NARD Hair Shampoo Lavander Musk

€22,00 €13,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 18 dhe Prill 19.

Për flokë të shndritshëm, të butë dhe plot vitalitet, zgjidhja ideale është NARD Hair Shampoo Lavender Musk! Kjo shampo e pasur me lavander dhe vaj kokosi pastron në thellësi skalpin, duke ofruar një ndjesi të freskët dhe rigjallëruese gjatë shkumimit. Formula e saj unike, e pasuruar me 11 lloje aminoacidesh dhe 6 proteina të ndryshme, ndihmon në forcimin e flokëve, duke i bërë më elastikë, më të shëndetshëm dhe më të butë. Përveç kësaj, përbërja me 5 vajra bimorë – vaj ulliri, luledielli, jojoba, makadamia dhe argan – ushqen intensivisht flokët, duke i mbrojtur nga tharja dhe duke i dhuruar një teksturë të mëndafshtë e të shkrifët. Falë vetive të tyre antioksiduese, këta vajra krijojnë një barrierë mbrojtëse mbi skalp, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira dhe faktorët e jashtëm, të cilët shpesh shkaktojnë skuqje, kruarje apo ndjeshmëri. E përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve, kjo shampo është zgjidhja ideale për një kujdes të plotë dhe të butë, që e lë flokun të pastër, të hidratuar dhe me një aromë të këndshme, relaksuese. Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i shampoo-s bashkë me trajtimin e linjës: NARD Treatment Lavender Musk.

*500ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.

Përbërësit "magjik"

lavander, vaj kokosi, 5 vajra bimorë, 11 lloje aminoacidesh, 6 proteina

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, sodium laureth sulfate, cocamidopropyl betaine, ammonium lauryl sulfate, sodium chloride, disodium cocoamphodiacetate, sodium benzoate, caprylyl glycol, bavasamidopropyl betaine, trihydroxystearin, Dimethicone, Polyquaternium-10, Pentasodium Pentetate, Polyquaternium-67, PPG-3 Caprylyl E Citric Acid, Sodium Carbonate, Shikakai Fruit Extract, Laureth-23, Laureth- 4, Hydrolyzed wheat protein, hexylene glycol, butylene glycol, hydrolyzed collagen, phenoxyethanol, C12-15 Phares-3, guahydroxypropyltrimonium chloride, glycerin, salicylic acid, Sodium PCA, sodium lactate, hydrolyzed silk, hydrolyzed keratin, arginine, 1,2-hexanediol, aspartic acid, PCA, sodium hydroxide, glycine, alanine, argan kernel oil, olive oil, Queensland nut oil, sunflower seed oil, jojoba seed oil, serine, valine, ethylhexanediol, isoleucine, threonine, proline, spikenard rhizome/root extract, phenylalanine, histidine, ethylhexylglycerin, hydrol. Rised corn protein, hydrolyzed soy protein, tropolone, fragrance, benzyl salicylate, hexyl cinnamal, linalool, butylphenylmethylpropional.

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

Shpërndani

€22,00 €13,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm