MISSHA Speedy Solution Face Up Patch
MISSHA Speedy Solution Face Up Patch
MISSHA Speedy Solution Face Up Patch është një maskë lifting e krijuar posaçërisht për zonën e nofullës dhe konturimin e fytyrës, duke ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit dhe tonifikimin e lëkurës. Dizajni i saj ergonomik përshtatet lehtësisht me konturet e fytyrës dhe krijon një efekt lifting, duke e bërë nofullën të duket më e definuar dhe fytyrën më të tonifikuar. Formula është e pasur me kollagen, i cili ndihmon në përmirësimin e elasticitetit së lëkurës, ndërsa Adenosine ndihmon në lëmimin e linjave të imëta dhe në përmirësimin e pamjes së lodhur të fytyrës. Materiali fleksibël ngjitet në mënyrë perfekte në lëkurë, duke ndihmuar që përbërësit aktivë të përthithen më mirë për një efekt më intensiv. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar dhe dukshëm më e tendosur.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra esencial.
*1 copë
Përdorimi
*Këshillohet të përdoret 3x javë për efekt maksimal!
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën. Tërhiqeni me kujdes nga nofulla drejt veshëve dhe kapni rripat rreth tyre për një qëndrueshmëri perfekte. Rregulloni pozicionin e rripave dhe mjekrën për një ndjesi komode. Mbajeni për 10-20 minuta, më pas hiqeni maskën dhe masazhoni butësisht esencën e mbetur në lëkurë për të përthithur plotësisht përbërësit aktivë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Marka

