VT COSMETICS Reedle Shot 100
VT COSMETICS Reedle Shot 100
VT COSMETICS Reedle Shot 100, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, dy përbërës me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve riparon dhe mbron barrierën e lëkurës. Kjo esencë vjen në katër variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS Reedle Shot 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, ekstrakt Centella Asiatica, propolis të gjelbër, acid hialuronik, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Xanthan Gum, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica Serum
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica Serum
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica Serum është një serum i fuqishëm, i formuluar posaçërisht për të siguruar hidratim të thellë dhe qetësim afatgjatë për lëkurën e ndjeshme, të thatë apo të irrituar. Falë përqindjes së lartë prej 38% të ujit të Centella Asiatica nga Madagaskari, ky serum ndihmon në qetësimin e skuqjes, reduktimin e irritimeve dhe rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës. Përveç kësaj, përmban pesë lloje të acidit hialuronik, të cilët veprojnë në thellësi të ndryshme të epidermës, duke siguruar një hidratim të thellë që qëndron gjatë gjithë ditës. Formula është pasuruar edhe me Ceramide NP në formë nano, i cili forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe parandalon humbjen e lagështisë, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e elasticitetit dhe mbrojtjen ndaj agresorëve të jashtëm. Nga ana tjetër, niacinamidet në formulim ndihmojnë në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe në reduktimin e njollave, ndërsa adenosina vepron në thellësi për të zbutur shenjat e lodhjes dhe vijat e holla. Për më tepër, ekstrakti i Hedera Helix (Ivy) ndihmon me veprimin e tij antioksidant dhe qetësues, duke mbështetur lëkurën në procesin e vet natyror të mbrojtjes dhe rikuperimit. E sugjerojmë për lëkura me tendencë skuqjeje, rosacea, akne, si dhe për ata që kanë nevojë për hidratim të thellë dhe kujdes të butë, por efektiv.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.
*100ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes apo të mëngjesit, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ujë gjethesh Centella Asiatica, acid hialuronik, NP Ceramide, ekstrakt gjethesh/kërcelli Hedera Helix (Ivy)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Centella Asiatica Leaf Water(389,929ppm), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycerin, Hibiscus Esculentus Fruit Extract, Sodium Hyaluronate(5,293ppm), Hydrolyzed Hyaluronic Acid(5,290ppm), Hyaluronic Acid(5,290ppm), Methylpropanediol, Panthenol, Cetearyl Olivate, Carbomer, Arginine, Sorbitan Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Pentylene Glycol, Adenosine, Polyglutamic Acid, Rosa Damascena Flower Water, Artemisia Princeps Leaf Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Iris Florentina Root Extract, Ethylhexylglycerin, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Sodium Phytate, Xanthan Gum, Maltodextrin, Pantolactone, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate Crosspolymer(0.005ppm), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate(0.005ppm)
Marka
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum
MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum
MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum është një serum inovativ, i krijuar posaçërisht për të ndriçuar lëkurën dhe për të njëtrajtësuar tonin e saj. Formula e tij e butë, por jashtëzakonisht efektive, siguron rezultate të dukshme pa shkaktuar irritime, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Me përbërës të përzgjedhur me kujdes, ky serum ndihmon në reduktimin e njollave kafe dhe rivitalizon lëkurën, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe plot shkëlqim. Formula përmban një përzierje të qëndrueshme të vitaminës C dhe derivateve të saj (0.015%), që veprojnë në mënyrë të sigurt për të reduktuar njollat kafe dhe për të përmirësuar shkëlqimin natyral të lëkurës. Për më tepër, serumi është i pasuruar me 3% niacinamide, një përbërës i fuqishëm që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, rregullimin e prodhimit të sebumit dhe uljen e skuqjes, duke rezultuar në një lëkurë më të qetë dhe më të njëtrajtshme. Nga ana tjetër, për eksfolim të butë dhe pa irritim, serumi përmban LHA dhe PHA, të cilët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke zbuluar një sipërfaqe më të lëmuar dhe më të freskët. Ndërkohë, acidi hialuronik ofron hidratim intensiv, duke depërtuar thellë në shtresat e lëkurës për të mbajtur atë të butë dhe të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ky serum është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një produkt të fuqishëm, por të butë, për përmirësimin e pamjes së lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky serum është një shtesë e përkryer për një rutinë të përditshme, duke ofruar një lëkurë më të shëndetshme, të hidratuar dhe plot shkëlqim.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.015% vitaminë C & derivatë i asaj, 3% niacinamide, LHA dhe PHA, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Betaine, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hyaluronic Acid, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Tromethamine, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Adenosine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Tocopherol, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, 3-O- Ethyl Ascorbic Acid, Sodium Phytate, Ascorbic Acid, Ceramide NP, Benzyl Glycol, Beta-Glucan, Dextrin, Capryloyl Salicylic Acid, Gluconolactone, Carbomer, Xanthan Gum, Fragrance(Parfum)
Marka
NEOGEN DERMALOGY Real Retinol Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Retinol Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Retinol Serum, është një serum i fuqishëm por njëkohësisht me formulë të butë, kjo pasi përmban në formulim 0.01% retinol dhe 2% Retinyl palmitate. Retinyl palmitate, është një variant i butë i familjes së retinoideve, i cili zotëron të gjithë benefitet e retinolit por jo efektet anësore të tij. Gjithashtu, vetitë qetësuese dhe stabilizuese të Retinyl palmitate e lejojnë retinolin të funksionojë më mirë dhe të rrisë tolerancën e lëkurës ndaj përbërësit. Nga ana tjetër, përmbajtja me përbërësin e patentuar BASAM™ e hidraton thellësisht lëkurën dhe jep kontributin e tij në qetësim të menjëhershëm. Sigurisht, formulimi me 0.01 % retinol dhe adenosine adreson mjaft mirë shenjat e moshës dhe linjat e imëta, duke i lëmuar dhe ndihmuar në rritjen e elasticitetit të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të ampulës (pompojeni 1-2 herë) dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës tuaj.
Sugjerohet të niset dalëngadalë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.).
Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.01% retinol, 2% Retinyl palmitate, BASAM™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Butylene Glycol, Glycereth-26, Retinyl Palmitate(2.36%), Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, 1,2-Hexanediol,Caprylic/Capric Triglyceride, Diphenyl Dimethicone, Octyldodeceth-16, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, C12-14 Alketh-12, Hippophae Rhamnoides Oil, Sodium Polyacrylate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Tromethamine, Polysorbate 20,Retinol(475ppm), Adenosine, Tocopherol, Sorbitan Isostearate, Malva Sylvestris (Mallow) Flower Extract, Coptis Japonica Root Extract, Centella AsiaticaExtract, Ethylhexyl Olivate, Hydrogenated Lecithin, BHT, Sodium Acrylates Copolymer, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis RootExtract, Polyglyceryl-4 Oleate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, BHA, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract,Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Lactococcus Ferment Lysate, Ascorbic Acid, Collagen Extract
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
SUR.MEDIC™ Super Peptide 100 Triple Collagen Lifting Serum
SUR.MEDIC™ Super Peptide 100 Triple Collagen Lifting Serum
SUR.MEDIC™️ Super Peptide 100 Triple Collagen Lifting Serum është një serum revolucionar që përmirëson elasticitetin e lëkurës, ofron hidratim të thellë dhe një pamje të shëndetshme. Ky serum përmban kompleksin peptidik, një përzierje të fuqishme peptide dhe kolagjeni që rinovojnë dhe forcojnë lëkurën. Kolagjeni i hidrolizuar ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, ndërsa dhjetë llojet e ndryshme të peptideve kontribuojnë në hidratimin intensiv të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Serumi përmban gjithashtu Aquaxyl, një përzierje nga ksilitoli i thuprës evropiane dhe glukoza nga gruri, e cila siguron hidratim të qëndrueshëm dhe përmirëson balancën e lagështisë së lëkurës. Ndërsa, panthenoli, i njohur për vetitë e tij hidratuese, siguron një shkëlqim të shëndetshëm dhe parandalon humbjen e lagështisë, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar për një kohë të gjatë. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet menjëherë në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitje ose rëndese. I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse, normale dhe i adresohet shenjave të moshës.
Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kompleks peptidik, Aquaxyl, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Cellulose Gum, Glycereth-25 PCA Isostearate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dextrin, Allantoin, Hydrolyzed Collagen(200ppm), Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Betaine, Trehalose, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Aniba Rosaeodora (Rosewood) Wood Oil, Butylene Glycol, Ceramide 3, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Lecithin, Polysorbate 20, Betula Platyphylla Japonica Juice, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Cyanocobalamin, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Ribose, Centella Asiatica Extract, Bifida Ferment Lysate, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Hydrogenated Polyisobutene, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Adansonia Digitata Leaf Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Glucose, Copper Tripeptide-1(190ppb), Portulaca Oleracea Extract, Achillea Millefolium Extract, Rumex Crispus Root Extract, Leontopodium Alpinum Flower/Leaf Extract, Canola Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Betula Platyphylla Japonica Bark Extract, Squalane, Maltodextrin, Lupinus Albus Seed Extract, Hydrolyzed Vegetable Protein, Cetyl Ethylhexanoate, Phellinus Linteus Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Beta-Glucan, Cholesterol, Tripeptide-1(2ppb), Adansonia Digitata Seed Oil, Stearic Acid, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Phytosphingosine, Hydroxydecyl Ubiquinone, Punica Granatum Seed Oil, Palmitoyl Tripeptide-1(1ppb), Tripeptide-2(1ppb), Hexapeptide-11(1ppb), Tocopherol, Collagen(1ppb), Acetyl Hexapeptide-8(0.5ppb), Palmitoyl Tetrapeptide-7(0.5ppb), Palmitoyl Pentapeptide-4(0.5ppb), Hexapeptide-9(0.5ppb), Nonapeptide-1(0.5ppb), Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Disodium EDTA
Marka
Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.
TIRTIR Niacinamide 20% Serum
TIRTIR Niacinamide 20% Serum
Serumi më i fundit i futur në koleksionin e KORAL SECRETS është: TIRTIR Niacinamide 20% Serum! Një serum me përqendrim të lartë prej 20% niacinamide, i kombinuar me Alpha-Arbutin, Glutathione, Retinol dhe Zinc PCA. Formulimi i këtij serumi me funksion të shumëfishtë vepron në reduktimin e madhësisë së poreve, balancimin e prodhimit të sebumit dhe ndalimin e mbiprodhimit të melaninës. Ky serum është i pasur me 20% niacinamide, një formë e vitaminës B3 që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, rrit elasticitetin dhe ndihmon në tkurrjen e poreve. Niacinamide njihen gjithashtu për fuqinë e tyre në trajtimin e akneve dhe zbehjen e hiperpigmentimit post-akne. Alpha-Arbutin dhe Glutathione veprojnë së bashku si agjentë ndriçues të fuqishëm, duke parandaluar shfaqjen e njollave dhe duke i dhënë lëkurës një pamje më të barabartë e të ndritshme. Nga ana tjetër, Retinoli në formulim nxit rigjenerimin qelizor dhe përmirëson elasticitetin, ndërsa Zinc PCA qetëson irritimet dhe ndihmon në balancimin e yndyrës. Për më tepër, Acidi Hialuronik siguron hidratim të thellë, duke mbajtur lëkurën të butë dhe të ushqyer gjatë gjithë ditës. Falë teksturës së tij të lehtë dhe jo-ngjitëse, absorbohet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por sidomos për lëkurë të yndyrshme, me akne ose me njolla që kërkon rigjenerim dhe ndriçim të menjëhershëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi ngadalë!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të fillohet me përdorimin e këtij serumi 2-3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca, duke e përdorur edhe çdo ditë.
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
20% Niacinamide, Alpha-Arbutin, Glutathione, Retinol, Zinc PCA
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water/Eau, Niacinamide, Glycerin, Butylene Glycol, Propanediol, Alpha-Arbutin, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin, Caprylic/capric Triglyceride, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Zea Mays Kernel Extract, Disodium EDTA, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Retinol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Brassica Campestris Sterols, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Laurate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Pentaerythrityl Tetra-Di-t-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Fructan, Potassium Cetyl Phosphate, Glucose, Chitosan, Tris(Tetramethylhydroxypiperidinol) Citrate, Glutathione, Zinc PCA
Marka
TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.

