MEDICUBE PDRN Pink Collagen Jelly Eye Mask
€3,50
Çmimi për njesi perMEDICUBE PDRN Pink Collagen Jelly Eye Mask
€3,50
Çmimi për njesi perZona delikate rreth syve është ndër zonat e para ku shfaqen vijat e holla, rrudhat, rrathët e zinj dhe fryrjet, ndaj kërkon kujdes të veçantë për të ruajtur hidratimin, elasticitetin dhe freskinë e lëkurës. MEDICUBE PDRN Pink Collagen Jelly Eye Mask janë maska në formë xheli për zonën poshtë syve, të krijuara për të hidratuar, për të përmirësuar pamjen e elasticitetit dhe për ta bërë lëkurën të duket më e lëmuar dhe e ndriçuar. Formula kombinon PDRN (Sodium DNA), i cili ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës, me kolagjenin i cili ofron një pamje më të plotë dhe të lëmuar. Niacinamidet nga ana tjetër ndihmon në përmirësimin e njëtrajtshmërisë së tonit të lëkurës, ndërsa kafeina ndihmon në reduktimin e pamjes së fryrjeve dhe lodhjes rreth syve. Acidi hialuronik dhe beta-glukani mbështesin hidratimin, duke ndihmuar që zona delikate të duket më e freskët dhe më e butë. Falë teksturës së tyre prej hidrogjeli, maskat përshtaten lehtësisht me konturet e fytyrës dhe ofrojnë një ndjesi freskie gjatë përdorimit. Ato janë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës që kanë nevojë për hidratim shtesë dhe kujdes ndaj vijave të holla, rrathëve të zinj dhe fryrjeve.
Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.
*1 çifte { 2 patches}
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet benda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (Sodium DNA), kolagjen, niacinamide, kafeinë, acid hialuronik, beta-glukan
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Carrageenan, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Extract, Glucomannan, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Castor Oil, Chlorphenesin, Hydroxyacetophenone, Cyanocobalamin, Sodium DNA, Arginine, 1,2-hexanediol, Palmitoyl Pentapeptide-4, Niacinamide, Hyaluronic ACID, Cyclodextrin, Caffeine, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Hydrolyzed Wheat Protein, Potassium Chloride, Beta-glucan, Sucrose, Retinol, Tocopheryl Acetate, Collagen
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN Glowing Eye Patches (1 çift)
CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN Glowing Eye Patches (1 çift)
CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN Glowing Eye Patch janë maska hidrogel të fuqishme të krijuar për të rigjeneruar dhe ndriçuar zonën delikate rreth syve, duke siguruar hidratim të thellë, qetësim të menjëhershëm dhe rikthim të elasticitetit në lëkurë. Formula e saj ekskluzive kombinon TECA™ (ekstrakt Centella Asiatica) me PDRN të dyfishtë, për të reduktuar ënjtjet, linjat e imëta dhe rrathët e zinj, duke i dhënë lëkurës një pamje të rigjeneruar dhe të shëndetshme. Patch‑ët përmbajnë gjithashtu retinol dhe peptide “Botox‑like”, që lëmojnë rrudhat dhe ofrojnë tonifikim të dukshëm pa irrituar zonën delikate. Nga ana tjetër, niacinamide, glutathione dhe ekstrakt të domates së bardhë në formulim japin efekt ndriçues dhe antioksidant, duke krijuar një pamje të freskët dhe “glow” që duket menjëherë. Me përdorim të rregullt, këto patches qetësojnë lodhjen e syve, ofrojnë hidratim dhe rigjenerojnë lëkurën, duke u bërë trajtimi ideal për çdo rutinë kujdesi, si mëngjes apo mbrëmje, për të përballuar rrathët e errët, ënjtjet dhe shenjat e lodhjes.
Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.
*6 çifte { 12 patches}
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA™, PDRN, niacinamide, glutathione, ekstrakt të domates së bardhë, retinol, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water/Aqua, Glycerin, Niacinamide, Agar, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Dipropylene Glycol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hydroxyacetophenone, Squalane, Chondrus Crispus Extract, Glucomannan, Caprylyl Glycol, Ascophyllum Nodosum Extract, Cellulose Gum, Epilobium Angustifolium Flower/Leaf/Stem Extract, 1,2-Hexanediol, Mica, Calcium Lactate, Titanium Dioxide (Ci 77891), Calcium Aluminum Borosilicate, Adenosine, Ultramarines(Ci 77007), Synthetic Fluorphlogopite, Maltodextrin, Iron Oxide Red (Ci 77491), Tetrasodium Glutamate Diacetate, Sodium Hyaluronate, Sodium Dna, Caffeine, Menthoxypropanediol, Glutathione, Dimethyl Isosorbide, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Hydroxypinacolone Retinoate, Tin Oxide, Centella Asiatica Extract, Hydrogenated Lecithin, Potassium Hyaluronate, Glycine Soja (Soybean) Sterols, Xanthan Gum, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Retinol, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-1, Nelumbo Nucifera Leaf Extract
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
KSECRET Advanced Regenerating Eye Gel Patches (Retinol)
KSECRET Advanced Regenerating Eye Gel Patches (Retinol)
KSECRET Advanced Regenerating Eye Gel Patches (Retinol) janë patches hidroxheli anti-age të formuluara për kujdes intensiv të zonës delikate rreth syve, duke ndihmuar në reduktimin e rrudhave të holla, humbjes së elasticitetit, rrathëve të zinj dhe fryrjes poshtë syve. Formula e tyre përmban Retinol (Vitaminë A), një nga përbërësit më të studiuar në kujdesin anti-aging, i cili stimulon rigjenerimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit. Formulimi është i pasur me Niacinamide, e njohur për efektin ndriçues dhe përmirësimin e tonit të lëkurës, si dhe me Acetyl Hexapeptide-8 (Peptide anti-age), që ndihmon në lëmimin e vijave të mimikës dhe ruajtjen e elasticitetit të zonës së syve. Kompleksi antioksidues me Astaxanthin, Resveratrol, Ubiquinone (CoQ10) dhe ekstrakt pishe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe shenjat e plakjes së parakohshme. Esenca përmban gjithashtu Sodium Hyaluronate (Acid Hialuronik), Glycerin dhe përbërës qetësues si Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate, të cilët sigurojnë hidratim intensiv, qetësojnë lëkurën dhe ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Tekstura hidroxhel ngjitet në mënyrë perfekte në lëkurë, duke ndihmuar në përthithjen optimale të përbërësve aktivë dhe duke ofruar një efekt freskues e revitalizues menjëherë pas përdorimit. Por nuk mbaron mekaq! Një veçori dalluese e këtij produkti është dizajni me patches të mëdha për mbulim më të gjerë të zonës poshtë syve dhe patches më të vogla për zona specifike si vijat e buzëqeshjes, rrudhat apo zona e qafës, duke e bërë produktin multifunksional në rutinën anti-age.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij. Për shkak të formulimit sugjerohen vetëm në rutinën e mbrëmjes.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
retinol, niacinamide, Acid Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Carrageenan, Niacinamide, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Glycine Soja (Soybean) Sterols, Hydroxydecyl Ubiquinone, Astaxanthin, Resveratrol, Ubiquinone, Oleoyl Pine Bark Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Propanediol, Pentylene Glycol, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Pinus Sylvestris Leaf Extract, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Sucrose, Potassium Chloride, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Synthetic Fluorphlogopite, Tin Oxide, Titanium Dioxide, Calcium Chloride, Allantoin, Cellulose Gum, Glycine Soja (Soybean) Oil, Retinol, BHT, Sodium Hyaluronate, Calcium Lactate, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Ethylhexylglycerin, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Caprylyl Glycol, Ethyl Hexanediol, 1,2-Hexanediol, Chlorphenesin, Fragrance.
Marka
ARENCIA Retinal Boosting Eye Mask
ARENCIA Retinal Boosting Eye Mask
ARENCIA Retinal Boosting Eye Mask janë maska njëpërdorimshe (patches) hidroxhheli të krijuara posaçërisht për të trajtuar shenjat e moshës dhe lodhjes në zonën delikate rreth syve. Ky produkt dallohet për përdorimin e Retinalit, një formë e avancuar dhe më e fuqishme e Vitaminës A se retinoli tradicional, i cili vepron me shpejtësi për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, duke reduktuar dukshëm rrudhat e holla dhe duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Formulimi është i pasur me një kompleks Peptidesh dhe Niacinamide, të cilët bashkëpunojnë në harmoni për të zbehur rrathët e zinj dhe për të ulur fryrjen (puffiness) poshtë syve. Falë bazës së tyre me Acid Hialuronik dhe ekstrakte bimore qetësuese, këto maska ofrojnë një hidratim të menjëhershëm dhe një ndjesi freskie, duke u përthithur thellë pa shkaktuar irritime. Tekstura e tyre unike prej hidroxhheli ngjitet në mënyrë perfekte pas lëkurës, duke krijuar një efekt "lifting" dhe duke e lënë zonën e syve të duket plot me shkëlqim.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*60 maska njëpërdorimshe (84g)
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij. Për shkak të formulimit sugjerohen vetëm në rutinën e mbrëmjes.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
retinal, peptide, niacinamide, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Methylpropanediol, Chondrus Crispus Powder, Betaine, Chondrus Crispus, Panthenol, Cellulose Gum, Hydroxyacetophenone, Sodium Polyacrylate, Caprylyl Glycol, Potassium Chloride, Polyglyceryl-10 Laurate, Allantoin, Sodium Phytate, Ethylhexylglycerin, Sucrose, Adenosine, Pantolactone, Dipotassium Glycyrrhizate, Ectoin, Caffeine, Dextrin, Gardenia Florida Fruit Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Retinal, Ceramide NP, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sodium DNA, Sodium Hyaluronate, Tripeptide-1, Hydrolyzed Rice Protein, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-5, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-11, Hexapeptide-9, Glycine, Glutamic Acid, Arginine, Collagen Extract, Palmitoyl Tripeptide-5
Marka
Marka e bukurisë koreano-jugore ARENCIA inkurajon një mënyrë jetese të thjeshtë dhe miqësore me mjedisin për përdëruesit pasi produktet e saj të kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë vijnë në paketim elegant të produktit që mund të ripërdoret pas përdorimit. Marka është e njohur për pastruesin e saj Green Artisan që përmban përbërës natyralë si orizi dhe pluhuri i farave të bajames së ëmbël për të pastruar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe papastërtitë në lëkurë. Ekziston edhe serumi i pasur me vitamina Fresh Holy Hyssop 30 që hidraton dhe ndriçon lëkurën.
MEDIHEAL E.G.T Essence Gel Eye Fill Patch
MEDIHEAL E.G.T Essence Gel Eye Fill Patch
Përjetoni një transformim të menjëhershëm me MEDIHEAL E.G.T Essence Gel Eye Fill Patch, maska hidrogeli të sofistikuara, të krijuara për të rigjallëruar dhe rifreskuar zonën delikate të syve. Këto maska unike, me efekt lifting, shkrijnë butësisht në lëkurë, duke lejuar përbërësit e tyre të fuqishëm të depërtojnë në thellësi, për një trajtim intensiv dhe të qëndrueshëm. Me një përbërje të pasur me kolagjen, peptide dhe vitaminë C, këto maska luftojnë me efikasitet shenjat e moshës, duke ndihmuar në reduktimin e linjave të imëta, zbehjen e rrathëve të zinj dhe zvogëlimin e ënjtjes. Ndërkohë, ja vlen të përmendet se këto maska jo vetëm hidratojnë dhe forcojnë lëkurën, por gjithashtu ofrojnë një ndjesi ftohëse që qetëson lodhjen dhe i jep zonës së syve një pamje të shndritshme dhe rinore.
Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj.
*5 copë
Përdorimi
*Për rezultate të vazhdueshme, përdorni 2-3 herë në javë për 4 javë. Për një trajtim intensiv, përdoret një herë në ditë.
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, peptide dhe vitaminë C,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Allantoin, Menthyl Lactate, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Aloe Barbadensis Extract, Centella Asiatica Extract, Arnica Montana Flower Extract, Aesculus Hippocastanum (Horse Chestnut) Extract, Disodium EDTA, Arginine, Xanthan Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
SUR.MEDIC™ Perfection 100™ 24K Gold Eye Patch
SUR.MEDIC™ Perfection 100™ 24K Gold Eye Patch
SUR.MEDIC™ Perfection 100™ 24K Gold Eye Patch, janë maska njëpërdorimshe luksoze për zonën delikate rreth syve, të formuluara me 0,914ppm ekstrakt prej ari 24K. Ari vepron si një mbrojtës i lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit dhe duke ofruar përfitime antibakteriale dhe antioksiduese. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër formulimi me niacinamide do të zbehë rrathët e zinj rreth syve, si dhe do t'ju ofrojë butësi që me aplikimin e parë. Për një efekt maksimal e sugjerojmë përdorimin e tij të shoqëruar me kremin e linjës për përkujdesjen e zonës rreth syve:SUR.MEDIC™ Perfection 100™ All In One Facial Eyecream.
Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0,914ppm ekstrakt prej ari 24K, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Chondrus Crispus Powder, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum , Butylene Glycol, Phenoxyethanol, Xanthan Gum, Allantoin, Chlorphenesin, Niacinamide, Collagen Water, Synthetic Fluorphlogopite, Dipotassium Glycyrrhizate, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Adenosine, Titanium Dioxide, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Tocopheryl Acetate, Iron Oxide Red, Fragrance|Perfume|Parfum, Tin Oxide, Gold(0.914ppm), Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1
Marka
Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.
KSECRET Extra Illuminating Eye Gel Patches (Vitamin C)
KSECRET Extra Illuminating Eye Gel Patches (Vitamin C)
KSECRET Extra Illuminating Eye Gel Patches (Vitamin C) janë patches hidroxheli për zonën delikate rreth syve, të formuluara për të ndihmuar në reduktimin e rrathëve të zinj, shenjave të lodhjes, fryrjes dhe pigmentimit të pabarabartë. Formula e tyre është e pasuruar me Vitaminë C (Ascorbic Acid & Sodium Ascorbyl Phosphate), një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në ndriçimin e tonit të lëkurës, stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe mbrojtjen nga stresi oksidativ, duke i dhënë zonës së syve një pamje më të freskët dhe më të gjallë. Formulimi përmban gjithashtu Niacinamide, e njohur për efektin ndriçues dhe përmirësimin e tonit të lëkurës, si dhe kolagjen dhe elastinë, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit dhe butësisë së zonës poshtë syve. Përbërës qetësues si Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Tekstura hidroxhel ngjitet në mënyrë perfekte në lëkurë, duke ndihmuar në përthithjen optimale të përbërësve aktivë dhe duke ofruar një efekt freskues e revitalizues menjëherë pas përdorimit. Por nuk mbaron me kaq! Një veçori dalluese e këtij produkti është dizajni multifunksional me patches të mëdha për mbulim më të gjerë të zonës poshtë syve dhe patches më të vogla për trajtimin e zonave specifike si vijat e buzëqeshjes, rrudhat apo zona e qafës, duke e bërë produktin ideal për një rutinë anti-fatigue.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij. Për shkak të formulimit sugjerohen vetëm në rutinën e mbrëmjes.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vitaminë C, kolagjen, elastinë, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Carrageenan, Niacinamide, Butylene Glycol, Ascorbic Acid, Calcium Pantothenate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl, Maltodextrin, Sodium Starch Octenylsuccinate, Silica, Propanediol, Pentylene Glycol, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Pinus Sylvestris Leaf Extract, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Sucrose, Potassium Chloride, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Calcium Chloride, Allantoin, Synthetic Fluorphlogopite, Tin Oxide, Titanium Dioxide, Cellulose Gum, Sodium Hyaluronate, Calcium Lactate, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Ethylhexylglycerin, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Caprylyl Glycol, Ethyl Hexanediol, 1,2-Hexanediol, Chlorphenesin, Fragrance
Marka
MEDIHEAL Vita Collagen Eye Ampoule Patch
MEDIHEAL Vita Collagen Eye Ampoule Patch
Nëse dëshironi të përmirësoni hidratimin, të rrisni shkëlqimin dhe të forconi barrierën mbrojtëse të lëkurës suaj, MEDIHEAL Vita Collagen Eye Ampoule Patch është zgjedhja ideale për ju! Formula e tyre e pasur me vitaminë C ndihmon në rigjenerimin dhe zbehjen e rrathëve të zinj, ndërsa niacinamida përmirëson tonin e lëkurës dhe ofron butësi që me aplikimin e parë. Nga ana tjetër, kompleksi 5x kolagjen ndihmon në zvogëlimin e vijave të holla dhe rrudhave, duke përmirësuar elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës për një pamje më të re dhe të freskët. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, niacinamide, kompleks 5x kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, glycerin, niacinamide (20378ppm), carrageenan, 1,2-hexanediol, hydroxyacetophenone, vitamin tree water (504ppm), sodium ascorbyl phosphate (75ppm), pyridoxine HCL (30ppm), tocopheryl acetate (30ppm), thiamine HCL (5ppb), riboflavin (5ppb), menadione (5ppb), calcium pantothenate (176ppm), collagen (160ppm), hydrolyzed extensin (15ppm), collagen extract (10ppm) ), hydrolyzed collagen (5ppm), water-soluble collagen (500ppb), sodium hyaluronate, madecassoside, scented geranium flower oil, sweet almond oil, lavender oil, chamomile flower oil, orange peel oil, Mexican juniper Oil, carob gum, guar gum, allantoin, calcium chloride, cellulose gum, panthenol, polyglyceryl-10 laurate, potassium chloride, propanediol, maltodextrin, sodium starthioctenyl succinate, hydrogenated lecithin, butyl Len glycol, caprylyl glycol, calcium lactate, sucrose, adenosine, dipotassium glycyrrhizate, titanium dioxide, ethylhexyl glycerin, disodium EDTA, arginine, yellow iron oxide, polyglyceryl-10-oligo. ate, polymethylsilsesquioxane, silica
Marka
ABIB Collagen Eye Jericho Rose Jelly
ABIB Collagen Eye Jericho Rose Jelly
Nëse keni vënë re menjëherë rrudha ose qeska të fryra, me siguri keni pyetur veten se cila ishte alternativa më e mirë e trajtimi për të adresuar këto problematika? Patch Abib Collagen Eye Jericho Rose Jelly, janë maska njëpërdorimshe të cilat do të kthehen superheroi juaj i kujdesit për zonën delikate rreth syve! Të mbushur me ekstrakt kolagjeni dhe peptide këto maska ndihmojnë për prodhimin e kolagjenit dhe rivendosjen e elasticitetin të lëkurës për një pamje plot shëndet. Nga ana tjetër, formulimi me gjalpë shea, vajra vegjetale, acid hialuronik dhe ceramide bëjnë të mundur përmirësimin e teksturës së lëkurës duke mbajtur kështu në kontroll vijat e holla dhe rrudhat. Ndërsa, ushqyesit e pasur të ekstraktit të trëndafilit Jericho injohur për vetitë e tij shëruese dhe rigjeneruese për lëkurën, falë përmbajtjes me vitamina dhe minerale të shumta ofron qetësim dhe zbutje të qeskave poshtë zonës së syve. A nuk janë të mrekullueshme?!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, peptide, gjalpë shea, vajra vegjetale, acid hialuronik, ceramide,ekstrakt të trëndafilit Jericho
