MEDICUBE Zero Pore Blackhead Mud Facial Mask
MEDICUBE Zero Pore Blackhead Mud Facial Mask
Ju prezantojmë maskën më të veçantë të fytyrës, e njohur si “Smurfette” për shkak të ngjyrës së saj blu të fortë. E formuluar me një kompleks të fuqishëm AHA, BHA dhe PHA, kjo maskë depërton thellë për të pastruar papastërtitë, për të balancuar sebumin dhe për të hequr pikat e zeza, pa dëmtuar barierën natyrale të lëkurës. Kaolin dhe Bentonite thithin yndyrën e tepërt dhe toksinat, ndërsa ekstraktet qetësuese si çaji jeshil dhe Centella Asiatica reduktojnë skuqjet dhe rigjenerojnë lëkurën pas pastrimit. Copper Tripeptide‑1, nga ana tjetër ndihmon në rigjenerimin qelizor dhe përmirëson elasticitetin, duke e bërë lëkurën më të fortë dhe të shëndetshme. Përbërësit qetësues si Allantoin dhe Guaiazulene ndihmojnë në qetësimin e lëkurës si edhe në reduktimin e skuqjes, ndërsa Sodium Hyaluronate siguron hidratim të thellë, duke mbajtur lëkurën të butë dhe të freskët. Tekstura e trashë e maskës përhapet lehtë mbi fytyrë dhe thahet brenda 3–5 minutash, duke formuar një shtresë që “thith” poret dhe pastron në thellësi. Pas shpëlarjes, lëkura ndihet e rigjeneruar, e pastër dhe e tonifikuar, sikur të kishit bërë një trajtim estetik luksoz në shtëpi. Me përdorim të rregullt, kjo maskë ndihmon në reduktimin e pikat e zeza, kontrollin e yndyrës dhe përmirësimin e teksturës, duke i dhënë fytyrës një pamje të pastër, të shëndetshme dhe të rifreskuar.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 3-5 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA, Kaolin, Bentonite, Centella Asiatica, Copper Tripeptide‑1, Allantoin, Guaiazulene
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin, Bentonite, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Tetrasodium Pyrophosphate, Ferric Ammonium Ferrocyanide (CI 77510), Magnesium Aluminum Silicate, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Cellulose, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Butylene Glycol, Allantoin, Caffeine, Fructooligosaccharides, Fructose, Limonene, Ethylhexylglycerin, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Sodium Phytate, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Cynanchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Tocopherol, Canadian Colloidal Clay, Gluconolactone, Guaiazulene, Salicylic Acid, Glycolic Acid, Pentylene Glycol, Montmorillonite, Illite, Methyl Diisopropyl Propionamide, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Copper Tripeptide-1
Marka
BEAUTY OF JOSEON Ground Rice And Honey Glow Mask
BEAUTY OF JOSEON Ground Rice And Honey Glow Mask
Maska BEAUTY OF JOSEON Ground Rice and Honey Glow Mask është një trajtim i plotë për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Formula e saj përmban oriz të bluar, ekstrakt bishtajash të orizit dhe pluhur levozhge orizi, që zbusin dhe ushqejnë lëkurën. Përbërësit natyralë kombinohen me 5% mjaltë të pastër, të njohur për vetitë e tij hidratuese dhe qetësuese, si dhe me Kaolinë, një argjilë e lehtë që pastron poret dhe largon papastërtitë. Kjo maskë ofron efekt të trefishtë: hidraton në thellësi, largon qelizat e vdekura përmes një eksfoljimi të butë dhe përmirëson barrierën natyrale të lëkurës. Antioksidantët në përbërje mbrojnë nga faktorët e jashtëm dhe ndihmojnë për një tonalitet të njëtrajtshëm. Pas përdorimit, lëkura mbetet e butë, e freskët dhe rigjallëruar, me reduktim të skuqjeve dhe irritimeve. Maska është ideale për këdo që kërkon një lëkurë të pastër, të qetë dhe plot shkëlqim.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 10-60min. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
oriz të bluar, ekstrakt bishtajash të orizit, pluhur nga levozhga e orizit, 5% mjaltë të pastër, Kaolinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin, Honey, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Hull Powder, Isononyl Isononanoate, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol, Glyceryl Stearate, Oryza Sativa (Rice) Bran, Bentonite, Palmitic Acid, Stearic Acid, Hydroxyacetophenone, Behenyl Alcohol, Cellulose, Zea Mays (Corn) Starch, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Potassium Cetyl Phosphate, Oryza Sativa (Rice) Lees Extract, Polyacrylate-13, Hydrogenated Polyisobutene, Sodium Phytate, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexyl Palmitate, Sorbitan Isostearate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Menthyl Lactate, Honey Extract
Marka
BEAUTY OF JOSEON Red Bean Refreshing Pore Mask
BEAUTY OF JOSEON Red Bean Refreshing Pore Mask
Poret, janë kanalet përmes të cilave sebumi del nga lëkura jonë. Sebumi i tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen në këto kanale, duke bërë që poret të zmadhohen. Kështuqë, ne "KORAL SECRETS" kemi menduar për ju duke sjellur produktin më të pëlqyer nga marka BOJ, eksfoliuesin Red Bean Refreshing Pore Mask. Një ekfoliues i cili për formulimin e tij, kompania inovative gjetën përbërësit kryesorë nga Toka, fasulet e kuqe të cilat kanë qenë të pëlqyera gjatë gjithë historisë dhe kaolini ( KAY-ə-lə-nyte, -lih-) është një mineral argjile, me përbërje kimike Al 2 Si 2 O 5 (OH) 4. Fasulja e kuqe ka qenë një përbërës i rëndësishëm bimor gjatë gjithë historisë koreane, si dhe një përbërës i dashur për kujdesin e lëkurës. Gratë e Joseon, të cilat theksuan kujdesin ndaj lëkurës, përdornin fasulen mung dhe fasulen e kuqe të bluara për të larë fytyrat e tyre. Këto dy përbërës së bashku me kaolinë, ndihmojnë në reduktimin e poreve te hapura dhe veprojnë si një eksfoliant natyral, duke ju dhuruar një strukturë të pastër të lëkurës. Nga ana tjetë, formulimi hidratues i baltës së butë ndihmon në thithjen e sebumit dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës, pa shkaktuar tharje të saj. Në të njëjtën kohë, ofron një ndjenjë freskuese qetësuese.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*140ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Fasule e kuqe dhe kaolini
Lista e plotë e përbërësve
Phaseolus angularis seed extract, glycerin, kaolin, caprylic/capric triglyceride, 1,2-hexanediol, phaseolus angularis seed powder, hectorite, cetyl alcohol, glyceryl stearate se, sorbitan olivate, cetearyl olivate, ultramarines, pyrus communis (pear) fruit extract, ethylhexylglycerin, sodium acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, hedera helix (ivy) leaf/stem extract, water, polyisobutene, pyrus malus (apple) leaf extract, fragaria chiloensis (strawberry) fruit extract, ci 77491, caprylyl/capryl glucoside, sorbitan oleate, triethoxycaprylylsilane
Marka
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
NEOGEN DERMALOGY Canadian Clay Pore Stick Mask
NEOGEN DERMALOGY Canadian Clay Pore Stick Mask
NEOGEN DERMALOGY Canadian Clay Pore Stick Mask është maska ideale për pastrim të thellë dhe minimizim të dukjes së poreve, e dizenjuar në format “stick” për përdorim të lehtë dhe higjenik. Kjo maskë përmban 100% mikrogrimca të tokës natyrore detare akullnajore, argjilë koloidale nga Bregu Perëndimor i British Columbia, Kanada, dhe ujë të gazuar. Ky formulim eliminon menjëherë sebumin e tepërt, pikat e zeza dhe qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës. Nga ana tjetër, acidi karbonik ndihmon në reduktimin e poreve të hapura dhe vepron si një eksfoliant natyral, duke përmirësuar teksturën e lëkurës. Maska përmban gjithashtu çaj jeshil, vajra dhe përbërës ushqyes që qetësojnë, ushqejnë dhe mbrojnë lëkurën nga radikalët e lirë, ndërsa ndihmojnë në përmirësimin e tonit dhe teksturës së saj. Tekstura e saj e lehtë dhe paketimi praktike lejojnë aplikimin direkt në zonat problematike në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë. E përshtatshme për çdo tipologji lëkure si edhe për lëkurë të ndjeshme dhe me tendencë akneike.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*28gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, në lëkurë të thatë aplikoni drekt në zonat problematike të fytyrës, si hunda, balli dhe mjekra, falë formatit “stick”. Pasi të aplikohet një shtresë e hollë, lëreni të veprojë për 3–5 minuta derisa të thahet lehtë. Pastaj mund të masazhoni lehtë zonën me gishta të lagura për të eksfoliuar qelizat e vdekura dhe papastërtitë, dhe më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët. Përdoret 1–2 herë në javë, sipas nevojës dhe tipit të lëkurës.
