SOME BY MI V10 Hyal Air Fit Sunscreen
SOME BY MI V10 Hyal Air Fit Sunscreen
SOME BY MI V10 Hyal Air Fit Sunscreen, është krem dielli, i krijuar me kompleksin e patentuar V10 Hyal, që përmban dhjetë lloje të ndryshme vitaminash dhe acid hialuronik për të zbutur dhe rikthyer lagështinë e lëkurës, duke ofruar mbrojtje të fuqishme SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UV. Ky krem përmban gjithashtu 3 përbërës me efekt qetësues si: centella asiatica, ekstrakte të çajit jeshill dhe ekstrakt luledielli për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe irritimet. Ndërsa, përbërja me niacinamide, ndihmon në minimizimin e poreve dhe njëtrajtësimin e të lëkurës duke ndihmuar në zbehjen e njollave kafe. Ky krem përmban filtra kimik dhe është i testuar klinikisht për të shmangur rrezet e dëmshme të diellit UV, pa lënë aspak njollë të bardhë mbi lëkurë. Ka konsistencë të lehtë, madje me efekt freskues për ditët shumë nxehta në plazh apo ato shumë aktive në qytet!
Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
V10 Hyal, centella asiatica, ekstrakte të çajit jeshill dhe ekstrakt luledielli, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Homosalate, Octocrylene, Octisalate, Avobenzone, Butyloctyl Salicylate, Dicaprylyl Carbonate, Cetearyl Alcohol, Dipropylene Glycol, Cetearyl Glucoside, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Sorbitan Olivate, Polymethylsilsesquioxane, Niacinamide, Benzyl Glycol, Glyceryl Stearate SE, Butylene Glycol, Panthenol, Arginine, Carbomer, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxy Ether, Centella Asiatica Extract, Camellia Sinensis Leaf Water, Tocopherol, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, 1,2-Hexanediol, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Oldenlandia Diffusa Extract, Lonicera Caprifolium (Honeysuckle) Extract, Yeast Extract, Limonia Acidissima Extract, Sodium Hyaluronate, Propanediol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ascorbyl Propyl Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Glycerin, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Caprylyl Glycol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Biotin, Cyanocobalamin, Ascorbic Acid, Folic Acid, Thiamine HCl, Riboflavin, Pyridoxine, Fragrance, Citral, Benzyl Salicylate, Linalool, Limonene
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
SOME BY MI V10 Hyal Lip Sun Protector SPF15
SOME BY MI V10 Hyal Lip Sun Protector SPF15
Mos harroni buzët kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dielli! Buzët tona janë të ndjeshme dhe meritojnë po aq kujdes sa pjesa tjetër e lëkurës. SOME BY MI V10 Hyal Lip Sun Protector SPF15, përveçse ofron hidratim të thellë dhe i ushqen buzët dhe i mbron ato nga rrezet e dëmshme UV të diellit falë formulimit me filtra SPF15. Nga ana tjetër përmbajtja me 10 lloje vitaminash, acid hialuronik, gjalpë shea dhe vaj ulliri, formojnë një shtresë mbrojtëse mbi buzë për t’i ofruar atyre hidratim të thellë. Gjithashtu, falë konsistencës së tij të butë që kthehet në xhel mbi buzë, duke parandaluar humbjen e lagështisë gjatë gjithë ditës. Rezultati? Buzë të lëmuara dhe ekstremisht të buta!
*7ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10 lloje vitaminash, acid hialuronik, gjalpë shea dhe vaj ulliri, SPF15
Lista e plotë e përbërësve
Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Polyglyceryl-2 Isostearate/Dimer Dilinoleate Copolymer, Diisostearyl Malate, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Hydrogenated Polyisobutene, Bis-Behenyl/Isostearyl/Phytosteryl Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Tocopheryl Acetate, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Ethylhexyl Salicylate, Caprylic/Capric Triglyceride, Microcrystalline Wax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyceryl Behenate/eicosadioate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Dehydroacetic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Glyceri, Water, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Niacinamide, Thiamine HCl, Biotin, Retinyl Palmitate, Folic Acid, Pyridoxine, Cyanocobalamin
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
PURITO Daily Soft Touch Sunscreen Stick SPF50+ PA++++
PURITO Daily Soft Touch Sunscreen Stick SPF50+ PA++++
PURITO Daily Soft Touch Sunscreen Stick SPF50+ PA++++ është një krem dielli në formë stik-u, i krijuar për mbrojtje të lartë dhe riaplikim të shpejtë e të lehtë gjatë gjithë ditës. Ofron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa formula e tij është rezistente ndaj ujit, djersës, rërës dhe ujit të detit, duke e bërë veçanërisht praktik për aktivitetet në natyrë. Tekstura e lehtë rrëshqet butësisht mbi lëkurë pa lënë shtresë të bardhë apo ndjesi ngjitëse, ndërsa pudra që kontrollon sebumin ndihmon në absorbimin e yndyrës së tepërt dhe krijon një përfundim të freskët dhe më të thatë. Formula përmban ekstrakt Minari, Aloe Vera dhe Allantoin, të cilat ndihmojnë në qetësimin dhe kujdesin ndaj lëkurës. Dizajni kompakt e bën ideal për ta mbajtur me vete dhe për të riaplikuar SPF-në lehtësisht gjatë ditës, edhe mbi makeup.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20g
Përdorimi
Nxirrni stick-un jo më shumë se 0.5 cm. Si hapi i fundit i rutinës së mëngjesit, kalojeni të paktën 4 herë mbi secilën zonë, duke siguruar mbulim të njëtrajtshëm të fytyrës dhe qafës. Riaplikojeni çdo 2 orë gjatë ekspozimit dhe pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir. Shmangni kontaktin me sytë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt Minari (Oenanthe Javanica), Aloe Vera, Allantoin, ekstrakt jamballi
Lista e plotë e përbërësve
Dibutyl Adipate, Synthetic Wax, Coco-caprylate/caprate, Isopropyl Myristate, Vinyl Dimethicone/methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Silica, Caprylyl Methicone, Diisopropyl Sebacate, Butyloctyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Bis-ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Microcrystalline Wax, Polysilicone-15, Oenanthe Javanica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Allantoin, Polyglyceryl-4 Diisostearate/polyhydroxystearate/sebacate, Caprylyl Glycol, 1,2-hexanediol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Propanediol, Water (Aqua), Butylene Glycol, Bioflavonoids, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract
Marka
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

