SKINFOOD Acorn Pore Peptide Daily Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 18 dhe Prill 19.
Shpërndani
Për blerje me vlerë mbi 50€, transporti FALAS! Për Maqedoninë e Veriut për blerje me vlerë mbi 80€, transporti FALAS!
Shënim për porosinë
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 18 dhe Prill 19.
SKINFOOD Acorn Pore Peptide Daily Mask përmban 30 maska në një paketim praktik, të cilat mund të përdoren në çdo kohë, madje edhe çdo ditë! Esenca e pasur që përmban maska ndihmon në minimizimin e dukjes së poreve të zmadhuara dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës, duke e bërë atë të duket më e re, më e lëmuar dhe më e shëndetshme. Nga vetë emri i maskës, kemi dy përbërës kryesorë (acorn) “lende lisi” dhe peptide. Lendet e lisit, janë të përftuara përmes një procesi fermentimi në temperatura të ulëta, i cili prodhon një substancë që redukton prodhimin e yndyrës dhe ofron një efekt shtrëngues/minimizues për poret. Nga ana tjetër përbërësi Tripeptide-5 ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, pasi stimulon në mënyrë efektive prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në forcimin e strukturës së saj dhe reduktimin e shenjave të moshës. Por nuk mbaron me kaq! Ky efekt i fuqishëm përforcohet nga përbërës të tjerë, si kolagjeni i hidrolizuar, i cili ndihmon në hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës, si dhe proteinat e përftuara nga tërshëra, misri dhe farat e sojës, të cilat ushqejnë dhe mbrojnë lëkurën, duke i dhënë një pamje më të freskët, më të lëmuar dhe më të shëndetshme. Maska përshtatet me të gjitha tipologjitë e lëkurës dhe është ideale për këdo që dëshiron një trajtim me efekt të dyfishtë: për të adresuar poret dhe për të luftuar shenjat e moshës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
**30 maska
*270gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
(acorn) “lende lisi” , peptide, kolagjen i hidrolizuar, tërshër, misër, fara soje
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Betaine, Bis-Ethoxydiglycol Cyclohexane 1,4-Dicarboxylate, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Cellulose Gum, Quercus Acutissima Fruit Extract(1,000 ppm, Ellagic Acid 500 ppb), Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hibiscus Abelmoschus Extract, Arginine, Carbomer, Hydroxyethylcellulose, Dioscorea Japonica Root Extract, Polyquaternium-51, Salvia Hispanica Seed Extract, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Hydrolyzed Lupine Protein, Glycerin, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Dipotassium Glycyrrhizate, Castanea Crenata (Chestnut) Pellicle Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Palmitoyl Tripeptide-5(30 ppb), Disodium EDTA, Limonene, Linalool
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm
RRETH NESH
Pas katër vitesh përvoje të suksesshme në Shqipëri, KORAL SECRETS tashmë vjen në Kosovë me një website të dedikuar dhe një dyqan fizik me një koncept të ri në zemër të Prishtinës! Ne sjellim markat më të njohura të K-Beauty, duke ofruar zgjidhje për çdo problematikë të lëkurës. Me produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të lëkurës për klientët tanë në Kosovë. Zbuloni sekretet e bukurisë koreane dhe përfitoni nga përvoja jonë e pasur dhe angazhimi për cilësi.
NA KONTAKTONI
ADRESA
Rruga Rexhep Luci, K-PH-1 NR.1 Prishtinë
ABONOHUNI / SUBSCRIBE
© 2025,
Koral Secrets Kosova.Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit