitaminat dhe peptidet të absorbohen maksimalisht. Nga ana tjetër, kompleksi i 9 peptideve përmirëson elasticitetin dhe teksturën e lëkurës, ndërsa panthenoli, vitamina E dhe ekstrakti i rrënjës së karotës ofrojnë hidratim të thellë, qetësim dhe mbrojtje antioksiduese. Tekstura e lehtë përthithet shpejt dhe lë një ndjesi të freskët në lëkurë, ndërsa përdorimi i rregullt ndihmon në reduktimin e poreve, përmirësimin e tonit dhe lëmimin e rrudhave. I përshtatshëm për çdo tipologji, kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*15ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.1% retinal, 9 lloje peptidesh, panthenol, vitaminë E, ekstrakt i rrënjës së karotës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Diisostearyl Malate, 1,2-Hexanediol, Polypropylsilsesquioxane, Panthenol, Cetearyl Olivate, Cetearyl Glucoside, Sorbitan Olivate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Lecithin, Carbomer, Arginine, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Tocopherol, Retinal (0.1%), Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Sodium Lactate, Hydrolyzed Sponge, Disodium EDTA, Polysorbate 20, Ascorbic Acid, Glucose, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7
Marka
CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"! Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!
CENTELLIAN24+ Expert Madeca Cream Active Renew PDRN
CENTELLIAN24+ Expert Madeca Cream Active Renew PDRN
Nëse dëshironi të përjetoni një ndryshim 360° në lëkurë, atëherë ju prezantojmë CENTELLIAN24+ Expert Madeca Cream Active Renew PDRN, një krem rigjenerues i nivelit farmaceutik që ka fituar vëmendje masive dhe është bërë viral falë formulimit të tij të rrallë dhe jashtëzakonisht të avancuar. Në formulim qëndron përbërësi ekskluziv i Dongkook Pharmaceutical, TECA-PDRN™, një kompleks inovativ i përfshirë në 20,000 ppm, i nxjerr nga TECA (ekstrakt i standardizuar i Centella Asiatica), 5D-PDRN™ dhe uji i trëndafilit. 5D-PDRN përfaqëson një teknologji unike rigjeneruese, ku PDRN merret nga pesë burime të ndryshme (Centella Asiatica, salmoni, trëndafili, burime detare dhe houttuynia) duke ofruar një veprim shumëdimensionale në riparimin dhe rigjenerim e lëkurës, ndërsa PDRN i pastër (ADN salmoni) në përqendrim 2,000 ppm ofron efikasitet të lartë, duke ndihmuar në adresimin e shenjave të moshës. Por nuk mbaron me kaq! Kjo formulë e fuqishme aktivizohet më tej nga Kompleksi 5-Skin Renew™, i formulur posaçërisht për të adresuar 5 shenjat kryesore të dëmtimit të lëkurës pas trajtimeve estetike dhe stresit të lëkurës: ndjesinë e nxehtësisë, dëmtimin e barrierës mbrojtëse, thatësinë e thellë të brendshme, ënjtjen dhe pigmentimin. Tekstura e pasur, elastike dhe “skin-fitting” krijon një shtresë mbrojtëse që qetëson menjëherë lëkurën, mbyll lagështinë dhe ndihmon në rikthimin e densitetit, elasticitetit dhe tonit të njëtrajtshëm. Pikërisht ky kombinim i shkencës farmaceutike, përbërësve aktivë me performancë të lartë dhe rezultateve reale në rigjenerim është arsyeja pse ky krem është kaq i pëlqyer dhe ka pushtuar rrjetet sociale: sepse punon në thellësi, riparon nga brenda dhe e transformon lëkurën në mënyrë të dukshme, duke e bërë më elastike dhe më rrezatuese me çdo përdorim.
Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA-PDRN™, 5D-PDRN™, 5-Skin Renew™
Lista e plotë e përbërësve
WATER, GLYCERIN, DIPROPYLENE GLYCOL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, HYDROGENATED POLY(C6-14 OLEFIN), GLYCERYL STEARATE, PENTAERYTHRITYL TETRAETHYLHEXANOATE, NIACINAMIDE, METHYL TRIMETHICONE, VINYL DIMETHICONE, CETEARYL ALCOHOL, ROSA DAMASCENA FLOWER WATER, POLYGLYCERYL-10 LAURATE, 1,2-HEXANEDIOL, PANTHENOL, C10-18 TRIGLYCERIDES, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, SODIUM POLYACRYLOYLDIMETHYL TAURATE, BUTYLENE GLYCOL, JOJOBA ESTERS, GLYCERYL STEARATES, HYDROXYACETOPHENONE, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, CETYL ALCOHOL, STEARYL ALCOHOL, SODIUM DNA, BEHENYL ALCOHOL, MADECASSIC ACID, ASIATICOSIDE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED WAX, COPTIS JAPONICA ROOT EXTRACT, ETHYLHEXYLGLYCERIN, LAVANDULA ANGUSTIFOLIA (LAVENDER) OIL, CITRUS AURANTIUM BERGAMIA (BERGAMOT) FRUIT OIL, ASIATIC ACID, OLEA EUROPAEA (OLIVE) FRUIT OIL, CITRUS AURANTIUM DULCIS (ORANGE) PEEL OIL, XANTHAN GUM, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF OIL, DISODIUM EDTA, ADENOSINE, CENTELLA ASIATICA EXTRACT, SORBITAN ISOSTEARATE, POLYGLYCERIN-3, ANTHEMIS NOBILIS FLOWER OIL, CYANOCOBALAMIN, ASCORBIC ACID, TOCOPHEROL, GLUTATHIONE, CAFFEINE, BETA-SITOSTEROL, CERAMIDE NP, GLYCOPROTEINS, PHYTOSTEROLS, PHYTOSPHINGOSINE, HYDROGENATED LECITHIN, LAMINARIA JAPONICA EXTRACT, ALOE BARBADENSIS LEAF EXTRACT, DIOSCOREA JAPONICA ROOT EXTRACT, ULMUS DAVIDIANA ROOT EXTRACT, VIOLA MANDSHURICA FLOWER EXTRACT, COLLAGEN AMINO ACIDS, HYDROLYZED ELASTIN, SODIUM HYALURONATE, DIMETHYLSILANOL HYALURONATE, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, HYDROLYZED SODIUM HYALURONATE, ASPARTIC ACID, HYALURONIC ACID, POTASSIUM HYALURONATE, SODIUM HYALURONATE CROSSPOLYMER, HYDROXYPROPYLTRIMONIUM HYALURONATE, SODIUM HYALURONATE DIMETHYLSILANOL, SODIUM ACETYLATED HYALURONATE, GLYCINE, GLUTAMIC ACID, ARGININE
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
DR. ALTHEA 345 Relief Cream Mist
DR. ALTHEA 345 Relief Cream Mist
DR. ALTHEA 345 Relief Cream Mist është një mist hidratues dhe qetësues për fytyrë me formulë dyfazore (ujë + emulsion i lehtë kremi), i krijuar për të ofruar hidratim të menjëhershëm dhe për të forcuar barrierën natyrale të lëkurës pa e rënduar atë. Kur tundet para përdorimit, dy fazat bashkohen dhe spërkaten në formën e një mjegulle ultra të imët, e cila përthithet shpejt dhe lë lëkurën të butë, të qetësuar dhe të hidratuar. Formula është e pasur me ujë nga orizi, acid hialuronik, panthenol dhe Centella Asiatica, përbërës që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, qetësimin e skuqjes dhe reduktimin e ndjeshmërisë së lëkurës. Ky mist është ideal për përdorim pas pastrimit të fytyrës, gjatë ditës për rifreskim ose mbi makeup, duke i dhënë lëkurës qetësim dhe hidratim pa ndjesi yndyre apo ngjitjeje.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*50ml
Përdorimi
*Në fillim tundeni produktin
Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë orizi, acid hialuronik, panthenol, Centella Asiatica,
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Glycerin, Triethylhexanoin, Water, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Butylene Glycol, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Streptococcus Thermophilus Ferment, Betaine, Trilaureth-4 Phosphate, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-51, Sodium Phytate, Citric Acid, Pyrus Malus (Apple) Juice, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sea Salt, Cynanchum Atratum Extract, Tocopherol, Aspergillus Ferment, Althaea Rosea Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Madecassoside, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Aloe Barbadensis Leaf Water, Centella Asiatica Leaf Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Lactobacillus Ferment, Houttuynia Cordata Extract, Hyaluronic Acid, Silanetriol, Bifida Ferment Extract, Hydrolyzed Rice Protein, Rice Amino Acids
Marka
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream është një krem i avancuar për zonën rreth syve, i krijuar posaçërisht për të ndriçuar, unifikuar tonin e lëkurës dhe për të trajtuar shenjat e para të moshës, lodhjes dhe pigmentimit. Formula e tij multifunksionale kombinon përbërës aktivë ndriçues dhe anti-age, duke e bërë ideal për një zonë kaq delikate si ajo përreth syve. Formulimi i tij përmban Glutathione, një antioksidant shumë i fuqishëm që ndihmon në reduktimin e njollave të errëta dhe zbehjen e rrathëve të zinj, duke i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtësuar dhe më të ndriçuar. I kombinuar me Vitaminë C, ky krem vepron drejtpërdrejt në uniformizimin e tonalitetit dhe rikthimin e shkëlqimit natyral të zonës së syve, e cila shpesh duket më e errët për shkak të lodhjes dhe stresit oksidativ. Për më tepër, formulimi është i pasur gjithashtu me Niacinamide, e cila ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, përmirëson teksturën e saj dhe ndihmon në një pamje më të butë dhe më të shëndetshme. Ndërkohë, Adenosine dhe Peptidet luajnë një rol kyç në rritjen e elasticitetit, minimizimin e vijave të holla dhe në parandalimin e rrudhave të reja, duke e bërë zonën rreth syve të duket më e lëmuar dhe më e tendosur. Tekstura e kremit është e lehtë dhe shumë e butë, përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm si për përdorim ditor ashtu edhe nën make-up. Zona rreth syve mbetet e hidratuar, e freskët dhe vizualisht më e ndriçuar që në aplikimet e para. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato sensitive, ky krem është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë një trajtim të plotë për rrathët e errët, vijat e holla dhe humbjen e shkëlqimit në zonën e syve.
Formula e tij është e hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Për efekt maksimal sugjerojmë të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale apo ato në qafë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Glutathione, Vitaminë C, Niacinamide, Adenosine, Peptide
Lista e plotë e përbërësve
Niacinamide, Palmitoyl Tripeptide‑5, Acetyl Hexapeptide‑8, Sodium Hyaluronate, Glycerin, Dimethicone, Panthenol, Butylene Glycol, Hydrogenated Polydecene, Ceramide NP, Adenosine, Caprylic/Capric Triglyceride, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Tocopheryl Acetate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Prep Serum
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Prep Serum
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Prep Serum është një serum multifunksional i avancuar, i krijuar për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe për t’i dhënë asaj një shkëlqim të menjëhershëm. Formula e tij kombinon në mënyrë perfekte eksfolimin e butë, hidratimin intensiv dhe efektin ndriçues, duke e bërë një hap thelbësor në çdo rutinë kujdesi të lëkurës. I pasur me PHA (Gluconolactone) dhe AHA, ky serum ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe në rafinimin e sipërfaqes së lëkurës pa shkaktuar irritim. Ky eksfolim delikat ndihmon në një pamje më të njëtrajtshme, pore më pak të dukshme dhe një teksturë më të lëmuar, duke përgatitur në mënyrë ideale lëkurën për aplikimin e makeup-it apo produkteve të tjera të kujdesit. Nga ana tjetër, niacinamidet (Vitamina B3) ne formulim ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të sebumit, minimizimin e dukjes së poreve dhe përmirësimin e tonit të pabarabartë të lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq! Në përbërje përfshihen gjithashtu 8 lloje të Acidit Hialuronik, të cilët veprojnë në shtresa të ndryshme të epidermës për të siguruar hidratim të thellë, elasticitet dhe një efekt “plump” të menjëhershëm. Ndërsa, kolagjeni përmirëson elasticitetin e lëkurës, nxit rigjenerimin qelizor dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës. Tekstura e lehtë dhe jo-ngjitëse përthithet shpejt, duke lënë një finish të hidratuar dhe “glowy”.Ky serum është ideal për ata që kërkojnë shkëlqim natyral, lëkurë të lëmuar dhe bazë perfekte për makeup. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e thatë, normale, mikse dhe të ndjeshme, si dhe për lëkurë me teksturë jo të njëtrajtshme, pore të dukshme, ton të pabarabartë apo pamje të lodhur.
*32ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PHA (Gluconolactone), AHA, Niacinamide, Acid Hialuronik (8 lloje), Kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water (Aqua), Gluconolactone, Glycolic Acid, Dipropylene Glycol, Propanediol, Tromethamine, Niacinamide, Betaine, Trehalose, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyethylcellulose, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Adenosine, Citric Acid, Disodium EDTA, Persimmon Leaf Extract, Grape Extract, Polysorbate 60, Disodium Phosphate, Hollyhock Root Extract, Safflower Extract, Coffee Bean Extract, Green Tea Extract, Chestnut Bark Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Sodium Phosphate, Xanthan Gum, Caprylyl Glycol, Glucose, Sodium Hyaluronate, Irish Moss Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Collagen Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate.
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Pore Refining Toner
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Pore Refining Toner
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Pore Refining Toner është pjesë e linjës NEOGEN DERMALOGY Next Glow. I formuluar për të rafinuar dhe përmirësuar dukshëm pamjen e poreve, ky toner i jep lëkurës një pamje të pastër dhe efekt "glow". Formula e tij përmban niacinamide, i njohur për aftësinë për të minimizuar dukshëm dukjen e poreve, për të balancuar prodhimin e sebumit dhe për të përmirësuar tonin e lëkurës, së bashku me përbërës hidratues si glicerina dhe Saccharide Isomerate, të cilët sigurojnë hidratim të thellë pa ndjesi ngjitëse. Toneri përmban gjithashtu një kompleks ekstraktesh bimore, përfshirë Hurmë, Çaj Jeshil, Fara Kafeje, Ekstrakt Gështenje Kali dhe Shafranis, që bashkëveprojnë së bashku për të qetësuar, ushqyer dhe mbrojtur lëkurën kundër radikalëve të lirë. Por nuk mbaron këtu! Acidi hialuronik dhe kolagjeni në formulë ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së lëkurës dhe adresojnë shenjat e moshës duke reduktuar dhe lëmuar rrudhat. Tekstura e tij e lehtë absorbohet shpejt, duke lënë një bazë të butë dhe të hidratuar për serume, hidratues apo makeup. I përshtatshëm për çdo tipologji lëkure.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe është i patestuar në kafshë.
*210ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niacinamide, Glicerina, Hurmë, Çaj Jeshil, Fara Kafeje, Ekstrakt Gështenje Kali, Shafranis, Acidi Hialuronik, Kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Propanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Tripropylene Glycol, Betaine, Sodium Citrate, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Diospyros Kaki (Persimmon) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Hydrolyzed Safflower Flower Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Saccharide Isomerate, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Aesculus Hippocastanum (Horse Chestnut) Bark Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Caprylyl Glycol, Glucose, Sodium Hyaluronate, Chondrus Crispus Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Collagen Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
Cos De BAHA SH Snail Serum
Cos De BAHA SH Snail Serum
Cos De BAHA SH Snail Serum është serumi më i fundit i markës Cos De BAHA, i cili nuk mund të mungonte në koleksionin Koral Secrets. I formuluar me 83% filtrat të sekretimit të kërmillit, ky serum nxit rigjenerimin qelizor, riparon barrierën e lëkurës dhe ndihmon në zbehjen e njollave, cikatriceve dhe shenjave të akneve. Formulimi i pasuruar me niacinamide njëtrajtëson tonin e lëkurës, minimizon dukjen e poreve dhe e bën lëkurën më të butë dhe të shëndetshme. I përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe mikse, ky serum është një aleat i fuqishëm kundër shenjave të moshës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*120ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
83% filtrati të sekretimit të kërmillit, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate (83%), Propanediol, Glycerin,Niacinamide, 1,2-Hexanediol,Panthenol, Betaine, Sodium Hyaluronate,Beta Glucan, Aloe Barbadensis Leaf Extract,Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Adenosine,Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Eucalyptus Globulus (Eucalyptus) Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Aspalathus Linearis (Rooibos) Extract, Sodium Polyacrylate
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
CENTELLIAN24+ Relaxing Up-Body Boosting Cream
CENTELLIAN24+ Relaxing Up-Body Boosting Cream
CENTELLIAN24+ Relaxing Up-Body Boosting Cream është një krem inovativ që bashkon teknologjinë më të avancuar me kujdesin e përkushtuar për lëkurën e trupit. Me një formulë unike dhe teksturë të mëndafshtë, ky krem përqafon lëkurën me butësi, duke dhuruar ndjesinë e një trajtimi luksoz SPA-je në çdo aplikim. Ky krem është krijuar posaçërisht për të tonifikuar dhe forcuar lëkurën e trupit, duke ndihmuar në reduktimin/lëmimin e dukshmërisë së celulitit dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Formula e tij përmban Censlim Tox, një përbërës ekskluziv nga CENTELLIAN24+, i cili ndihmon në zvogëlimin e ënjtjes dhe stimulimin e mikroqarkullimit, duke i dhënë lëkurës një pamje më të tendosur dhe të freskët. Ndërsa Sen Contour Complex ndihmon në forcimin dhe riformësimin e lëkurës së varur, duke e bërë atë më të butë dhe më të tonifikuar. Nga ana tjetër, falë kompleksit CEN-Warming, ofron një ndjesi të lehtë ngrohjeje deri në 20 minuta, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe përshpejtuar përthithjen e përbërësve aktivë. Ndërkohë, kompleksi fito-aminoacid siguron një hidratim të thellë, duke e lënë lëkurën të butë, të shëndetshme dhe të ushqyer në mënyrë perfekte. Formula e tij përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke krijuar një përvojë masazhi të pasur dhe relaksuese. Për rezultate maksinale dhe efektive, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Madeca Prime Ritual White Pearl. Cilësojmë se ky krem është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*250 ml
Përdorimi
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Censlim Tox, Sen Contour Complex, CEN-Warming,
Lista e plotë e përbërësve
Water,Isopropyl Myristate,Ethylhexyl Palmitate,Butylene Glycol,Glycerin,Glyceryl Stearate,Niacinamide,Cetearyl Alcohol,1,2-Hexanediol,Butyrospermum Parkii (Shea) Butter,Vinyl Dimethicone,Propanediol,Arachidyl Alcohol,Potassium Cetyl Phosphate,Vanillyl Butyl Ether,Glycereth-26,Behenyl Alcohol,Carbomer,Fragrance,Hydroxyacetophenone,Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate,Cetearyl Glucoside,Tromethamine,Arachidyl Glucoside,Hydrogenated Polydecene,Ethylhexylglycerin,Adenosine,Dipropylene Glycol,Disodium EDTA,Trideceth-10,Sodium Hyaluronate,Hyaluronic Acid,Hydrolyzed Hyaluronic Acid,Garcinia Cambogia Fruit Extract,Portulaca Oleracea Extract,Hydrogenated Polyisobutene,Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate,Lactobacillus Ferment,Dunaliella Salina Extract,Polyglyceryl-10 Laurate,Cucurbita Pepo (Pumpkin) Fruit Extract,Phosphatidylcholine,Moringa Oleifera Seed Extract,Capsicum Frutescens Fruit Extract,Artemisia Princeps Leaf Extract,Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate,Ocimum Sanctum Leaf Extract,Gossypium Herbaceum (Cotton) Seed Extract,Capsella Bursa-Pastoris Extract,Caffeine,Ceramide NP,Avena Sativa (Oat) Kernel Extract,Urtica Dioica (Nettle) Extract,Resveratrol,Anemarrhena Asphodeloides Root Extract,Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate,Hydrolyzed Sodium Hyaluronate,Potassium Hyaluronate,Sodium Hyaluronate Crosspolymer,Allantoin,Tocopherol,Pentylene Glycol,Sodium Retinoyl Hyaluronate,Zinc Hydrolyzed Hyaluronate,Arginine,Aspartic Acid,Alanine,Beta-Sitosterol,Glutamic Acid,Glycine,Histidine,Isoleucine,Leucine,Methionine,Ornithine,Proline,Phenylalanine,Serine,Taurine,Valine
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CENTELLIAN24+ Relaxing Fit-Face Boosting Cream
CENTELLIAN24+ Relaxing Fit-Face Boosting Cream
CENTELLIAN24+ Relaxing Fit-Face Boosting Cream është një krem inovativ për fytyrën, i krijuar për të rigjallëruar dhe forcuar lëkurën që ka humbur elasticitetin dhe vitalitetin. Ky produkt është i pasur me ceramide, një përbërës thelbësor për forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, dhe përdor teknologjinë e depërtimit të nanogrimcave lipidike biokompatibile (LNP), e cila mundëson që përbërësit aktivë të depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës për një efektivitet maksimal. Përbërësit kryesorë të këtij kremi përfshijnë Ceramide NP, Allantoin, Resveratrol dhe Beta-Sitosterol, të cilët ofrojnë hidratim të thellë, forcim të elasticitetit dhe mbrojtje ndaj faktorëve të jashtëm. Teknologjitë e avancuara si CEN-LIFTIDE dhe CEN-WARMING COMPLEX mbështesin elasticitetin e lëkurës dhe ofrojnë një efekt ngrohës që rrit relaksimin dhe përmirëson thithjen e përbërësve aktivë. Përdorimi i rregullt i këtij kremi ndihmon në rigjallërimin e lëkurës, duke e bërë atë më të butë, më elastike dhe më të shëndetshme. Për rezultate maksinale dhe efektive, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Madeca Prime Ritual White Pearl. Cilësojmë se është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*150 ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ceramide NP, Allantoin, Resveratrol, Beta-Sitosterol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Isopropyl Myristate, Octyldodecanol, 1,2-Hexanediol, Cete aryi Alcohol, Niacinamide, Vinyl Dimethicone, Butyl ene Glycol, Polyglyceryl-2 Stearate, Glycereth-26,Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Erythritol, Synthetic
Beesway, Xylitol, Carbomer, Propanediol, Tromethamine, Glycerin, Ethylhexy glycerin, Dioscorea Ja ponica Root Extract, Adenosine, Fragrance, Hy drolyzed Corn Starch, Disodium EDTA, Ammonium Polyacryloy/dimethyl Taurate, Polyglyceryl10 Laurate, Beta-Glucan, Phosphatidyicholine,Sphingolipids, Panthenol, Sucrose, Lactobacil lus
Ferment, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Capsicum Frutes cens Fruit Extract, Ceramide NP, Leuconostoc/ Radish Root Ferment Filtrate, Pullulan, CaprylylGlycol, Resveratrol, Allantoin, Acetyl Hexapeptide
-8, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydroly zed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Beta-Sitoste rol, Pentylene Glycol, Sodium Retinoyl Hyaluronate,Zinc Hydrolyzed Hyaluronate, Sodium Acetylated
Hyaluronate, Dimethylsilanol hyaluronate, Sodium Benzoate, Ascorby|propyl Hydrolyzed Hyaluronate, Ascorbyl Propyl Hyaluronate
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CENTELLIAN24+ Madeca Toning Essence Treatment
CENTELLIAN24+ Madeca Toning Essence Treatment
CENTELLIAN24+ Madeca Toning Essence Treatment është një hap kyç pas pastrimit, i krijuar për ata që duan hidratim të thellë, ton më të njëtrajtshëm dhe një lëkurë që duket e shëndetshme dhe më me vitalitet që nga përdorimi i parë. Ky produkt kombinon funksionin e një toneri dhe esence në një formulë të vetme me teksturë të lehtë, ujore-essence, që vendos hidratim në shtresat e para të epidermës dhe përmirëson dukshëm ndjesinë e thatësisë dhe tensionimit pas larjes. Formuluar me ekstrakt Centella Asiatica, Madecassoside dhe Asiatic Acid, një trio e njohur për aftësinë rigjeneruese dhe qetësuese, ky produkt ndihmon për të reduktuar skuqjen, irritimet dhe për të ndihmuar në riparimin e barrierës së dëmtuar të lëkurës. Në formulë gjendet gjithashtu niacinamide, një përbërës aktiv që ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, minimizimin e shenjave nga aknet, poreve dhe njollave, duke i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtshme me përdorim të vazhdueshëm. Ky produkt absorbohet menjëherë pa lënë ndjesi yndyre ose ngjitje, duke krijuar bazën ideale që lëkura të përthithë më efektivisht serumet dhe kremrat që vijnë më pas. Sugjerohet për çdo tip lëkure, veçanërisht për lëkurë të thatë, të irrituar, sensitive, me shenja pas akneve, me ton të pabarabartë ose me tendencë skuqjeje. Ideale për përdorim çdo ditë, mëngjes dhe darkë, pas pastrimit dhe para serumit/kremit. Një zgjedhje perfekte për rutinat që synojnë rigjenerim, qetësim dhe hidratim të thellë.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, Madecassoside, Asiatic Acid, Niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
water, dipropylene glycol, hydrogenated polydecene, glycerin, caprylic/capric triglyceride, pentaerythrityl tetraethylhexanoate, cyclohexasiloxane, glyceryl stearate, niacinamide, cetearyl alcohol, polyglyceryl-6 distearate, panthenol, dicaprylyl ether, polyglyceryl-10 laurate, 1,2-hexanediol, sodium stearoyl glutamate, beeswax, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, asiaticoside, madecassic acid, jojoba esters, olea europaea (olive) fruit oil, asiatic acid, butylene glycol, hydroxyacetophenone, polyglyceryl-3 beeswax, cetyl alcohol, ethylhexylglycerin, centella asiatica oil, xanthan gum, soluble collagen, adenosine, pelargonium graveolens flower oil, disodium edta, citrus paradisi (grapefruit) peel oil, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, polysorbate 60, sorbitan isostearate, ricinus communis (castor) seed oil, methylpropanediol, sodium laurate, carnosine, juniperus virginiana oil, copaifera officinalis (balsam copaiba) resin, ceramide np, lavandula angustifolia (lavender) oil, hyaluronic acid, phospholipids, elastin, lauric acid, glycoproteins, centella asiatica extract, hydrogenated phosphatidylcholine, isostearyl isostearate, tocopheryl linoleate, cholesterol, inulin lauryl carbamate, vanilla planifolia fruit extract, viola odorata leaf extract, citrus aurantium dulcis (orange) flower oil, chamomilla recutita (matricaria) flower oil, potassium cetyl phosphate, tromethamine, tetrahydropiperine, tocopherol
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CENTELLIAN24+ Madeca Mela Capture Stick
CENTELLIAN24+ Madeca Double Tightening Ampoule Pad
CENTELLIAN24+ Madeca Double Tightening Ampoule Pad
CENTELLIAN24+ Madeca Double Tightening Ampoule Pad është produkti më inovativ dhe i ri në KORAL SECRETS, i cili ofron efekt të dyfishtë: tkurrjen dhe ngushtim e poreve si edhe nxitjen e elasticitetit të lëkurës. Ky produkt përdor teknologjinë e avancuar TECA‑TIGHT™ dhe dizajnin me dy tekstura, njërën me rreth 700 mikro‑pusha për masazh të lehtë dhe përthithje të thellë, dhe tjetrën ergonomike për aplikim të butë dhe efektiv, duke e bërë lëkurën më të lëmuar dhe më të tonifikuar. Formula përmban kompleksin ekskluziv TECA‑TIGHT™, me ekstrakt të Centella Asiatica, Madecassic Acid dhe Asiaticoside, të cilët qetësojnë irritimet, ngushtojnë dhe tkurrin pamjen e poreve të zmadhuara dhe përmirësojnë elasticitetin. Esenca përfshin gjithashtu kompleksin Madeca‑Peel™, i pasuruar me AHA, BHA, NHA dhe enzima natyrale që largojnë qelizat e vdekura dhe papastërtitë, duke rigjeneruar sipërfaqen e lëkurës dhe duke e përgatitur atë për hapat e mëtejshme të rutinës. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e pastër, më e butë, më elastike dhe me ton të njëtrajtshëm, ndërsa efektet qetësuese dhe freskuese e bëjnë të përshtatshme edhe për lëkurë të lodhur, sensitive apo të irrituar.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*60 tamponë pambuku
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA‑TIGHT™, Madeca‑Peel™
Lista e plotë e përbërësve
water, dipropylene glycol, butylene glycol, niacinamide, glycerin, sodium lactate, 1,2-hexanediol, hydroxyacetophenone, octyldodecanol, salicylic acid, centella asiatica juice, sodium citrate, centella asiatica extract, hydrogenated lecithin, citric acid, adenosine, ethylhexylglycerin, polyglyceryl-10 oleate, disodium edta, sphingomonas ferment extract, methyl distearyldimonium chloride, madecassic acid, asiaticoside, hydrolyzed collagen, asiatic acid, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, pogostemon cablin oil, methylpropanediol, juniperus virginiana oil, protease, cymbopogon martini oil, artemisia vulgaris oil, beta-glucan, mentha arvensis leaf oil, propanediol, mentha aquatica extract, angelica gigas root extract, sodium hyaluronate, julum davidianum root extract, pueraria lobata root extract, malus domestica leaf extract, hydroxypropyl cyclodextrin, pentylene glycol, hyaluronic acid, ascorbic acid, caprylic/capric triglyceride, xanthan gum, distearate, rosa damascena flower oil
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Shfaq 90/629