*Sigurohuni që ta përdorni vetëm në duar dhe fytyrë plotësisht të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
100% mikro-grimca të tokës natyrore detare akullnajore, argjilë koloidale, ujë të gazuar, acid karbonik, çaj jeshil
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Kaolin, Sodium Stearate, Butylene Glycol, Canadian Colloidal Clay (5%), Titanium Dioxide, Charcoal Powder, Juglans Regia (Walnut) Shell Powder, Hydroxyacetophenone, Dipropylene Glycol, Xanthan Gum, Caprylyl Glycol, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Powder, 1,2‑Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Collagen, Camellia Sinensis Leaf Water, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Betula Platyphylla Japonica Juice, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Polydecene, Silt, Camellia Sinensis Leaf Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Lupinus Albus Seed Extract, Acacia Senegal Gum, Agar, Portulaca Oleracea Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Sodium Hyaluronate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Collagen, Palmitoyl Tripeptide‑5, Guaiazulene, Undaria Pinnatifida Extract, Enteromorpha Compressa Extract, Laminaria Japonica Extract, Spirulina Platensis Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Glutathione, Melissa Officinalis Leaf Extract, Tocopherol, Triticum Vulgare (Wheat) Sprout Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Fagus Sylvatica Seed Extract, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Prunus Mume Fruit Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Sambucus Nigra Fruit Extract, Morus Alba Fruit Extract, Rhus Semialata Gall Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Rose Extract, Inonotus Obliquus (Mushroom) Extract, Anona Cherimolia Fruit Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Corthellus Shiitake (Mushroom) Extract, Piper Nigrum (Pepper) Seed Extract, Porphyra Yezoensis Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Cuttlefish Extract, Prunus Mume Seed Extract, Moringa Pterygosperma Seed Extract, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Copper Tripeptide‑1, Alginic Acid, Acetyl Hexapeptide‑8, Tripeptide‑1, Palmitoyl Tetrapeptide‑7, Palmitoyl Tripeptide‑1, Palmitoyl Pentapeptide‑4, Hexapeptide‑9, Tripeptide‑2, Nonapeptide‑1, Hexapeptide‑11, Citronellol, Geraniol, Limonene, Linalool
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
SKIN1004 Madagascar Centella Poremizing Quick Clay Stick Mask
SKIN1004 Madagascar Centella Poremizing Quick Clay Stick Mask
SKIN1004 Madagascar Centella Poremizing Quick Clay Stick Mask është një nga maskat më të shitura, më virale dhe më të vlerësuara të markës koreane SKIN1004, e njohur për aftësinë e saj për të pastruar thellësisht poret, për të kontrolluar yndyrën e tepërt dhe për të përmirësuar dukshëm teksturën e lëkurës. E dizajnuar në format praktik “stick”, kjo maskë me argjilë ofron një aplikim të shpejtë, të pastër dhe higjienik, pa nevojën e përdorimit të duarve. Formulimi i saj përmban një kombinim të fuqishëm argjilash natyrale, përfshirë 8% Kaolin dhe Bentonite, të cilat ndihmojnë në absorbimin e sebumit të tepërt, largimin e papastërtive, pikave të zeza dhe qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës. E pasur me ekstraktin e famshëm 4.9% Madagascar Centella Asiatica, maska qetëson irritimet, redukton skuqjet dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës gjatë procesit të pastrimit. Përbërësit hidratues dhe qetësues ndihmojnë që lëkura të mos ndihet e tharë apo e tendosur pas përdorimit, duke e lënë atë të freskët, të butë dhe me pore më pak të dukshme. Tekstura e saj kremoze përhapet lehtësisht në lëkurë dhe thahet në mënyrë uniforme, duke ofruar një përvojë komode edhe për lëkurat e ndjeshme. Praktike për përdorim si në të gjithë fytyrën ashtu edhe në zona specifike me pore të zgjeruara, kjo maskë është ideale për lëkurë mikse, të yndyrshme, me pore të bllokuara ose me tendencë ndaj akneve, por mund të përdoret edhe nga lëkurat e ndjeshme që kërkojnë pastrim efektiv pa irritim
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*27gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, në lëkurë të thatë aplikoni drekt në zonat problematike të fytyrës, si hunda, balli dhe mjekra, falë formatit “stick”. Pasi të aplikohet një shtresë e hollë, lëreni të veprojë për 3–5 minuta derisa të thahet lehtë. Pastaj mund të masazhoni lehtë zonën me gishta të lagura për të eksfoliuar qelizat e vdekura dhe papastërtitë, dhe më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët. Përdoret 1–2 herë në javë, sipas nevojës dhe tipit të lëkurës.
*Sigurohuni që ta përdorni vetëm në duar dhe fytyrë plotësisht të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Madagascar Centella Asiatica, Kaolin, Bentonite
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin (8%), Dipropylene Glyco, Glycerin, Titanium Dioxide (CI 77891), Butylene Glycol, Sodium Stearate, Centella Asiatica Extract (4.9%), 1,2-Hexanediol, Phaseolus Angularis Seed Powder, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Cetearyl Olivate, Propanediol, Sorbitan Olivate, Dimethicone, Iron Oxides (CI 77491), Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Bentonite, Lllite, Mineral Salts, Montmorillonite, Calamine
Marka
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
NEOGEN DERMALOGY Canadian Clay Pore Cleanser
NEOGEN DERMALOGY Canadian Clay Pore Cleanser
NEOGEN DERMALOGY Canadian Clay Pore Cleanser kombinon 100% mikro-grimca të tokës natyrore detare akullnajore, argjilë koloidale nga Bregu Perëndimor British Columbia, Kanada, dhe ujë të gazuar. Ky formulim, eliminon menjëherë sebumin e tepërt, pikat e zeza, qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës. Nga ana tjetër, acidi karbonik ndihmon në reduktimin e poreve te hapura dhe vepron si një eksfoliant natyral, duke dhuruar përmirësim të teksturës së lëkurës. I pasur me minerale natyrale dhe lëndë ushqyese, kjo maskë pastruese inovativ shndërrohet në një shkumë flluskuese, duke e lënë lëkurën të ndjehet shumë e pastër, e butë dhe e hidratuar për një shkëlqim rinor. E përshtatshme për lëkurën e yndryshme, sensitive dhe me tendencë akneike.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*100gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, në lëkurë të thatë aplikoni scrub-in duke e aplikuar butësisht dhe lëreni të pushojë në fytyrën tuaj për rreth 5 minuta për të lejuar që kapsulat e gazuara të aktivizohen plotësisht. Më pas e shpëlani me ujë të vakët.
*Sigurohuni që ta përdorni vetëm në duar dhe fytyrë plotësisht të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
100% mikro-grimca të tokës natyrore detare akullnajore, argjilë koloidale, ujë të gazuar, acid karbonik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin, Glycerin, Stearic Acid, Myristic Acid, Methyl Perfluoroisobutyl Ether, Potassium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, Bentonite, Canadian Colloidal Clay, Carbonated Water, Butylene Glycol, Coptis Chinensis Root Extract, Saccharum Officinarum (Sugar Cane) Extract, Maltose , Carbon Dioxide, Sodium Hyaluronate , Allantoin, Beta-Glucan, Aristotelia Chilensis Fruit Extract, Gardenia Blue Color, Oldenlandia Diffusa Extract, Polygonum Multiflorum Root Extract, Centella Asiatica Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Porphyra Tenera Extract, Fagus Sylvatica Seed Extract, Dictyopteris Membranacea Extract , Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Prunus Mume Fruit Extract, Polygonum Fagopyrum (Buckwheat) Seed Extract, Rubus Coreanus Fruit Extract, Mirabilis Jalapa Seed Extract, Sepia, Charcoal Powder, Aronia Melanocarpa Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Sambucus Nigra Fruit Extract, Morus Alba Fruit Extract, Rhus Semialata Gall Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Rose Extract, Inonotus Obliquus (Mushroom) Extract, Anona Cherimolia Fruit Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Coffea Arabica Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract , Corthellus Shiitake (Mushroom) Extract, Piper Nigrum (Pepper) Seed Extract, Black Sugar Extract , Passiflora Edulis Fruit Extract, Psidium Guajava Fruit Extract, Chrysanthemum Sibiricum Extract , Swiftlet Nest Extract, Honey Extract, Sarcodon Aspratus Extract, Laminaria Japonica Extract, Angelica Gigas Root Extract, Portulaca Oleracea Extract, Lepidium Meyenii Root Extract, Malva Sylvestris (Mallow) Extract, Garcinia Mangostana Peel Extract, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Malt Extract, Chaenomeles Sinensis Fruit Extract, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Caulerpa Lentillifera Extract, Ledebouriella Seseloides Root Extract, Angelica Dahurica Root Extract , Atractyloides Japonica Rhizome Extract, Lilium Tigrinum Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Fruit Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Hippophae Rhamnoides Extract, Achillea Millefolium Extract, Opuntia Ficus-Indica Extract, Acer Saccharum (Sugar Maple) Extract, Pinus Densiflora Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Argania Spinosa Kernel Extract, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Angelica Archangelica Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Forsythia Suspensa Fruit Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract , Schizandra Chinensis Fruit Extract, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Hibiscus Esculentus Fruit Extract, Laurus Nobilis Leaf Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Citrus Junos Fruit Extract, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Magnolia Liliflora Flower Extract , Paeonia Lactiflora Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Acorus Calamus Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Asparagus Cochinchinensis Root Extract, Averrhoa Carambola Fruit Extract, Uncaria Tomentosa Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Chenopodium Quinoa Seed Extract, Salicornia Herbacea Extract, Plumeria Rubra Flower Extract, Hydrolyzed Coral, Amber Extract, Laminaria Digitata Extract, Panax Ginseng Root Extract, Agaricus Blazei Extract, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