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, Collagen Extract, 1,2-Hexanediol, Betaine, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Hydroxyacetophenone, Chondrus Crispus, Calcium Chloride, Allantoin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Potassium Chloride, Anastatica, Hierochuntica Extract, Cellulose Gum, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Trehalose, Sucrose, Caprylyl Glycol, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate , Sodium Hyaluronate, Caffeine, Panthenol, Ceramide NP, Palmitoyl Tripeptide-5
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
PYUNKANG YUL Black Tea Time Reverse Eye Patch
PYUNKANG YUL Black Tea Time Reverse Eye Patch
PYUNKANG YUL Black Tea Time Reverse Eye Patch janë maska "patches" për zonën rreth syve, pjesë e linjës Black Tea të markës PYUNKANG YUL. Këto maska ashtu si e gjithë linja janë të formuluara me çajin e zi të fermentuar Kombucha, i pasur plot me antioksidantë me përmbajtje polifenol dhe catechin. Këta përbërës janë të njohur për vetitë e tyre të fuqishme kundër plakjes së lëkurës. Këto maska prej hidroxheli ngjiten lehtësisht në lëkurë, duke bërë të depërtojnë në lëkurë të gjithë përbërësit që ato përmbajnë. Të formuluara me peptide dhe adenosine, rrisin elasticitetin e lëkurës, dhe së bashku me 6 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, në pesha të ndryshme molekulare bëjnë të mundur hidratimin e thellë për një pamje të lëkurës plot shëndet. Nga ana tjetër formulimi me niacinamide dhe ekstrakt i krundeve të orizit, mundësojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, dhe zbehin rrathët e zinj dhe hiperpigmentimin. Këto maska gjithashtu janë të formuluara edhe me kolagjen për të nxitur prodhimin e tij nga vetë lëkura, për një pamje më rinore. Ndërsa falë formulimit me keramide lëkura do të ketë hidratim afatgjatë. Menjëherë pas aplikimit vërehet efekti dhe shkëlqimi i lëkurës, në të cilën kontribuon edhe ekstrakti i sojës së zezë, i cili përmban vitaminë E dhe antioksidantë të ndryshëm. Këto maska janë të sigurta për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.
*60 maska njëpërdorimshe
*84gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
çaj i zi i fermentuar, peptide, adenosine, acid hialuronik, niacinamide, ekstrakt i krundeve të orizit, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Glycerin, Niacinamide, Chondrus Crispus Extract, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cellulose Gum, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Sucrose, Potassium Chloride, Calcium Aluminum Borosilicate, Iron Oxides (CI 77499), Saccharomyces/Xylinum/Black Tea Ferment, Allantoin, Xanthan Gum, Coptis Chinensis Root Extract, Ethylhexylglycerin, Silica, Adenosine, Titanium Dioxide (CI 77891), Bis-PEG-15 Methyl Ether Dimethicone, Disodium EDTA, Mica (CI 77019), Dipotassium Glycyrrhizate, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Betula Alba Leaf Extract, Polyglyceryl-6 Caprylate, Polyglyceryl-4 Caprate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Butylene Glycol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Pearl Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Tin Oxide, Propanediol, Hydrolyzed Collagen, Ceramide NP, Glyceryl Polymethacrylate, Tocopherol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Sodium Hyaluronate, Propylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Palmitoyl Tripeptide-1
Marka
Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

