NARD Dandruff & Hair Loss Care Shampoo

€30,00 €18,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 18 dhe Prill 19.

Nëse keni probleme me zbokthin dhe flokët që bien shpesh, NARD Dandruff & Hair Loss Care Shampoo është zgjedhja ideale për t’u kujdesur për flokët dhe skalpin. Kjo shampo falë formulimit të saj ofron një pastrim të thellë dhe një kujdes të veçantë për skalpin, duke parandaluar formimin e zbokthit dhe duke ndihmuar në forcimin e rrënjëve të flokëve. Me kripë Himalaje dhe një përzierje të 11 aminoacideve, kjo shampo ofron lëndë ushqyese të nevojshme për skalpin dhe ndihmon në rritjen e flokëve të shëndetshëm. Nga ana tjetër përbërësit si AHA dhe PHA, të nxjerrë nga frutat, pastrojnë thellësisht skalpin, duke eleminuar papastërtitë dhe qetësuar çdo irritim. Ndërsa, bambuja dhe vaji i pemës së çajit ofrojnë një hidratim të thellë duke e mbajtur skalpin dhe gjatësinë e flokut të shëndetshëm, të butë dhe të fortë. Shkuma e pasur e kësaj shampoje largon mbetjet e produkteve të tjera, duke lënë flokët të freskët, të shndritshëm dhe të pastër. I përshtatshëm për çdo tipologji, veçanërisht për ato që kanë probleme me zbokthin. 

Kjo shampo është testuar dhe vërtetuar klinikisht për të qenë e efektshme në reduktimin e zbokthit dhe rënies së flokëve, duke ofruar një trajtim të plotë dhe efikas për flokët dhe skalpin tuaj.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*1000ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.

Përbërësit "magjik"

kripë Himalaje,11 aminoacideve, AHA, PHA

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Cocoyl Alaninate, Lauryl Hydroxysultaine, Lauryl Glucoside, Sodium Cocoyl Isethionate, Erythritol, Glycerin, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Honey Extract, Macadamia Ternifolia Seed Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Morus Alba Root Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Taraxacum Officinale (Dandelion) Leaf Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Angelica Gigas Root Extract, Rosa Centifolia Flower Extract, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Pelargonium Graveolens Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Panax Ginseng Root Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Saccharomyces Cerevisiae Extract, Laminaria Japonica Extract, Salicornia Herbacea Extract, Brassica Napus Extract, Narcissus Pseudo-Narcissus (Daffodil) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Diospyros Kaki Fruit Extract, Camellia Japonica Leaf Extract, Ceratonia Siliqua (Carob) Fruit Extract, Argania Spinosa Kernel Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Polyquaternium-10, Sodium Chloride, Betaine, Allantoin, Panthenol, Arginine, Sodium Gluconate, Citric Acid, Coconut Acid, Sodium Isethionate, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Fragrance

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.  


Shpërndani

€30,00 €18,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm