MEDICUBE AGE-R Booster Pro Mini White
MEDICUBE AGE-R Booster Pro Mini White
MEDICUBE AGE-R Booster Pro Mini White është një pajisje inovative e teknologjisë së lartë, e krijuar për të transformuar rutinën e kujdesit të lëkurës në një trajtim të vërtetë profesional brenda shtëpisë. Ky “shkop magjik” kompakt përdor teknologjinë e elektroporacionit dhe mikro-vibrimeve për të rritur ndjeshëm përthithjen e produkteve të kujdesit, duke i bërë serume, ampula dhe kremra deri në disa herë më efektive. Zhvilluar nga marka koreane MEDICUBE, e njohur për pajisjet e saj klinike të linjës AGE-R, kjo pajisje fokusohet në elasticitet, ton, hidratim të thellë dhe rigjenerim të qelizave të lëkurës, duke ofruar trajtime të synuara për problematika të ndryshme të lëkurës.
Pajisja funksionon përmes tre modaliteteve të specializuara LED:
Modaliteti i dritës së kuqe: Ndihmon në rigjenerimin e thellë të lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe në reduktimin e rrudhave dhe linjave të imta.
Modaliteti i dritës blu: Qetëson lëkurën e irrituar, balancon prodhimin e sebumit dhe krijon mikrokanale që rrisin përthithjen e produkteve hidratuese dhe qetësuese.
Falë teknologjisë së elektroporacionit, e cila krijon rrugë të përkohshme në epidermë për një depërtim më të thellë të përbërësve aktivë, pajisja rrit dukshëm efektivitetin e çdo formule që vendosn si hyaluronic acid, peptide, niacinamide, vitamina C, apo PDRN.
KËSHILLË: Për personat me lëkurë sensitive do ju sugjeronim që të filloni me modalitetin e dritës blu për të testuar reagimin e lëkurës, pastaj kaloni gradualisht në dritën e kuqe dhe rozë.
Përdorimi
- Filloni duke pastruar fytyrën me një pastrues të butë për të hequr çdo papastërti ose makeup.
- Fillimisht zgjidhni modalitetin me dritë të kuqe dhe aplikojeni në lëkurë duke e lëvizur pajisjen ngadalë.
- Më pas zgjidhni serumin ose ampulën tuaj të preferuar dhe aplikojeni në fytyrë apo në zonën e qafës/dekoltesë.
- Lëvizni pajisjen ngadalë mbi fytyrë dhe qafë duke ndjekur linjat natyrore të fytyrës. Shmangni zonat e ndjeshme si rreth syve.
- Përdorni pajisjen për 5-10 minuta në çdo sesion. Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi 2-3 herë në javë.
- Pas çdo përdorimi, pastroni pajisjen me një leckë të butë dhe të pastër për të hequr çdo mbetje produkti.
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Deep Vita C Ampoule 2.0
MEDICUBE Deep Vita C Ampoule 2.0
Zbuloni një serum të avancuar që tejkalon pritshmëritë: MEDICUBE Deep Vita C Ampoule 2.0, një formulë e përqendruar me 14.5% Vitaminë C, e krijuar për t’i dhënë lëkurës shkëlqim të dukshëm, njëtrajtshmëri të përmirësuar dhe mbrojtje të fuqishme kundër faktorëve të jashtëm dhe radikaleve të lira. Ky serum i fuqishëm vepron në disa nivele për të rigjallëruar lëkurën nga brenda jashtë. Vitamina C, me vetitë e saj të njohura antioksiduese, ndihmon në reduktimin e njollave kafe, zbehjen e hiperpigmentimit dhe përmirësimin e tonit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe të ndritshme. Për të rritur efektin e saj, formula është pasuruar me Niacinamide (Vitaminë B3), e cila ndihmon gjithashtu në minimizimin e poreve, zvogëlon dukshmërinë e linjave të holla dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës. Glutationi, një tjetër antioksidant i fuqishëm, punon në harmoni me formulën për të ndriçuar lëkurën dhe për të reduktuar njollat dhe tonet e pabarabarta. Ndërkohë, Acidi Hialuronik ofron hidratim të thellë, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët, të butë dhe rinore. Për ta përmbyllur këtë formulë të jashtëzakonshme, shtimi i Panthenolit (Vitaminë B5) rikthen lagështinë natyrale të lëkurës, duke reduktuar ndjeshmërinë dhe irritimet. Me përdorim të rregullt, do të vini re një përmirësim të dukshëm në paraqitjen e njollave kafe, shenjave post-akne dhe atyre të moshës, ndërsa lëkura do të duket më e butë dhe më rinore.
*10gr*3ea (30gr)
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
14.5% Vitaminë C, niacinamide, acid hialuronik, Vitaminë B5, glutationë
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Ascorbic Acid, Dicaprylyl Carbonate, Propandiol, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Phenyl Trimethicone, Diisostearyl Malate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1.2-Hexanediol, Polyglyceryl-6 Stearate, Polyglyceryl-3 Distearate, Ethyl Hexyl Methoxycinnamate, C12-14 Alketh-12, Sodium Hydroxide, Glyceryl Stearate, Dimethicone, Bisabolol, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Pullulan, Allantoin, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Glyceryl Stearate Citrate, Glutathione, Polyglyceryl-6 Behenate, Citrus Nobilis Peel Extract, Lycopodium Clavatum Extract, Equisetum Arvense Extract, Beta Glucan, Cupressus Sempervirens Leaf/Stem Extract, Adenosine, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Leaf Extract, Litsea Cubeba (May Chang) Fruit Oil, Disodiumedta, Glycerin, T-Butyl Alcohol, Sorbitol, Capric/Caprylic Triglyceride, Hippophae Rhamnoides (Sea Buckthorn) Water, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sucrose Stearate, Beta-Carotene, Hydroxyethyl Cellulose, Arginin, Microcrystalline Cellulose, Ubiquinone, Cellulose Gum, Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract, Myrciaria Dubia (Camu Camu) Fruit Extract, Saccharide Hydrolysate, Hesperidin, Fructooligosaccharides, Ergothioneine
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE AGE-R Vita C Pro Ampoule
MEDICUBE AGE-R Vita C Pro Ampoule
MEDICUBE AGE-R Vita C Pro Ampoule është krijuar për ata që dëshirojnë të luftojnë shenjat e moshës, hiperpigmentimin dhe njollat kafe, duke arritur një lëkurë më rinore dhe të freskët. Me një përqendrim të fuqishëm prej 21% vitaminë C dhe 2% derivat të vitaminës C, kjo ampulë ndihmon në përmirësimin e tonalitetit të lëkurës, duke reduktuar njollat kafe dhe duke i dhënë lëkurës një shkëlqim natyral. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj. Nga ana tjetër, formulimi me panthenol (vitaminë B5), i njohur për vetitë e tij hidratuese, ofron një hidratim të thellë, duke e mbajtur lëkurën të butë dhe elastike. Adenozina ndihmon në zbutjen e rrudhave dhe vijave të holla, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe i jep lëkurës një pamje më të shëndetshme e rinore. Gjithashtu, ekstrakti i rrënjës së shafranit të Indisë dhe alantoina ofrojnë veti qetësuese dhe anti-inflamatore, duke reduktuar irritimet dhe ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës, veçanërisht të dobishme për lëkurën e ndjeshme. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të rënduar. I përshtatshëm për çdo tipologji.
*20ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Evitoni zonën rreth syve. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të fresket dhe të errët. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
21% vitamina C, vitamina B5, adenozinë, ekstrakt i rrënjës së shafranit të Indisë, alantoinë
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Ascorbic Acid, Propanediol, Glycerin, Alcohol Denat., Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Dimethicone, Panthenol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Methylpropanediol, Isostearyl Alcohol, Ferulic Acid, Hydrolyzed Jojoba Esters, Butylene Glycol Cocoate, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, C12-16 Alcohols, Hydrogenated Lecithin, Fragrance(Parfum), Palmitic Acid, Tocopherol, Glucosylrutin, Polyglyceryl-10 Oleate, Microcrystalline Cellulose, Allantoin, Caffeine, Ethylhexylglycerin, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Sphingomonas Ferment Extract, Adenosine, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylcellulose, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Beta-Glucan, Glucosyl Hesperidin, Ubiquinone, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Glyceryl Stearate Citrate, Limonene, Linalool, Citronellol.
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shfaq 39/39

